Berisha në Lushnjë: Të rivendosim pluralizmin më 14 maj

Kryetari i Komisionit të Rithemelimit të PD-së, Sali Berisha ka prezantuar Eduart Sharkën,


Kryetari i Komisionit të Rithemelimit të PD-së, Sali Berisha ka prezantuar sot Eduart Sharkën, kandidat i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Lushnjës në zgjedhjet lokale të 14 majit.

Në fjalën e tij Berisha tha se “në 8 vite, shqiptarët në dallim nga të gjitha vendet e rajonit, kanë njohur një varfëri të frikshme në rritje. 8 vite më parë merrnin rrogat, pensionet më të larta, sot kanë rrogat dhe pensionet më të ulëta”.

“Sot vetëm 20% e atyre që kanë nevojë për ndihmë ekonomike sipas kritereve ligjore, e marrin këtë ndihmë. Kjo është një lloj tiranie e vërtetë, tirania e varfërisë mbi këta njerëz, mbi këta qytetarë. Por sot krahasuar me vitin 2013, buxheti bashkë me ato që merren borxh është dy herë më i madh. Mirëpo ato para nuk përdoren për qytetarët, nuk përdoren për rroga, pensione, ndihmë ekonomike. Nuk përdoren për mbështetje të fermerëve, për mbështetje të bizneseve, përdoren për të fryrë kontot bankare të fshehta, për të mbushur tubat e aspirimit, oxhaqet, frigoriferët me euro të qeveritarëve shqiptarë. Përdoren për t’i ndarë me familjarë dhe klientelën e tyre. Kjo është e vërteta”, nënvizoi Berisha.

Berisha vuri në dukje se “qytetarët, çfarëdo qofshin ata, demokratë, socialistë, të paparti, kalojnë çdo muaj me më vështirësi. 1 milion prej tyre ikën në 8 vite, 83% e të tjerëve kërkojnë të ikin. Kurrë në asnjë rrethanë, asnjë luftë, asnjë pushtim, Shqipëria nuk është braktisur si këto 8 vite”.

“Më 14 maj të gjithë shqiptarët janë të ftuar të bashkohen. Të votojnë kandidatët e primarëve, por njëkohësisht kanë vendosur pluralizmin. Kanë rivendosur një ndarje pushtetesh, kanë rivendosur një kontroll për pushtetet dhe jo të gjitha pushtetet në duart e një njeriu që e qeveris Shqipërinë me ligjin e bandës”, tha Berisha.

Makiaveli, “princi” i së keqes!

"Princi”, famëkeq i Nikola Makiavelit, një traktat për “amoralitetin” politik

Global 360

Komandanti i NATO-s për Evropën: Po shtojmë forcat në Kosovë

Cavoli vlerësoi se tensionet etnike në Bosnjë gjithashtu kanë potencial për të përshkallëzuar dhe destabilizuar rajonin e Ballkanit Perëndimor

Diplovista

Moisiu: Greqia të ndryshojë sjelljen ndaj Shqipërisë!

Ish-presidenti i Shqipërisë Alfred Moisiu, intervistë për Euronews Albania

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Liria e fjalës e rrezikuar nga media…

Rënia e besueshmërisë së medias ka ardhur edhe si pasojë e minimit të profesionit nga brenda.

Profil

Ibrahim Kodra, “poskubisti” i fundit në Europë

Kur ishte fëmijë, portreti që i bëri komandantit të xhandarmërisë së qytetit rezultoi fatsjellës për të.

Masmedia

Makiaveli, “princi” i së keqes!

"Princi”, famëkeq i Nikola Makiavelit, një traktat për “amoralitetin” politik