Rama: Plani ynë ambicioz, të hapim grup-kapitullin e fundit të negociatave brenda vitit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot nga Brukseli se Bashkimi Europian është një perandori vlerash, të drejtash dhe sigurie, pjesë e së cilës duam të jemi, ndërsa vlerësoi faktin se populli danez është mes mbështetësve më të mëdhenj të anëtarësimit tonë në BE.


Kryeministri Edi Rama deklaroi sot nga Brukseli se Bashkimi Europian është një perandori vlerash, të drejtash dhe sigurie, pjesë e së cilës duam të jemi, ndërsa vlerësoi faktin se populli danez është mes mbështetësve më të mëdhenj të anëtarësimit tonë në BE.

Kryeministri Rama doli sot në një konferencë të përbashkët për shtyp me Marie Bjerre, ministre e Çështjeve Europiane të Danimarkës, vend i cili mban Presidencën e radhës së BE-së dhe Marta Kos, Komisionere Europiane për Zgjerimin, pas hapjes së katër kapitujve të negociatave për anëtarësim në BE.

“Kam shumë mirënjohje për mbështetjen dhe që keni siguruar të mbahet premtimi se kur japim rezultate shpërblehemi. Sot hapëm një tjetër grup-kapitull që në fakt përbëjnë 5 grup-kapituj në 11 muaj. Mesa di unë, ky është një rekord”, u shpreh Rama.

Kryeministri theksoi se presim me padurim të hapim grup-kapitullin e fundit para mbylljes së këtij viti.

“E di që është shumë ambicioze, por është ajo që duhet të bëjmë dhe me shpresë do ta bëjmë së bashku”, theksoi ai.

Hapja sot e 4 kapitujve të negociatave, për Ramën “nuk ka të bëjë vetëm me marrjen e një shpërblimi njëherë e përgjithmonë, por me detyra që do të realizohen çdo ditë”.

“Ne e dimë që më së fundi kjo është hera e parë për ne në histori që zgjedhim lirisht me kë duam të martohemi. Jemi martuar me detyrim me perandori të tjera në të shkuarën kështu që kjo është një perandori pjesë e së cilës duam të jemi. Një perandori vlerash, të drejtash, sigurie. Më së fundi qytetarët tanë do të sigurohen që të drejtat dhe liritë e tyre nuk do të merren nga askush që vjen më pas”, shtoi ai.

Duke iu referuar rezultateve të barometrit për zgjerimin, Rama vlerësoi faktin se “populli danezë është mes mbështetësve më të mëdhenj të anëtarësimit tonë në BE”.

“Danimarka ka shumë për të bërë dhe ministrja këtu ka një listë të gjatë para saj e gjëra të tjera për të bërë dhe për të votuar me detyrimet e Presidencës daneze. Na erdhi vërtetë shumë mirë kur pamë barometrin dhe kur kuptuam se populli danez është mes mbështetësve më të mëdhenj të anëtarësimit tonë. Të kesh nga ana jonë vikingët është diçka që të jep shumë siguri dhe ne na duhet ta përhapim këtë në mbarë Europën, në mënyrë që askush të mos guxojë të na bllokojë rrugën”, shtoi Rama.

Rama theksoi se tani Shqipëria ka një ministër për Mjedisin të krijuar ekskluzivisht.

“Ky është rezultat edhe i njëfarë trysnie nga kanalet e BE-së për ta bërë një gjë të tillë, sigurisht trysni miqësore me argumente të mira. Ne mbështetemi te dija e Europës, një dije që është akumuluar duke ecur përpara me anë të shembullit”, tha Rama.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Shqipëria dhe MV sistem me një ndalesë në pikat kufitare, Lamallari: Fitojnë qytetarët dhe ekonomia

Nënshkrimi i marrëveshjes është bërë sot në Dibër nga ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari dhe ministri i Punëve…

Global 360

Macron pas takimit me Ramën: Franca riafirmon mbështetjen për integrimin evropian të Shqipërisë

Kryeministri Edi Rama u prit sot në takim në Pallatin “Elysée” nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron.

Diplovista

Rama në FII Europe 2026: Shqipëria po merr rol strategjik në sigurinë energjetike të Evropës

Shqipëria po merr rol strategjik në sigurinë energjetike të Evropës, deklaroi kryeministri Edi Rama në samitin ”Future Investment Initiative Europe…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Shqipëria dhe MV sistem me një ndalesë në pikat kufitare, Lamallari: Fitojnë qytetarët dhe ekonomia

Nënshkrimi i marrëveshjes është bërë sot në Dibër nga ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari dhe ministri i Punëve…