Protesta në Hagë, Rama: Asgjë tjetër përveç drejtësisë, për Kosovën dhe çlirimtarët e saj

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se shqiptarët kërkojnë vetëm drejtësi për Kosovën dhe çlirimtarët e saj.


Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se shqiptarët kërkojnë vetëm drejtësi për Kosovën dhe çlirimtarët e saj.

Duke reaguar pas protestës së zhvilluar sot në Hagë, ku qindra shqiptarë nga e gjithë bota u mblodhën para Gjykatës Speciale në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Dhomat e Specializuara për krime lufte, Rama theksoi se e vetmja kërkesë është drejtësia.

Nesër, në këtë proces, pritet nisja e dëshmive të thirrura nga mbrojtja.

“Drejtësi pra, drejtësi, vetëm drejtësi. Asgjë më shumë e asgjë tjetër përveç drejtësisë, për Kosovën dhe çlirimtarët e saj”, u shpreh Rama.

Protesta e 14 shtatorit, e thirrur nga mërgata shqiptare dhe e mbështetur nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së (OVL-UÇK), bashkoi shqiptarë nga vende të ndryshme të botës në shenjë solidariteti.

Në Gjykatën Speciale në Hagë po zhvillohet procesi kryesor ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarëve Kadri Veseli e Jakup Krasniqi dhe ish-deputetit Rexhep Selimi, të akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, akuza që të katërt i kanë mohuar.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Sot, Dita Botërore e Turizmit

E shpallur si e tillë që prej vitit 1980, kjo ditë shërben çdo vit për të nxjerrë në pah rëndësinë…

Global 360

Putin: Rusia nuk po përgatitet për asnjë lloj përballjeje ushtarake me Evropën

Rusia nuk po përgatitet për asnjë lloj konflikti ushtarak me Evropën, deklaroi sot presidenti rus Vladimir Putin, gjatë një konference…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Pas vetingut, sfida është konsolidimi i institucioneve të drejtësisë

"Drejtësia shqiptare ndodhet pikërisht në këtë pikë të rrugës"

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Sot, Dita Botërore e Turizmit

E shpallur si e tillë që prej vitit 1980, kjo ditë shërben çdo vit për të nxjerrë në pah rëndësinë…