Dino Selimi, zgjedhja e duhur si Kryetar i Këshillit të Qarkut Gjirokastër

Zgjedhja e Dino Selimit si kreu i Këshillit të Qarkut është vlerësim ndaj kontributit të socialistëve në këtë qark. 


Nga Fejzo Subashi

Zgjedhja e Z. Dino Selimi në krye të Këshillit të Qarkut Gjirokastër nuk është thjeshtë një rit, proces, apo çështje zgjedhore e superioritetit politik të votës së shumicës, aq më pak një  qok. Ajo është një zgjedhje e duhur. Një vlerësim i merituar. Një mirënjohje e detyruar. Mbi të gjitha një detyrim ndaj  vullnetit të votës plebishitare të votuesve të këtij Qarkut Gjirokastër për familjen dhe filozofinë socialiste, ku Dinua është pionieri, aktori dhe faktori i kësaj familje të madhe dhe fitores së saj  në këtë qark. Mbi të gjitha është një vlerësim për punën e bërë nga Dino Selimi, për përkushtimin e tij ndaj kauzës dhe filozofisë Socialistë, Një mirënjohje për,. Qytetarin, fisnikërinë dhe babaxhanllëkun e tij si bir i denjë i Tepelenës  dhe familje fisnike të origjinës së Dinos.  Zgjedhja e tij është një mirënjohje dhe minimumi i vlerësimit të ndjesës së sakrificës së familje së tij për përkushtimin e tij ndaj familjes së madhe politike e cila në Tepelenë është dhe ka tjetër staturë dhe dimension. Suksesi i Partisë Socialiste në Tepelene, ku përveç aktorit dhe faktorit kryesor me kontributin e tij historik për këtë bashki të kryetarit Tërmet Peçi, absolutisht që Z. Selimi ka një rol,  peshë dhe kontribut të pa diskutueshëm kryetari i partisë socialiste Tepelenë, Z. Dino Selimi, sot Kryetar i Këshillit të Qarkut Gjirokastër.

Z. Dino Selimi, nuk do të bënte kurrë  zgjedhje tjetër, aq më pak të imitonte, apo të ishte njësoj me palaçot, servilet, apo skuthat e lojërave të vogla të aktorëve dhe faktorëve politike, Dino Selimi kurrë nuk mund të bëjë pazar dhe tregti politike qoftë edhe si kreu i PS-së për interesa të tija të vogla personale dhe familjare, përpara detyrimit të madh ndaj njerëzve që e besojnë që e mbështesin dhe e votojnë atë,  jo thjesht si socialist, apo kreu i saj në Tepelenë, por se ai ka cilësi dhe vlera që e meriton besimin, mbështetjen, jo vetëm të familjes së madhe socialiste Tepelenase, por të mbarë qytetarëve të saj në të katër anët e kësaj Bashkie.

Me karakterin dhe personalitetin që ka Dino Selimi, Vështirë të këtë njeri që e njeh në Tepelenë dhe jashtë saj, të vëri në mëdyshje se ai është  një burri që nuk mbanë fjalën, Ai është një qytetari shumë i përgjegjshmi përpara besimit dhe vlerësimit që të bëjnë qytetarët dhe votuesit. Ai ka vendosur që në fillesat e tij ti përkushtohet filozofisë së familjes së madhe politike dhe detyrimeve të qytetarëve të cilët e vlerësojnë dhe e besojnë familjen e madhe socialiste.

Ai nëse nuk do kishte këto cilësi dhe këtë karakter, nuk do kishte bërë këtë zgjedhje, po do bënte zgjedhjen që bëjnë lakmuesit dhe abuzuesit me votën e besimin e qytetarëve, me qenësinë dhe abuzimin e qenësisë si anëtar i familjes së madhe politike socialiste.

Nëse nuk do kishte këto cilësi, karakter dhe vlera, ai do fshihej mbas fustanit, apo do tërhiqte xhaketën e ndonjë deputeti, për një post edhe më të thjeshtë, po ku ka të tjera benefite, por jo ato të objektivave të Z. Selimi

Ai së bashku me Tërmet Peçin jo vetëm që bëjnë një binom, por janë një dyshe, ashtu siç thotë fjala e urtë Tepelenase: “Si një pendë qesh” , ku sot me punën dhe suksesin e arritur në çdo drejtim, kanë bërë krenar jo anëtaret e familjes socialiste, por të çdo tepelenasi kudo që ndodhet.

Nuk i njoh nga afër as njërin, as tjetrin, por suksesi, puna dhe rezultati që kanë arritur dhe besimi që kanë qytetarët, si dhe fjalët e opinionet që dëgjoj më detyrojnë të shkruaj dhe ti bëjë publike këto sjellje dhe qasje, jo thjeshtë si një ndër dhe detyrim ndaj tyre, por si një model për të gjithë ata, ato që marrin poste dhe përgjegjësi politike. Si një model që nuk e përdorin postin dhe kolltukun për tu ngrohur as vet as xhepat e tyre apo të tjerëve, por për ti shërbyer kolltukut dhe qytetarëve.

E quaj detyrim ti hedh këto rreshta dhe të bëjë publik këtë punë të tyre, kur sot vështirë të gjesh qytetarë të besoj se ka njerëz të përkushtuar që përpara interesave të tyre vënë ato të zgjedhësve dhe qytetarëve, por ja që ka Tërmet Peçi dhe Dino Selimi që bëjnë jo vetëm diferencën, por modelin dhe japin besimin dhe shpresën.

Pra zgjedhja e Dino Selimit si Kryetar i Këshillit të Qarkut Gjirokastër, nuk është qok, apo thjeshtë detyrim ndaj votës masive socialiste, por një ndër dhe krenari për çdo socialist, çdo qytetar për njeriun e besës, të fjalës, të punës, dhe të përkushtimit ndaj njerëzve dhe halle të tyre. Nuk i bënë ndonjë ndër kjo zgjedhje Dinos, por Dinua i bën krenar votuesit dhe sidomos socialistët më qenësinë në forumin më të lart të të zgjedhurve vendor në  qark.

E megjithëse është e vërtet  që nuk është i vetëm në këtë qark me këto cilësi, staturë dhe përkushtim Dinua, por absolutisht që është një model dhe një njëri që duhet marr shembull dhe duhet që të marri, jo vetëm  vlerësimin e drejtuesve politik, por dhe të opinionit të qytetarëve dhe mediatik. Jo vetëm të marri këtë vlerësim të merituar, por duhet linçuar si shembull dhe model për secilin që merr përsipër postin e shërbimit ndaj qytetarit, qoftë ky i zgjedhur, apo i emëruar.

Sfidat e sigurisë, zhvillohet në Tiranë Ministeriali i Mbrojtjes së vendeve të Iniciativës SHBA – Karta e Adriatikut (A-5)

Iniciativa SHBA – Karta e Adriatikut është një nismë diplomatike që përfshin vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Sfidat e sigurisë, zhvillohet në Tiranë Ministeriali i Mbrojtjes së vendeve të Iniciativës SHBA – Karta e Adriatikut (A-5)

Iniciativa SHBA – Karta e Adriatikut është një nismë diplomatike që përfshin vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor