Ministri për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku u shpreh se, qeveria është e angazhuar për të çuar përpara anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, prezantoi sot kandidatët e “Aleancës për Shqipërinë Madhështore” për qarkun e Beratit.


Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, prezantoi sot kandidatët e “Aleancës për Shqipërinë Madhështore” për qarkun e Beratit.

Gjatë takimit elektoral në Berat, Berisha tha se, “në këto 12 vite të fundit, qyteti i Beratit është përballur me varfërim dhe harresë nga qeveria. Qyteti nuk njohu investime, por edhe universiteti u mbyll, që i jepte qytetit gjallëri, shpresë dhe besim”.

Edi Rama vijoi Berisha, me Ballkanin e Hapur, nxiti largimin masiv të fermerëve nga fermat e tyre dhe nga Shqipëria.

“U braktis fshati shqiptar. U ndërprenë subvencionet. U hapën kufijtë me Ballkanin e Hapur ku fermerët e atyre zonave kanë 8-fishin e subvencioneve krahasuar me fermerin shqiptar. Në këtë mënyrë, u prish gara, u prish konkurrenca, fermerët e Beratit dhe të Shqipërisë falimentuan në seri”, theksoi ai.

Berisha u ndal edhe tek pensionet e ulëta dhe çmimet e larta të mallrave.

“Pensionet e shqiptarëve mbetën ato që ishin, kurse çmimet e mallrave që duhet të blinin me pensionet e tyre u dyfishuan dhe u mbidyfishuan. Një pensionist i Beratit, që në vitin 2013 merrte 143 mijë lekë, pension mesatar, sot merr 173 mijë lekë maksimumi. Një pensionist në Malin e Zi, që merrte në 2013, 138 mijë lekë, sot merr 450 mijë lekë. Po kaq merr pensionisti në Maqedoni, po kaq merr pensionisti në Serbi”, tha ai.

Berisha deklaroi se, “ne, vijmë tek ju qytetare dhe qytetarë të Beratit, të të gjitha bindjeve politike qofshit, vijmë tek me një zotim solemn, se nuk do bëjmë gjë tjetër vetëm t’ua kthejmë para ju, paratë që qeveria merr nga ju”.

Ai solli në vëmendje se transformimi i ishullit të Osumit, mbetet një premtim i pambajtur nga qeveria.

“Premtimin e ishullit e mori lumi, ndërsa Edi Ramës i ngeli vetëm turpi dhe mashtrimi”, u shpreh Berisha, teksa vuri në dukje rëndësinë historike dhe kulturore të Beratit, duke e cilësuar atë “diamant në kurorën e trashëgimisë botërore”.

Berisha u bëri thirrje qytetarëve të votojnë për PD-në për t’i dhënë fund, sipas tij, një periudhe keqqeverisjeje dhe shkatërrimi kombëtar.

Burimi ATSH

Celibashi: Sulme kibernetike të sofistikuara ndaj KQZ, i referuam për hetim

Kryekomisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi bëri sot me dije se platformat e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve janë gjendur nën…

Global 360

Presidentja Osmani kërcënohet me jetë, thotë këshilltari i saj

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është kërcënuar me jetë gjatë kësaj jave, tha këshilltari i saj për media, Bekim Kupina.

Diplovista

Rama për televizionin austriak ORF: Anëtarësimi në BE një mundësi historike

Kryeministri Edi Rama, në një intervistë me Christian Wehrschutz, gazetari i njohur televizionit austriak, ORF.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

“The Telegraph”: Liderët evropianë dhe amerikanë, e shohin Ramën si forcë stabilizuese në rajon

Gazeta britanike i kushton një profil kryeministrit Edi Rama

Masmedia

Celibashi: Sulme kibernetike të sofistikuara ndaj KQZ, i referuam për hetim

Kryekomisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi bëri sot me dije se platformat e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve janë gjendur nën…