Rama do të drejtojë seancën në Këshillin e Sigurimit: Prioritet paqja e siguria, debat për luftën në Ukrainë

Kryeministri Edi Rama e cilësoi mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, si takimin më të rëndësishëm për Ukrainën që prej fillimit të pushtimit në shkallë të gjerë nga Rusia.


Kryeministri Edi Rama e cilësoi mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, që do të mbahet ditën e mërkurë si takimin më të rëndësishëm për Ukrainën që prej fillimit të pushtimit në shkallë të gjerë nga Rusia.

Nga salla e Këshillit të Sigurimit të OKB, në New York, ku nesër presidenca shqiptare do të drejtojë një nga seancat më të rëndësishme të dekadës së fundit, me praninë e shumë krerëve të shteteve dhe qeverive, Rama tha se Shqipëria ka vendosur theksin te nevoja thelbësore për një veprim efektiv shumëpalësh, si metoda më e mirë për zgjidhjen e problemeve të përbashktëa, sidomos të paqes dhe sigurisë në diskutimin e Këshillit dhe më gjerë mes anëtarëve të Kombeve të Bashkuara.

“Si pjesë e programit të punës të Këshillit të Sigurimit gjatë muajit shtator, nën kryesimin e Shqipërisë, Këshilli do të mblidhet nesër për atë që, me gjasë, është takimi më i rëndësishëm për Ukrainën, qysh prej fillimit të pushtimit në shkallë të gjerë nga Rusia. Do të kem nderin të kryesoj këtë takim”, u shpreh Rama.

Kryeministri vuri në dukje se krerët e shteteve dhe të qeverive të anëtarëve të Këshillit të Sigurimit, si dhe, më gjerë, të anëtarëve të Kombeve të Bashkuara, përfshi Ukrainën, do të kenë mundësi të shprehin pikëpamjet e tyre dhe të shkëmbejnë ide, jo vetëm rreth luftës që po zhvillohet dhe pasojave mbi Ukrainën e popullin e saj, por edhe për ndikimin që po prodhon lufta mbi paqen e sigurinë ndërkombëtare, zhvillimin ekonomik dhe veprimin shumëpalësh.

“Do të jetë hera e parë, që prej fillimit të luftës, që Presidenti Zelensky do të jetë në Kombet e Bashkuara dhe në Këshillin e Sigurimit. Shpresoj që ky Debat i Hapur i Nivelit të Lartë të mobilizojë botën në përpjekjet e saj të përbashkëta për të dënuar luftën e për të rritur trysninë ndaj Rusisë, për të kthyer rrugë dhe për t’i lënë vend nisjes së procesit të paqes së drejtë”, deklaroi kryeministri.

Duke qenë se vijmë nga një rajon ku lufta ka shkaktuar vuajtje të pamasë, vijoir Rama, jemi mjaft të ndërgjegjshëm për vlerën e paqes dhe përpjekjet monumentale që duhen për arritjen e, mbi të gjitha, për ruajtjen e saj.

“Karta e Kombeve të Bashkuara dhe e Drejta Ndërkombëtare shtrojnë themelet e asaj çka quajmë siguri njerëzore. Ato përbëjnë një shkëputje nga e kaluara, me praktikën tradicionale të mbizotërimit, imponimit apo atë të “fuqishmit që ka të drejtë”. Ato sigurojnë barazi mes shtetesh dhe mjete paqësore për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve”, deklaroi kryeministri më tej.

Ja pse Shqipëria, theksoi Rama, ka vendosur theksin te nevoja thelbësore për një veprim efektiv shumëpalësh, si metoda më e mirë për zgjidhjen e problemeve të përbashkëta, sidomos, të paqes e sigurisë, në diskutimin e këshillit dhe, më gjerë, mes anëtarëve të Kombeve të Bashkuara.

“Pra, u vendos!”, u shpreh kryeministri Rama. /ATSH

Lexo më shumë nga

Lamtumira e parakohshme e Gerti Bogdanit!

Gerti Bogdani ishte një njeri i angazhuar, një personalitet publik i arsimuar në SHBA.

Global 360

Kurti pas takimit me Spiropalin: Diskutuam mbi bashkëpunimin e gjerë dhe të fuqishëm

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është takuar me kryeparlamentaren e Shqipërisë Elisa Spiropali

Diplovista

Rakipi: Bisedimet Kosovë-Serbi të përqendrohen tek njohja, jo më në çështje teknike

Kryetari i Institutit për Studime Ndërkombëtare Albert Rakipi thotë se ka ardhur koha për një qasje tjetër në dialogun mes…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

A duhet të armatoset Shqipërie!

Sot Bota është një vend më i rrezikshëm se para 30 vitesh, shumë më i frikshëm se para tre vjetësh…

Profil

Një emër i njohur i elitës intelektuale dhe politike të çerekshekullit të fundit

75-vjetori I lindjes -- Rrugëtimi i Z. Koçi Tahiri nga galeritë e Bulqizës në sallën e legjislativit shqiptar (2017-2021)

Masmedia

Lamtumira e parakohshme e Gerti Bogdanit!

Gerti Bogdani ishte një njeri i angazhuar, një personalitet publik i arsimuar në SHBA.