Një deri në tri paga shpërblim për punonjësit e angazhuar në shuarjen e zjarreve

Këshilli i Ministrave vendosi sot të shpërblejë financiarisht të gjithë personelin shtetëror të angazhuar në operacionet për shuarjen e zjarreve gjatë kësaj vere.


Këshilli i Ministrave vendosi sot të shpërblejë financiarisht të gjithë personelin shtetëror të angazhuar në operacionet për shuarjen e zjarreve gjatë kësaj vere.

Vendimi, i propozuar nga Ministria e Mbrojtjes dhe i mbështetur në kuadër të buxhetit të miratuar për vitin 2025, ka për qëllim vlerësimin dhe motivimin e forcave që kanë kontribuar në menaxhimin e emergjencave natyrore, përmes një skeme të strukturuar shpërblimi në varësi të kohëzgjatjes së angazhimit të tyre.

Sipas vendimit, shpërblimi do t’u jepet punonjësve të këtyre institucioneve:
Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë; Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile; Policisë së Shtetit; Drejtorisë së Përgjithshme të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi;
Shërbimeve të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit në nivel bashkiak.

Shuma e shpërblimit do të përcaktohet sipas ditëve të angazhimit të personelit në operacionet e shuarjes së zjarreve: 1 deri në 7 ditë angazhim – shpërblim në masën e 1 page mujore bruto; 8 deri në 15 ditë angazhim – shpërblim në masën e 2 pagave mujore bruto; 16 ditë ose më shumë – shpërblim në masën e 3 pagave mujore bruto.

Efekti financiar për strukturat e përcaktuara do të përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit, i miratuar për vitin 2025.

Sipas vendimit, në buxhetin e Ministrisë së Mbrojtjes, në shpenzimet korrente, shtohet fondi prej 193 140 098 lekësh, përkatësisht 145 809 950 lekë në programin buxhetor “Forcat e luftimit”, 43 408 127 lekë në programin buxhetor “Mbështetja e luftimit” dhe 3 922 021 lekë në programin buxhetor “Emergjencat civile”.

Në buxhetin e Ministrisë së Brendshme, në shpenzimet korrente, shtohet fondi prej 69 615 100 lekësh në programin buxhetor “Policia e Shtetit”.

Vendimi është botuar në “Fletoren Zyrtare” dhe ka hyrë në fuqi menjëherë.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Shqipëri-Azerbajxhan, bashkëpunim akademik për njohjen e historisë së Albanisë së Kaukazit

Historia, kultura dhe trashëgimia e Albanisë së Kaukazit u vunë në fokus të një veprimtarie akademike të zhvilluar sot në…

Global 360

DASH përshëndet Shqipërinë për nënshkrimin e marrëveshjeve ”Artemis”: Ndër aleatët më të palëkundur të SHBA-ve

Shqipëria është vendi i 73-të që nënshkruan këto marrëveshje deri më sot, duke konfirmuar angazhimin e saj për eksplorimin dhe…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Beretat jeshile zbarkojnë në Tiranë

Si sot 35 vjet më parë, më 1 tetor 1991, u rihap Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, një…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Shqipëri-Azerbajxhan, bashkëpunim akademik për njohjen e historisë së Albanisë së Kaukazit

Historia, kultura dhe trashëgimia e Albanisë së Kaukazit u vunë në fokus të një veprimtarie akademike të zhvilluar sot në…