Miratohet struktura e re e Komisioneve Parlamentare, opozita bojkoton votimin

Kuvendi miratoi me votat e mazhorancës socialiste ndryshimet për ndarjen e Komisioneve Parlamentare.


Kuvendi miratoi me votat e mazhorancës socialiste ndryshimet për ndarjen e Komisioneve Parlamentare.

Me 79 vota pro, 0 kundër dhe 0 abstenim, Kuvendi miratoi projektvendimin e paraqitur nga Partia Socialiste për ngritjen e 11 komisioneve të përhershme, nga 8 që ishin më parë.

Deputetët e opozitës bojkotuan votimin e ndryshimeve duke braktisur seancën plenare, teksa i cilësuan vendimet e mazhorancës si “antikushtetuese” dhe në “shkelje të rregullores”.

Ndryshimet e propozuara nga Partia Socialiste përfshijnë ngritjen e 11 komisioneve parlamentare, 7 prej të cilave do të drejtohen nga mazhoranca dhe 4 nga opozita.

Komisioni për Ekonominë, Punësimin dhe Financat. (Nën drejtimin e PS)
Komisioni për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike. (Nën drejtimin e PS)
Komisioni për Çështjet e Brendshme dhe të Mbrojtjes. (Nën drejtimin e PS)
Komisioni për Edukimin, Shkencën dhe Sportet. (Çështjet në fushën e arsimit, kërkimit shkencor, inovacionit dhe politikat e zhvillimit të sportit.) (Nën drejtimin e PD)
Komisioni për Shëndetësinë dhe Mirëqenien Sociale. (Nën drejtimin e PD)
Komisioni për Burimet Natyrore, Infrastrukturën dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm. (Nën drejtimin e PS)
Komisioni për të Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e Informimit Publik. (Nën drejtimin e PD)
Komisioni për Bujqësinë, Ushqimin dhe Zhvillimin Rural. (Nën drejtimin e PS)
Komisioni për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën. (Nën drejtimin e PD)
Komisioni për Europën dhe Punët e Jashtme. (Nën drejtimin e PS)
Komisioni për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale. (Nën drejtimin e PS)
Me 79 vota pro, 0 abstenim dhe 0 kundër u miratua edhe projektvendimi për zgjedhjen e zëvendës kryetarëve të Kuvendit

Gjithashtu me 79 vota pro, 0 abstenim dhe 0 kundër u miratua edhe projektvendimi tretë për zgjedhjen e sekretariateve të Byrosë së Kuvendit.

Gjithashtu Kuvendi miratoi me 79 vota pro, 0 abstenim, 0 kundër përbërjen e Byrosë së Kuvendit.

Lexo më shumë nga

Vlora çel sezonin turistik me koncert dhe aktivitete të shumta

Vlora çeli sot sezonin turistik 2026, ku gjatë gjithë ditës u zhvilluan një sërë aktivitetesh sportive e kulturore, të cilat…

Global 360

Tre kongresistë paraqesin rezolutë në Kongresin Amerikan në mbështetje të anëtarësimit të Kosovës në NATO

Tre kongresistë amerikanë, Keith Self, Ritchie Torres dhe Mike Lawler, e kanë paraqitur një rezolutë në Dhomën e Përfaqësuesve për…

Diplovista

Rama për “Il Giornale”: Shumë vende evropiane e kanë kërkuar, por marrëveshja për migrantët vlen vetëm për Italinë

Të hysh në studion e Edi Ramës është një goditje e papritur. Pasi i nënshtrosh.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

“Shqipëria në BE, projekt më i madh se amaneti i Skënderbeut dhe Ismail Qemalit”

Fjala e plotë e Kryeministrit Edi Rama në Samitin e Diasporës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Vlora çel sezonin turistik me koncert dhe aktivitete të shumta

Vlora çeli sot sezonin turistik 2026, ku gjatë gjithë ditës u zhvilluan një sërë aktivitetesh sportive e kulturore, të cilat…