Musabelliu: “Paketa e Maleve”, nxitje e investimeve në zonat rurale malore

Zëvendësministri i Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Enkelejd Musabelliu, në një intervistë për mediet shpjegoi hapat që priten të ndërmerren në vazhdim si nga institucionet qendrore, edhe nga bashkitë, për finalizimin e akteve të nevojshme nënligjore që e bëjnë të zbatueshme këtë nismë.


“Paketa e Maleve”, nëpërmjet mbështetjes me dy instrumente: ligjor dhe financiar, synon të nxisë investimet në zonat rurale malore nga të gjithë ata që do të përmbushin një sërë kushtesh të nevojshme.

Zëvendësministri i Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Enkelejd Musabelliu, në një intervistë për mediet shpjegoi hapat që priten të ndërmerren në vazhdim si nga institucionet qendrore, edhe nga bashkitë, për finalizimin e akteve të nevojshme nënligjore që e bëjnë të zbatueshme këtë nismë.

Ai tha se, përfitues përmes “Paketës së Maleve”, do të jenë të gjithë ata që plotësojnë kushtet e vendosura nga ligji për lehtësimin që lidhet me pronësinë, ndërsa në aspektin fiskal, përfitimi është i kufizuar për 500 investitorët e parë.

“Ky është një projektligj shumë i thjeshtë që ka në bazë të tij dy instrumente: një ligjor dhe një financiar. Instrumenti ligjor ka të bëjë me titujt e pronësisë. Një nga problemet kryesore që është zhvillimi në pronat rurale ka të bëjë me mungesën e titujve të pronësisë. Pra, njerëzit që kanë histori trashëgimie në një pronë të caktuar dhe e njeh gjithë komuniteti që është tokë e tyre, por nuk kanë dokument që e zyrtarizon këtë pronësi. Rrjedhimisht, edhe kur duan të zhvillojnë diçka, nuk e bëjnë dot. Nuk aplikojnë dot për leje ndërtimi, nuk e lënë dot si kolateral në bankë. Projektligji “Paketa e Maleve”, synon që t’u japë këtyre banorëve, që kanë histori dhe lidhje me këtë pronë, mundësinë që nëse kanë një projekt, të kenë edhe dokumentin e pronësisë. Duhet të kuptojmë se ky ligj ka në thelb zhvillimin ekonomik dhe jo pronësinë”, u shpreh Musabelliu.

“Paketa e Maleve” është një nismë e re e qeverisë, në mbështetje të zonave rurale malore për zhvillimin e agroturizmit, që ka nisur të tërheqë gjithnjë e më shumë turistë të huaj, duke ndikuar në rritjen e kontributit të këtij sektori në industrinë e turizmit në Shqipëri.

Burimi ATSH

Rama ndan foton familjare me udhëheqësit e vendeve të BE dhe Ballkanit Perëndimor

Kryeministri Edi Rama mori pjesë sot në Samitin BE- Ballkani Perëndimor të mbajtur në Bruksel.

Global 360

Osmani nga Brukseli: Fati i Kosovës është Bashkimi Evropian

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka udhëtuar në Bruksel aty ku do të marrë pjesë në samitin BE-Ballkani Perëndimor përkrah…

Diplovista

Linda Rama në Katar, reflektime mbi tranzicionin, kompleksitetin global dhe përgjegjësinë e atyre që drejtojnë

Linda Rama, bashkëshortja e Kryeministrit Edi Rama zhvilloi një bisedë me Laila Humairah në Qendrën për Lidership të Katarit.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

100-vjetori i themelimit të Urdhrit të Skënderbeut

Një tubim shpirtëror ishte eventi përkujtimor i 100-vjetorit të themelimit të Urdhrit të Skënderbeut dhe i shugurimit të Urdhrave të…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Rama ndan foton familjare me udhëheqësit e vendeve të BE dhe Ballkanit Perëndimor

Kryeministri Edi Rama mori pjesë sot në Samitin BE- Ballkani Perëndimor të mbajtur në Bruksel.