Hasani takon homologët e Ballkanit Perëndimor: Anëtarësimi në BE është një qëllim kombëtar

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani po merr pjesë në Forumin Strategjik të Bledit 2025, organizuar në Slloveni.


Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani po merr pjesë në Forumin Strategjik të Bledit 2025, organizuar në Slloveni.

Sot, me ftesë të Tanja Fajon, zëvendëskryeministre dhe ministre e Jashtme e Sllovenisë, Hasani u takua me homologët e Ballkanit Perëndimor.

Në takim u diskutua për integrimin në BE, sigurinë rajonale dhe bashkëpunimin ekonomik.

Për Shqipërinë, theksoi ministri Hasani, anëtarësimi në BE është një qëllim kombëtar, por dhe një domosdoshmëri për gjithë rajonin.

“Përmes bashkëpunimit më të ngushtë në kuadër të BE-së dhe NATO-s, mund të sigurojmë një Ballkan Perëndimor më të qëndrueshëm, më të bashkuar dhe me të ardhme evropiane”, theksoi më tej Hasani.

Ky vit shënon 20-vjetorin e Forumit Strategjik të Bledit, një konferencë e rëndësishme ndërkombëtare në Evropën Qendrore dhe Juglindore që bashkon udhëheqës botërorë nga fusha të ndryshme për dialog strategjik në nivel të lartë.

Forumi shërben gjithashtu edhe për rrjetëzim ndërmjet udhëheqësve kryesorë politikë, përfaqësuesve nga biznesi, jeta akademike dhe shoqëria civile nga e gjithë bota.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Begaj: Universitetet, vatrat ku formohen qytetarët që do të ndërtojnë të ardhmen

Presidenti Bajram Begaj uron studentët dhe pedagogët për një vit akademik sa më të suksesshëm.

Global 360

DASH përshëndet Shqipërinë për nënshkrimin e marrëveshjeve ”Artemis”: Ndër aleatët më të palëkundur të SHBA-ve

Shqipëria është vendi i 73-të që nënshkruan këto marrëveshje deri më sot, duke konfirmuar angazhimin e saj për eksplorimin dhe…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Beretat jeshile zbarkojnë në Tiranë

Si sot 35 vjet më parë, më 1 tetor 1991, u rihap Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, një…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Begaj: Universitetet, vatrat ku formohen qytetarët që do të ndërtojnë të ardhmen

Presidenti Bajram Begaj uron studentët dhe pedagogët për një vit akademik sa më të suksesshëm.