Manja: Vazhdon puna për implementimin e hartës së re gjyqësore

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja përshëndeti sot vendimin e Gjykatës Kushtetuese që konfirmoi hartën e re gjyqësore.


Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja përshëndeti sot vendimin e Gjykatës Kushtetuese që konfirmoi hartën e re gjyqësore.

Manja u shpreh se, Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Ministria e Drejtësisë do të vazhdojnë të punojnë për implementimin e hartës së re gjyqësore.

“Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Ministria e Drejtësisë do të vazhdojnë të punojnë ngushtësisht si deri më tani, për implementimin e Hartës së Re Gjyqësore me ndihmën e partnerëve tanë, që asistojnë reformën në drejtësi, me qëllim rritjen e eficiencës së sistemit gjyqësor dhe uljen e back log-ut të dosjeve që presin ende gjykimin. Puna vazhdon”, shkroi Manja në një postim në rrjetet sociale.

Në Tiranë, Gjykata Kushtetuese rrëzoi sot kërkesën e Dhomës së Avokatisë dhe Komitetit të Helsinkit për të shpallur si të papajtueshëm me Kushtetutën riorganizimin e rretheve gjyqësore, njohur si Harta e re Gjyqësore, e cila u miratua nga qeveria në korrik të vitit të kaluar.

Rama: Kthim i hapësirave publike tek komunitetet në blloqet e banimit

Kryeministri Edi Rama tha sot se në fokus këtë muaj do të jetë lirimi i hapësirave publike.

Global 360

Ibrahimaj: Mbështetje ekosistemeve të startup-eve me mbi 10 milionë euro vetëm në 3 vitet e fundit

Ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj, mori pjesë në edicionin e 7-të të “Startup City…

Diplovista

Hasani për ”Kathimerini”: Të thellojmë bashkëpunimin bazuar në interesat strategjike

Tri javë pas rizgjedhjes së Edi Ramës, ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani vizitoi Athinën, ku u takua edhe…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Koçi Tahiri, veprimtar i respektuar i elitës intelektuale dhe i politikës shqiptare

"Pishtari i Demokracisë" dhe ish-deputet (2017-2021) ka veprimtari të gjerë aktive 35-vjeçare, me karakter krahinor dhe kombëtar.

Masmedia

Rama: Kthim i hapësirave publike tek komunitetet në blloqet e banimit

Kryeministri Edi Rama tha sot se në fokus këtë muaj do të jetë lirimi i hapësirave publike.