Kina thërret përsëri përpjekje për realizimin e paqes

Pesë parimet e Nismës së Qeverisjes Globale të propozuar nga presidenti Xi janë: 1. Respektimi i barazisë sovrane. 2. Përmbajtja ndaj sundimit ndërkombëtar të ligjit. 3. Praktikimi i multilateralizmit. 4. Vendosja e njerëzve në qendër. 5. Përqendrimi në ndërmarrjen e veprimeve reale.


Nga Enver Bytyçi

Drejtori Ekzekutiv i Institutit të Studimeve të Europës Juglindore

Prej kohësh zhvillohen debate rreth luftës në Ukrainë dhe asaj në Gaza. Ndodhën sulme ushtarake të Izraelit kundër Iranit si dhe një bombardim amerikan kundër këtij vendi. U takuan presidentët Trump dhe Putin në Alaska, si dhe u bënë takime të përbashkëta në Shtëpinë e Bardhë të udhëheqësve evropianë me presidentin amerikan. Ka gjithë ato ecejake diplomatike në kërkim të paqes.


Presidenti kinez Xi Jinping mbajti fjalimin në Samitin e Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait, më 1 shtator/Foto nga Xinhua

Ndërkohë në Republikën Popullore të Kinës pati një paradë ushtarake si dhe një samit të vendeve të Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait. Ishin në Samitin e Kinës shtete, të cilat të gjitha së bashku përfaqësuan mbi 40 përqind të GDP-së dhe popullsisë së botës. Në samitin, kreu i shtetit i Kinës propozoi Nismën e Qeverisjes Globale për një sistem qeverisjeje globale më të drejtë e të barabartë dhe për të ecur përpara drejt një komuniteti me një të ardhme të përbashkët për njerëzimin. Pesë parimet e Nismës së Qeverisjes Globale të propozuar nga presidenti Xi janë: 1. Respektimi i barazisë sovrane. 2. Përmbajtja ndaj sundimit ndërkombëtar të ligjit. 3. Praktikimi i multilateralizmit. 4. Vendosja e njerëzve në qendër. 5. Përqendrimi në ndërmarrjen e veprimeve reale.


Takimi i 25-të i Këshillit të Krerëve të Shteteve të Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait/Foto nga Xinhua

Shumë politikanë, analistë dhe diplomatë i trajtuan këto zhvillime në kundërshti me njëra-tjetrën, sidomos qasjen në Alaska dhe atë në Kinë. Por në fakt duhet lexuar disi ndryshe. Nëse Donald Trump në takimin e Alaskës tentoi t’i japë fund luftës në Ukrainë, Samiti në Kinë gjithashtu dëshmoi përpjekjet për paqe dhe harmoni. Harmonia, paqja, koekzistenca dhe qeverisja e përbashkët e planetit, ishin mesazhet presidentit të Republikës Popullore të Kinës, Xi Jinping. Pra, në mënyra të ndryshme të dy anët duket se e medaljes folën për paqen. Megjithatë deklarata e presidentit kinez u interpretua si kërkesë për një rend të ri botëror. Pikërisht ky interpretim e bëri zotin Xi të ritheksojë se ai është për modelimin e rendit të ri botëror, por jo edhe për një rend të ri. Në fakt interpretimi i tillë i kësaj deklarate kishte drojën se Kina do të dominojë politikat planetare, kur në të vërtetë bëhet fjalë për një botë multipolare, çka është një realitet i pakontestueshëm.

Nëse qëndrojmë për pak kohë dhe hedhim një vështrim nga historia e diplomacisë kineze, atëherë vëmë re se karakteristika themelore e kësaj diplomacie në traditë është durimi, mënjanimi i pasioneve dhe emocioneve politike në deklarimet dhe veprimtarinë diplomatike. Kjo karakteristikë buron prej filozofisë së Konfucit, filozofi e cila është burim orientimi edhe për politikën e diplomacinë e sotme kineze. Por kur numri një i Republikës Popullore të Kinës thotë diçka serioze, madje krejt normale dhe sërishmi në shërbim të paqes, shumëkush u “shqetësohet” me teori konspirative se çfarë po “komploton” Pekini?! Në rastin e dhënë për atë se çfarë po synon presidenti kinez me kërkesën e tij për një qeveri të planetit?!

Në fakt është shumë e thjeshtë. Xi Jinping tha atë që botën e sotme e shqetëson prej së paku tri dekadash. Qeveria e botës, nuk po funksionon. Këshilli i Sigurimit dhe OKB vetë nuk kanë instrumente në duart e tyre për të implementuar këtë qeverisje, pra vendimet që marrin. Atëherë a nuk është i nevojshëm një modelim i rendit të sotëm botëror në funksion të paqes, harmonisë dhe një rendi shoqëror ndërkombëtar funksional?! E në fakt të gjithë e mendojnë diçka si kjo, ndërkohë që një pjesë bëhet kritike e propozimeve të tilla.


Presidenti kinez Xi Jinping mbajti fjailmin në Takimin e 25-të të Këshillit të Krerëve të Shteteve të Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait/Xinhua

Në një deklaratë të publikuar pas samitit, Këshilli i Kryetarëve të Shteteve të Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait (OBSh) theksoi se OKB-ja, e themeluar në vitin 1945, është një nga rezultatet e fitores së Luftës së Dytë Botërore dhe është themeli i sistemit modern të marrëdhënieve ndërkombëtare. Gjatë 80 vjetëve, kjo organizatë ka luajtur një rol të pazëvendsueshëm për mbrojtjen e paqes dhe sigurisë, nxitjen e zhvillimit ekonomik e shoqëror, promovimin e përparimit të çështjes së të drejtave të njeriut etj.

Vendet e ndryshme duhet të respektojnë parimet e Kartës së OKB-së dhe ligjin ndërkombëtar, sepse vetëm kështu do të ruhet paqja e përhershme në botë. Duhet të forcohet roli i sistemit të përgjithshëm ndërkombëtar për nxitjen e bashkëpunimit konstruktiv midis vendeve të ndryshme në bazë të respektit të ndërsjellë, barazisë dhe përfitimeve të përbashkëta. Ne mbështesim me vendosmëri krijimin e një bote shumëpolare më përfaqësuese, më demokratike dhe më të drejtë, duke shfrytëzuar rolin qendror bashkërendues të Kombeve të Bashkuara, të bazuar në ligjin ndërkombëtar, shumëllojshmërinë e kulturave e të qytetërimeve dhe bashkëpunimin e barabartë dhe me përfitime të përbashkëta.”

Një fuqi kaq e madhe dhe e zhvilluar, nuk ka sesi të mos jetë e interesuar për zhvillimet që ndodhin, sidomos në Ukrainë dhe në Gaza. Gjithashtu nuk ka se si të mos përpiqet të investojë dhe zhvillojë marrëdhënie tregtare dhe ekonomike me vende e rajone të ndryshme të globit. Ndaj Kina po rekomandon zgjidhje në mënyrën e saj.


U takuan presidentët Trump dhe Putin në Alaska/Foto nga VCG

Nga ana tjetër, Republika Popullore e Kinës është shprehur se respekton rendin e sotëm global. Dhe në këtë kuadër ajo është deklaruar edhe për një zgjidhje në Ukrainë, ku të ruhej integriteti territorial i saj. Nuk është “xheloze” Kina për faktin që promotor për paqe duket të jenë SHBA-të. Ndërkohë që vende të tjera, sidomos Franca e Macron, janë të alarmuar, Kina jep leksionin se gjithçka është e mundur në rrugën e zgjidhjes së konflikteve të sotme.

Burimi CGTN

Lexo më shumë nga

Kina thërret përsëri përpjekje për realizimin e paqes

Pesë parimet e Nismës së Qeverisjes Globale të propozuar nga presidenti Xi janë: 1. Respektimi i barazisë sovrane. 2. Përmbajtja…

Global 360

Protesta në Hagë, Rama: Asgjë tjetër përveç drejtësisë, për Kosovën dhe çlirimtarët e saj

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se shqiptarët kërkojnë vetëm drejtësi për Kosovën dhe çlirimtarët e saj.

Diplovista

Hasani për ”Kathimerini”: Të thellojmë bashkëpunimin bazuar në interesat strategjike

Tri javë pas rizgjedhjes së Edi Ramës, ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani vizitoi Athinën, ku u takua edhe…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Humanizmi sot në shoqëri sfidë për njerëzimin!

Humanizmi sot nuk është thjesht një koncept filozofik, por një nevojë absolute shoqërore dhe morale.

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Kina thërret përsëri përpjekje për realizimin e paqes

Pesë parimet e Nismës së Qeverisjes Globale të propozuar nga presidenti Xi janë: 1. Respektimi i barazisë sovrane. 2. Përmbajtja…