Gonxhja: Zbulohet në Bulqizë varri i parë monumental romak në Shqipëri

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja bëri të ditur sot një zbulim të rëndësishëm arkeologjik në Strikçan të Bulqizës, ku është evidentuar varri i parë monumental i periudhës romake në Shqipëri.


Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja bëri të ditur sot një zbulim të rëndësishëm arkeologjik në Strikçan të Bulqizës, ku është evidentuar varri i parë monumental i periudhës romake në Shqipëri.

Ky zbulim, i realizuar gjatë projektit kërkimor–shkencor “Kërkime Arkeologjike në Luginën e Bulqizës”, të udhëhequr nga Instituti i Arkeologjisë, përfshin një monument me përmasa mbresëlënëse, rreth 9 x 6 metra, me një dhomë funerare 2.40 m të lartë dhe elementë të rrallë arkitektonikë e epigrafikë.

Në monument është gjetur një mbishkrim dygjuhësh kushtuar individit të varrosur, Gelliano-s, dhe perëndisë Jupiter. “Ky mbishkrim përbën të parin e këtij lloji të zbuluar ndonjëherë në zonën e Dibrës”, thekson Gonxhja.

Varri është konceptuar me tre ambiente: dhomën e varrimit, paradhomën dhe një shkallare monumentale. Në të janë ruajtur pjesë të inventarit arkeologjik, përfshirë enë qelqi, objekte kocke, armë si dhe fragmente tekstili të thurura me fije ari, që dëshmojnë statusin e lartë të të ndjerit.

Sipas specialistëve, strukturat e sipërme sugjerojnë tipologjinë e një mausoleumi, duke e bërë këtë zbulim të pazëvendësueshëm për studimin e prapaktokës romake në Shqipëri.

Për shkak të rëndësisë së veçantë, Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore, në bashkëpunim me DRTK Tiranë dhe në koordinim me Institutin e Arkeologjisë, do të ndjekë procedurat për vendosjen në mbrojtje paraprake të këtij siti arkeologjik.

MEKI, IKTK dhe Instituti i Arkeologjisë do të vijojnë të mbështesin kërkimet shkencore që pasurojnë gjithnjë e më shumë hartën arkeologjike të vendit tonë.

Lexo më shumë nga

Hoxha: Zgjerimi i BE-së, një nga investimet më efikase të Evropës për sigurinë e saj

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, gjatë vizitës në Berlin, mori pjesë në panelin “Evropa në zgjerim:…

Global 360

Kurti: Serbia duhet ta ndryshojë qasjen ndaj Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vlerësuar si historik rezultatin e arritur nga shqiptarët në zgjedhjet parlamentare në Serbi

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Hoxha: Zgjerimi i BE-së, një nga investimet më efikase të Evropës për sigurinë e saj

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, gjatë vizitës në Berlin, mori pjesë në panelin “Evropa në zgjerim:…