Një falenderim!

E kuptoj sesa bukur është të hysh në shtëpinë e dikujt si një libër.


Nga Ben Blushi

Dua të falënderoj të gjithë ata që erdhën në Panairin e Librit për të marrë romanin “Komploti”. Si gjithmonë Panairi është një mundësi për të takuar lexues të vjetër, që të ndjekin prej vitesh dhe për të njohur lexues të rinj, të cilët vijnë për herë të parë.

Letërsia dhe sidomos shpëndarja e saj i ngjan një telefoni të prishur. Funksionon si një thashethem. Kështu ka qenë dhe kështu do jetë. Letërsia ka lindur nga nevoja e njerëzve për të treguar thashetheme, por edhe vetë përhapet përmes thashethemeve.

Këto ditë inboxi im është i mbushur me fotografi njerëzish që mbajnë librat e mi në bibliotekën e tyre të shtëpisë. Meqë kam bërë edhe punë të tjera, të cilat më kanë detyruar të trokas në dyert e njerëzve, e kuptoj sesa bukur është të hysh në shtëpinë e dikujt si një libër.

 

Ti nuk i kërkon asgjë, nuk i merr asgjë, nuk e detyron për asgjë, nuk i propozon një shkëmbim, por dorëzohesh duke pritur që ai ose ajo të të lexojë. Ti rri në pritje në raftin e librave duke parë cdo moment jetën e njeriut që të ka sjellë aty, e shikon duke ngrënë, duke dhënë, duke nxënë, duke rënë, duke pushuar, duke punuar, duke gëzuar, të nxitur, të mërzitur, të lajthitur, duke qarë, duke vrarë, duke tharë, duke shkarë, duke ndarë, të shtrirë, duke mërdhirë, duke gdhirë, duke nxirë, duke fshirë, të sëmurë, duke vuajtur, duke luajtur, duke bluajtur, duke puthur, duke fjetur, duke ikur dhe pastaj duke u kthyer prapë. Ti je pjesë e jetës së tij edhe kur ai të ka harruar. Ti je aty edhe kur ai nuk është por edhe atëherë kur ai ka ikur për fare dhe nuk do kthehet më.

Kështu ndodh me çdo libër. Unë kam pasur fatin që në gati 15 vjet që botoj, të kem hynë në mijëra shtëpi duke jetuar aty bashkë me të zotët e shtëpive. Në shumë raste mund të kem hyrë aty përpara fëmijëve që kanë lindur dhe ndoshta jam ende aty kur njerëz që më kanë lexuar, janë larguar përgjithmonë dhe më kanë lënë në shtëpitë e tyre vetëm.

Kjo është jeta e një libri. Libri fillon të jetojë ditën kur ndahet nga ai që e ka shkruar. Atëherë ndjek rrugën e vet dhe kërkon shtëpi të reja.

Kështu ndodhi edhe këtë vit gjatë Panairit të Librit dhe po ndodh edhe tani në shumë librari dhe kjo është arsyeja që i shkrova këto rreshta për të falenderuar të gjithë ata që më morën dhe më pranuan në shtëpitë e tyre. Atje ndjehem shumë mirë dhe nuk kam arsye të largohem.
Ky është më pak fjalë “KOMPLOTI” që i bën cdo shkrimtar lexuesve të vet.
Unë nuk bëj përjashtim.

Miratohet reforma zgjedhore, voton diaspora

Kuvendi i Shqipërisë miratoi mbrëmjen e sotme me 106 vota pro draftin e i dakordësuar PS-PD për ndryshimet në Kodin…

Global 360

CNN zbulon prapaskenën e tërheqjes së Biden

Vendimi përfundimtar i Presidentit Joe Biden për t’u larguar nga gara u mor në 48 orët e fundit

Diplovista

Rakipi: Bisedimet Kosovë-Serbi të përqendrohen tek njohja, jo më në çështje teknike

Kryetari i Institutit për Studime Ndërkombëtare Albert Rakipi thotë se ka ardhur koha për një qasje tjetër në dialogun mes…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Lamtumirë mjeshtër!

Tani më shumë se kurrë ka zënë vendin e tij në panteonin e letrave botërore.

Profil

Një emër i njohur i elitës intelektuale dhe politike të çerekshekullit të fundit

75-vjetori I lindjes -- Rrugëtimi i Z. Koçi Tahiri nga galeritë e Bulqizës në sallën e legjislativit shqiptar (2017-2021)

Masmedia

Miratohet reforma zgjedhore, voton diaspora

Kuvendi i Shqipërisë miratoi mbrëmjen e sotme me 106 vota pro draftin e i dakordësuar PS-PD për ndryshimet në Kodin…