Rama: Rrugët e reja kombëtare shkurtojnë distancat

Investimet në infrastrukturën rrugore kanë shkurtuar ndjeshëm distancat mes qyteteve, si dhe kanë rritur sigurinë rrugore.


Investimet në infrastrukturën rrugore kanë shkurtuar ndjeshëm distancat mes qyteteve, si dhe kanë rritur sigurinë rrugore.

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje të disa prej këtyre investimeve, duke nisur nga tuneli i Llogorasë, Rruga e Arbrit, aksi Korçë-Ersekë, Unaza e Madhe e Tiranës, autostrada Thumanë-Kashar etj.

“Rrugët kombëtare të reja, një buqetë e infrastrukturës shqiptare që ka shkurtuar distancat”, shkruan Kryeministri, krahas pamjeve.

Në mesin e muajit mars të këtij viti përfunduan punimet për ndërtimin e Tunelit të Murrizit me gjatësi prej 3,78 kilometrash. Hapja e tunelit të Murrizit e bëri të aksesueshme edhe të gjithë Rrugën e Arbrit, një nga rrugët kombëtare më të rëndësishme. Me një gjatësi rreth 74 km, Rruga e Arbrit është një korridor lidhës i rëndësishëm Lindje-Perëndim.

Në maj 2025 u hap për qarkullimin e automjeteve tuneli i Llogorasë, një vepër e rëndësishme që shkurton distancën drejt bregdetit të jugut dhe që i shërben sezonit turistik.

Në qershor 2024 u hap për qarkullimin e mjeteve autostrada e re Thumanë-Kashar, pjesë e Korridorit Adriatiko-Jonian. Me një gjatësi prej 21 km dhe me shpejtësi qarkullimi 130 km/orë, kjo autostradë e kategorisë “A” ka lehtësuar ndjeshëm qarkullimin e mjeteve.

E konsideruar si projekti më i madh infrastrukturor në kryeqytet, Unaza e Madhe e Tiranës, me gjatësi 28,7 kilometrash, që lidh kryeqytetin me të gjitha rrugët dalëse kombëtare u hap për qarkullimin e mjeteve në 30 dhjetor 2024.

Ndërsa aksi kombëtar rrugor Korçë-Ersekë, me një gjatësi prej 45 kilometrash, shkurton me 35 kilometra distancën mes dy qyteteve.

/Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Hoxha: Një çerekshekulli nga Ohri, marrëveshja që i dha Maqedonisë së Veriut të ardhmen

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha ka shkruar sot një editoral mbi 25-vjetorin e Marrëveshjes së Ohrit,…

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama për “Financial Times”: Shqipëria në rrugë të qartë drejt Bashkimit Evropian

Ne kemi një rrugë të qartë drejt Bashkimit Evropian, i deklaroi kryeministri Edi Rama prestigjiozes ”Finacial Times”.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Hoxha: Një çerekshekulli nga Ohri, marrëveshja që i dha Maqedonisë së Veriut të ardhmen

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha ka shkruar sot një editoral mbi 25-vjetorin e Marrëveshjes së Ohrit,…