Kreu i Doganave takim në Bruksel për Kapitullin e 29-të të negociatave

Drejtori i përgjithshëm i Doganave Shqiptare, Genti Gazheli, zhvilloi një takim zyrtar me Matthias Petschke, drejtor në Komisionin Evropian (DG TAXUD), dhe stafin e tij, në Bruksel.


Drejtori i përgjithshëm i Doganave Shqiptare, Genti Gazheli, zhvilloi një takim zyrtar me Matthias Petschke, drejtor në Komisionin Evropian (DG TAXUD), dhe stafin e tij, në Bruksel.

Gazheli tha se, gjatë takimit diskutimet u fokusuan në zbatimin e udhërrëfyesit të Kapitullit 29 – Bashkimi Doganor, në kuadër të procesit të aderimit të Shqipërisë në BE.

Gazheli shprehu angazhimin maksimal të qeverisë për përmbushjen e standardeve të BE-së në sektorin doganor.

Ai ritheksoi përkushtimin e institucioneve shqiptare për: Përafrimin e plotë të legjislacionit doganor me acquis-in e BE-së; Forcimin e kapaciteteve administrative dhe profesionale në sistemin doganor; Modernizimin e sistemeve digjitale, për të mundësuar ndërveprim të plotë me sistemet evropiane si ICS2, UCC, etj., si dhe rritjen e transparencës në luftën kundër informalitetit dhe kontrabandës.

DG TAXUD vlerësoi përpjekjet dhe progresin e deritanishëm të administratës doganore shqiptare, si një sinjal pozitiv për përparimin e mëtejshëm në rrugën e integrimit evropian.

“Administrata Doganore Shqiptare po ecën me hapa të qartë drejt përmbushjes së standardeve evropiane. Përkushtimi institucional dhe investimi në modernizim janë shenja pozitive për rrugën integruese të Shqipërisë”, theksuan ata.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

“Europexplores” Shqipëria merr kurorën si destinacioni më i mirë i udhëtimeve në Evropë

Shqipëria po tërheq vëmendje në rritje në hapësirën turistike evropiane, ndërsa platforma e udhëtimeve “Europexplores” e ka prezantuar vendin si…

Global 360

Kurti pret Hamzën, diskutojnë rrugët për ndryshimin e aktgjykimit të Speciales

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur sot në takim kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza për një…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Pas vetingut, sfida është konsolidimi i institucioneve të drejtësisë

"Drejtësia shqiptare ndodhet pikërisht në këtë pikë të rrugës"

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

“Europexplores” Shqipëria merr kurorën si destinacioni më i mirë i udhëtimeve në Evropë

Shqipëria po tërheq vëmendje në rritje në hapësirën turistike evropiane, ndërsa platforma e udhëtimeve “Europexplores” e ka prezantuar vendin si…