Shehaj nga Korça: Jemi forcë e tretë në gjithë Shqipërinë

Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, gjatë takimit të fushatës në Korçë theksoi se Partia Mundësia tashmë është forca e tretë politike në Shqipëri, me një diferencë të ndjeshme nga subjektet e tjera.


Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, gjatë takimit të fushatës në Korçë theksoi se Partia Mundësia tashmë është forca e tretë politike në Shqipëri, me një diferencë të ndjeshme nga subjektet e tjera.

“Të gjithë e kanë kuptuar, ne jemi partia e 3-të në Shqipëri me një diferencë të madhe nga i katërti dhe i pesti, dhe kjo po del gjithandej,” u shpreh Shehaj.

Duke komentuar sulmet politike që ka marrë kohët e fundit, Shehaj paralajmëroi se këto do të intensifikohen në javët e mbetura deri në zgjedhje.

“Dhe ju e kuptoni shumë thjeshtë nga një gjë që ka filluar të ndodhë kohët e fundit, që është: sulmet. Po ky është vetëm fillimi, do kemi 2 javë sulmesh, 2 javë gënjeshtrash, 2 javë mashtrimesh,” tha ai.

Shehaj i bëri thirrje qytetarëve të mos bien pre e këtyre sulmeve dhe të qëndrojnë të palëkundur.

“Duan të gënjejnë qytetarët shqiptarë: Agroni është i keq, Agroni është i ditur, do fillojnë të merren me familjarët e mi, me vëllezërit e mi, me të afërmit e mi. Mos e vrisni mendjen, çdo sulm që vjen nga njerëz që kanë humbur besimin e qytetarëve është një mbështetje në fakt, nuk është një sulm. Kështu që nuk duhet ta vrasim mendjen fare,” theksoi ai.

Shehaj nënvizoi se shumë shqiptarë ndajnë të njëjtën ëndërr për një Shqipëri pa korrupsion dhe për një të ardhme më të ndershme.

“Ka shumë ëndërrimtarë si puna jonë, nuk jemi vetëm. Ka shumë që mendojnë që e ardhmja e Shqipërisë nuk mund të jetë në duart e një tufe politikanësh të korruptuar, dhe këta thonë të gjithë të njëjtën gjë: Duhet të votojmë, duhet të punojmë kundër korrupsionit, ky është problemi,” tha ai.

Në përfundim të fjalës, Shehaj theksoi se ndryshimi është i mundur, se ai nuk do të vijë vetvetiu, por kërkon angazhim dhe pjesëmarrje masive në zgjedhje.

“E di që kanë kaluar 34 vjet, por kjo s’do të thotë që të merremi me diçka tjetër, ky është problemi, dhe duhet të flasim për këtë gjë, dhe me votën tonë mund ta ndryshojmë Shqipërinë. Ndryshimi do vijë në 12 maj, është vetëm fillimi. Ndryshimi është një proces,” përfundoi Agron Shehaj.

Burimi ATSH

Celibashi: Sulme kibernetike të sofistikuara ndaj KQZ, i referuam për hetim

Kryekomisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi bëri sot me dije se platformat e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve janë gjendur nën…

Global 360

Presidentja Osmani kërcënohet me jetë, thotë këshilltari i saj

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është kërcënuar me jetë gjatë kësaj jave, tha këshilltari i saj për media, Bekim Kupina.

Diplovista

Rama për televizionin austriak ORF: Anëtarësimi në BE një mundësi historike

Kryeministri Edi Rama, në një intervistë me Christian Wehrschutz, gazetari i njohur televizionit austriak, ORF.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

“The Telegraph”: Liderët evropianë dhe amerikanë, e shohin Ramën si forcë stabilizuese në rajon

Gazeta britanike i kushton një profil kryeministrit Edi Rama

Masmedia

Celibashi: Sulme kibernetike të sofistikuara ndaj KQZ, i referuam për hetim

Kryekomisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi bëri sot me dije se platformat e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve janë gjendur nën…