PD cakton emrat e katër kryetarëve dhe shtatë nënkryetarëve të komisioneve të Kuvendit

Partia Demokratike caktoi sot katër kryetarët e komisioneve parlamentare që do të drejtojë opozita, gjatë mbledhjes së sotme të grupit parlamentar të kësaj partie.


Partia Demokratike caktoi sot katër kryetarët e komisioneve parlamentare që do të drejtojë opozita, gjatë mbledhjes së sotme të grupit parlamentar të kësaj partie.

PD miratoi gjatë mbledhjes emrat e Ina Zhupës, Jorida Tabakut, Bardh Spahisë dhe Luçiano Boçit për 4 komisionet që do drejtohen prej opzoitës.

Kështu Komisioni për Edukimin, Shkencën dhe Sportet do të drejtohet nga Luçiano Boçi, komisioni për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën do të drejtohet nga Ina Zhupa, komisioni për Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e Informimit Publik do të drejtohet nga Jorida Tabaku, komisioni për Shëndetësinë dhe Mirëqenien Sociale do të drejtohet nga Bardh Spahia.

Gjithashtu grupi i PD-së ka miratuar edhe emrat e nënkryetarëve të komisioneve parlamentare të cilat do të drejtohen nga mazhoranca.

Kështu, Eno Bozdo u caktua nënkryetar për komisionin për Ekonominë, Punësimin dhe Financat. Komisioni për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike do të ketë nënkryetar Oerd Bylykbashin, ndërsa komisioni për Çështjet e Brendshme dhe të Mbrojtjes do të ketë nënkryetar Klevis Balliun. Për komisionin për Burimet Natyrore, Infrastrukturën dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm u caktua nënkryetar Bledi Himci.

Komisioni për Bujqësinë, Ushqimin dhe Zhvillimin Rural do të ketë nënkryetar Xhelal Mziu, komisioni për Evropën dhe Punët e Jashtme Albana Vokshin, komisioni për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale Ivi Kason.

Kuvendi pritet të zyrtarizojë emrat gjatë seancës së pasdites. Paraditen e sotme Kuvendi miratoi me votat e mazhorancës socialiste ndryshimet për ndarjen e Komisioneve Parlamentare. Me 79 vota pro, 0 kundër dhe 0 abstenim, Kuvendi miratoi projektvendimin e paraqitur nga Partia Socialiste për ngritjen e 11 komisioneve të përhershme, nga 8 që ishin më parë.

Deputetët e opozitës bojkotuan votimin e ndryshimeve duke braktisur seancën plenare, teksa i cilësuan vendimet e mazhorancës si “antikushtetuese” dhe në “shkelje të rregullores”.

/Burimi ATSH

Rama: Këshill Kombëtar për Fëmijët me Aftësi Ndryshe, bonus financiar për mësuesit

Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një bashkëbisedim me një grup prindërish për krijimin e Këshillit Kombëtar për Fëmijët me Aftësi…

Global 360

Ana Brnabiç presidentja e përkohshme e vendit

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, dha dje në mbrëmje dorëheqjen

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Një ambasador i ri amerikan për një partneritet në ndryshim?

Eric Wendt dorëzon kredencialet në Tiranë, ndërsa Shqipëria dhe Shtetet e Bashkuara hyjnë në një fazë të re të partneritetit…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama: Këshill Kombëtar për Fëmijët me Aftësi Ndryshe, bonus financiar për mësuesit

Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një bashkëbisedim me një grup prindërish për krijimin e Këshillit Kombëtar për Fëmijët me Aftësi…