
Tag: Enkelejd Musabelliu
Projektligji për shndërrimin, bashkimin dhe ndarjen ndërkufitare të shoqërive tregtare synon përafrimin e legjislacionit shqiptar me atë të Bashkimit Europian, si dhe krijimin e një kuadri të qartë ligjor për operacionet ndërkufitare të bizneseve.
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Musabelliu, prezantoi sot në Komisionin për Evropën dhe Punët e Jashtme projektligjin “Për mbrojtjen e konsumatorit”
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Musabelliu, prezantoi sot në Komisionin për Evropën dhe Punët e Jashtme projektligjin “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 9901, datë 14.4.2008, ‘Për tregtarët dhe shoqëritë tregtare’”.
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Musabelliu raportoi sot në Komisionin për Politikën e Jashtme mbi ecurinë e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian për Kapitullin 1 “Lëvizja e lirë e mallrave” dhe Kapitullin 30 “Marrëdhëniet me jashtë”.
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Musabelliu, deklaroi se Ministria e Ekonomisë mban një rol kyç në procesin e integrimit europian të vendit
Enkelejd Musabelliu, zv.ministër i Ekonomisë dhe Inovacionit tha se, ky projektligji synon harmonizimin e marrëveshjes së tregtisë së lirë Shqipëri – Turqi me rregullat e rishikuara të Konventës Pan-Euro-Mesdhetare (PEM) për origjinën preferenciale të mallrave, që hyri në fuqi më 1 janar 2025.
Komisioni i Ligjeve miratoi sot një ndryshim në marrëveshjen e tregtisë së lirë ndërmjet Shqipërisë dhe Turqisë, lidhur me përcaktimin e konceptit të “produkteve origjinuese” dhe metodave të bashkëpunimit administrativ.
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Musabelliu, deklaroi se projektligji për ratifikimin e vendimit të Komitetit të Përbashkët të CEFTA-s “Për aspektet tregtare të të drejtave të pronësisë intelektuale” synon të forcojë bashkëpunimin rajonal dhe harmonizimin e legjislacionit vendas me standardet e Bashkimit Evropian në këtë fushë.
Në punimet e Komisionit për Edukimin, Shkencën dhe Sportet, u shqyrtua sot projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Italisë, për bashkëpunimin strategjik në kujdesin shëndetësor, energjinë, mjedisin, industrinë e sigurisë dhe mbrojtjes, menaxhimin e migracionit, arsimin, inovacionin, diasporën, transformimin ekonomik dhe rritjen inteligjente”.
Integrimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian nuk është një proces që prek vetëm institucionet, por mbi të gjitha kërkon përgatitjen reale të biznesit shqiptar për të operuar në tregun e vetëm europian.









