Rama ndan shkrimin e “The Telegraph”: Shqipëria konfirmohet edhe njëherë destinacion i parapëlqyer

Shqipëria konfirmohet edhe një herë destinacioni i parapëlqyer i medieve britanike, këtë herë nga “The Telegraph”.


Shqipëria konfirmohet edhe një herë destinacioni i parapëlqyer i medieve britanike, këtë herë nga “The Telegraph”.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale artikullin e publikuar nga e përditshmja britanike, që këtë herë u sugjeron vizitorëve britanikë 10 atraksione interesante të vendit tonë mes bukurisë së egër të natyrës, kuzhinës së shkëlqyer dhe historisë.

“Nga fundjavat dinamike në Tiranë tek aventurat e jashtëzakonshme, Shqipëria është e përgatitur për të gjitha”, u shpreh Kryeministri, ndërsa ndau shkrimin e “The Telegraph”.

“The Telegraph” e konsideron Shqipërinë, një destinacion të ri, perlë e panjohur të Ballkanit, që po bëhet gjithnjë e më i popullarizuar në mesin e udhëtarëve britanikë.

“Me një vijë bregdetare që shtrihet përgjatë detit Adriatik dhe detit Jon, Shqipëria ka filluar të tërheqë vizitorë ndërkombëtarë falë peizazheve të saj magjepsëse, kuzhinës së shkëlqyer dhe historisë intriguese”, shkruan “The Telegraph”.

Sipas të përditshmes britanike, vizitorët mund të eksplorojnë një mozaik me pasuri kulturore dhe bukuri natyrore: nga shtëpitë e gurta osmane të Gjirokastrës dhe rëra e bardhë e Rivierës Shqiptare, te kultura moderne e kuzhinës në Tiranë dhe ndikimet e qytetërimeve të lashta në Parkun Arkeologjik të Butrintit të listuar në UNESCO.

“Shqipëria është e përgatitur si për pushime në qytet në fundjavë, ashtu edhe për aventura më të mëdha. Gjithçka që ju nevojitet është pak frymëzim, kështu që ne kemi zgjedhur 10 mënyra emocionuese për të kaluar pushimet në destinacionin e Evropës në zhvillim – përpara se kjo perlë ballkanike të preket nga turizmi masiv”, shkruan “The Telegraph”.

Lexo më shumë nga

Buxheti 2025, Veliaj: Nisim ndërtimin e pesë shkollave të reja

Numri i shkollave të reja të ndërtuara në 10 vitet e fundit do të jetë mbi 50.

Global 360

”Politico”: Meloni personi më i fuqishëm në Evropë në 2025

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka fituar titullin e personit më të fuqishëm në Evropë të dhënë nga gazeta ”Politico” në…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Buxheti 2025, Veliaj: Nisim ndërtimin e pesë shkollave të reja

Numri i shkollave të reja të ndërtuara në 10 vitet e fundit do të jetë mbi 50.