125.6 milionë euro investim për furnizimin me ujë në 6 bashki

Në ceremoninë e nisjes së projektit ishin të pranishëm zv/kryeministrja Belinda Balluku, ambasadori i BE-së në Silvio Gonzato, ambasadori i Gjermanisë, Karl Bergner, ambasadorja e Zvicrës, Ruth Huber.


Në Fier nisi sot një program i madh investimi në fushën e furnizimit me ujë.

Në ceremoninë e nisjes së projektit ishin të pranishëm zv/kryeministrja dhe ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, ambasadori i BE-së në Shqipëri, Silvio Gonzato, ambasadori i Gjermanisë në Shqipëri, Karl Bergner, ambasadorja e Zvicrës në Shqipëri, Ruth Huber, drejtori i përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Ujësjellës Kanalizimeve (AKUK), Klevis Jahaj dhe kryetari i bashkisë së Fierit, Armando Subashi.

Ambasada e Gjermanisë në Tiranë bëri të ditur sot se, nga ky program përfitojnë drejtpërdrejt pothuajse një e treta e shqiptarëve – nëpërmjet një furnizimi të vazhdueshëm dhe të besueshëm me ujë të pijshëm sipas standardeve të BE-së – në zonat Shkodër, Lezhë, Elbasan, Fier, Berat dhe Vlorë.

Qeveria Federale Gjermane po kontribuon si donatori kryesor me 89 milionë euro nga gjithsej 125.6 milionë euro për këtë projekt madhor, i cili po zbatohet gjithashtu nëpërmjet Bankës Gjermane për Zhvillim (KfW), thekson Ambasada e Gjermanisë.

Gjermania mbështet prej më shumë se 35 vitesh në partneritet të fortë Shqipërinë në procesin e transformimit dhe reformës së saj drejt Bashkimit Evropian.

Ndërsa ambasadori i BE-së, Silvio Gonzato u shpreh se, “arritja e standardeve të BE-së në menaxhimin e burimeve ujore nënkupton përmirësimin e kushteve të jetesës, krijimin e rrethanave për zhvillim ekonomik dhe në të njëjtën kohë mbrojtje për mjedisin.

“Së bashku me Gjermaninë dhe Zvicrën në partneritet me qeverinë Shqiptare, nisëm në Fier një investim prej 125 milion € që përmirëson ujin e pijshëm dhe kanalizimet në bashki të vendit”, theksoi ai.

“Ky program i mbështetur nga Bashkimi Evropian është një mundësi për të risjellë ujin e pastër, për të siguruar përdorimin e qëndrueshëm të tij dhe për të rritur barazinë në shoqëri. Qasja në ujë të pastër dhe të sigurt është një e drejtë themelore e njeriut dhe ne jemi krenarë që ndihmojmë në zhvillimin e një sistemi modern dhe të qëndrueshëm të menaxhimit të ujit”, nënvizoi Gonzato.

Ndërsa ambasadorja e Zvicrës në Shqipëri, Ruth Huber u shpreh se, ky është lajm i mirë për sektorin e ujit në Shqipëri.

“Bashkë me Zv Kryeministren Belinda Balluku, nisëm një nga investimet më të mëdha për këtë sektor. Ky program i ri prej 125 milion Euro financohet bashkërisht nga Gjermania , BE dhe Zvicra dhe 470,000 qytetarë do të përfitojnë shërbime më të besueshme të ujit dhe ato sanitare në 6 bashki”, theksoi ambasadorja e Zvicrës.

“Me një kontribut 16 milion euro, Zvicra thekson se forcimi i ndërmarrjeve të ujit si institucione ka po aq rëndësi sa investimet në infrastrukturë”, shtoi Huber.

Furnizimi i qytetarëve me ujë të pijshëm të pastër – si në kuadrin e projekteve model në qarkun e Korçës – dhe trajtimi modern i ujërave të zeza dhe mbetjeve, kanë qenë prej kohësh një prej temave kryesore.

Ky është një investim prej 125.6 milionë eurosh, i cili do të rrisë qasjen e popullsisë në ujin e pijshëm të sigurt dhe të përballueshëm, si dhe në shërbime sanitare në 6 bashki në zonat e Shkodrës, Lezhës, Elbasanit, Fierit, Beratit dhe Vlorës. WPIP–MIP V është bashkëfinancuar nga KfW-ja (80 milion euro hua), BE-ja (24.1 milion euro grant), SECO (13.3 milion euro grant) dhe BMZ-ja (9 milion euro grant), si dhe zbatohet nga KfW-ja.

(Marrë nga ATSH)

Konkursi “RoboTECH në COD”, shpallen fituesit. Gjimnazi “Ismail Qemali” në vendin e parë

Konkursi ishte një bashkëpunim i Qendrës për Hapje dhe Dialog me Universitetin Metropolitan të Tiranës.

Global 360

Komandanti i NATO-s për Evropën: Po shtojmë forcat në Kosovë

Cavoli vlerësoi se tensionet etnike në Bosnjë gjithashtu kanë potencial për të përshkallëzuar dhe destabilizuar rajonin e Ballkanit Perëndimor

Diplovista

Moisiu: Greqia të ndryshojë sjelljen ndaj Shqipërisë!

Ish-presidenti i Shqipërisë Alfred Moisiu, intervistë për Euronews Albania

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Shqipëria në NATO, një histori suksesi!

Fjala e mbajtur në Konferencën me rastin e 15-vjetorit të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO.

Profil

Ibrahim Kodra, “poskubisti” i fundit në Europë

Kur ishte fëmijë, portreti që i bëri komandantit të xhandarmërisë së qytetit rezultoi fatsjellës për të.

Masmedia

Konkursi “RoboTECH në COD”, shpallen fituesit. Gjimnazi “Ismail Qemali” në vendin e parë

Konkursi ishte një bashkëpunim i Qendrës për Hapje dhe Dialog me Universitetin Metropolitan të Tiranës.