Skema Kombëtare e Investimeve, Denaj: Mbështetje deri në 7,5 milionë lekë për agropërpunimin

Aplikimet për këtë mbështetje duhet të dorëzohen pranë zyrave qendrore të AZHBR deri më 30 shtator. Skema përfshin gjithsej nëntë masa mbështetëse për investime në sektorin bujqësor


Fermerët dhe sipërmarrësit që operojnë në sektorin e agropërpunimit në Shqipëri kanë mundësinë të përfitojnë mbështetje financiare të rëndësishme për të investuar në modernizimin e linjave të prodhimit dhe automatizimin e proceseve.

Ky mbështetje është pjesë e Skemës Kombëtare të Investimeve 2025, e cila synon përmirësimin e standardeve të cilësisë dhe rritjen e konkurrencës së produkteve shqiptare në tregjet vendas dhe ndërkombëtarë.

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj bëri të ditur sot se në kuadër të Skemës Kombëtare të Investimeve 2025, ofrohet një grant prej 50% të vlerës totale të faturave tatimore për çdo subjekt, me një kufi maksimal prej 7,5 milionë lekësh.

Ajo theksoi se mbështetja financiare shkon për investime në teknologji moderne për përpunimin, seleksionimin, paketimin dhe etiketimin e perimeve, frutave, rrushit dhe verës, ullirit dhe vajit të ullirit.

“Ky grant synon të nxisë instalimin e linjave moderne dhe automatizimin e proceseve të punës, duke rritur kapacitetin prodhues dhe përmirësuar standardet e cilësisë, me qëllim shtimin e vlerës së produkteve shqiptare si në tregun vendas, ashtu edhe në atë ndërkombëtar”, tha ministrja Denaj.

Përveç grantit, shtoi ministrja Denaj, përfituesit kanë mundësi të kombinojnë mbështetjen me Kredinë e Butë, e cila ofrohet me interes vetëm 2%, dhe përfitojnë gjithashtu garanci sovrane deri në 70% të kolateralit, duke mundësuar kështu financimin e plotë të investimit.

Aplikimet për këtë mbështetje duhet të dorëzohen pranë zyrave qendrore të AZHBR deri më 30 shtator. Skema përfshin gjithsej nëntë masa mbështetëse për investime në sektorin bujqësor.

Burimi ATSH

Rama në Bruksel, merr pjesë në Samitin e Euronews për Zgjerimin

Kryeministri Edi Rama zhvillon sot një vizitë zyrtare në Bruksel, ku do të marrë pjesë në Euronews Enlargement Summit, një…

Global 360

Kurti: Serbia duhet ta ndryshojë qasjen ndaj Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vlerësuar si historik rezultatin e arritur nga shqiptarët në zgjedhjet parlamentare në Serbi

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama në Bruksel, merr pjesë në Samitin e Euronews për Zgjerimin

Kryeministri Edi Rama zhvillon sot një vizitë zyrtare në Bruksel, ku do të marrë pjesë në Euronews Enlargement Summit, një…