Ikja pa lamtumirë e Artan Lames!

“Tani iku duke lënë pas një emër që e skaliti me një përkushtim dhe devocion”


Nga Albert Vataj

Ikjet e befta janë të trishta sepse janë ikje pa lamtumirë. E tillë ishte ikja e Artan Lames. Ai, prej sot, 22 maj 2025, nuk do të jetë më i pranishëm, në angazhimet publike, në trajtimet e tematikave të ndryshme, në prezencën mediatike, ku me shpirt dhe zjarr shpërfaqi, prezantoi, parashtroi dhe mbrojti shumë çështje, ku la të plazmuar në memorie, zërin dhe argumentet e tij.

Kësaj here, Artan Lame nuk arriti t’ia dilte betejës me problemet kardiovaskulare. Iu dorëzua vdekjes në moshën 58-vjeçare, duke lënë pas një kontribut të shquar si arkitekt, studiues, publicist dhe angazhimin e tij në çështje të trashëgimisë kulturore, historisë urbane dhe politikës së tokës në Shqipëri.

Si drejtues i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, ka dhënë një kontribut të rëndësishëm në proceset e legalizimeve dhe regjistrimit të pronave. Me veprimtarinë e tij, publicistika e fokusuar në shumë analiza, shkrime historike dhe reflektime publike, përmes një gjuhe të qartë dhe pasiononte, ai hodhi dritë mbi çështje të identitetit, kujtesës dhe transformimit të Shqipërisë.

Artan Lame ka pasur një ndërhyrje të mëparshme në zemër, përpara asaj fatales që çoi në ndarjen e tij nga jeta, sot më 22 maj 2025. Në mars të vitit 2016, ai iu nënshtrua një operacioni të vështirë në zemër në një spital privat në Tiranë, pas një çarje të aortës.

Kësaj here ai iku duke lënë pikëllim dhe dhimbje për bashkëshorten, dy fëmijët, familjen dhe gjithë atyre që kjo ndarje e parakohshme u pikoi në zemër. Iku pa një lamtumirë, por edhe pa fjalën e shpirtshme, që ai kaq bukur dinte ta skaliste, me penën e hollë dhe trokitjet e dobëta të zemrës.
Nëntë vite më parë, më 2016, ai e fitoi betejën me vdekjen, duke iu qenë falënderues të gjithë ekipit të mjekëve, që në një sfidë 7-orëshe do ta mbanin në jetë zemrën e Artan Lames, gjë të cilën e patën të pamundur mjekët gjermanë ta bënin, duke u dorëzuar.

Asokohe Artan Lame, më shumë se mirënjohje për të gjitha, pasi u kthye “që andej prej nga rrallë bën vaki të kthehet kush” la edhe disa fjalë zemre, ndoshta jo këshilla se sa mësime që trokasin në mendime, në momentet që të duket se ke rilindur në një botë që është dhe duhet parë dhe jetuar çdo çast si një mrekulli, sepse gjithmonë ky mund të ishte çasti i fundit.

Në marsin e vitin 2016, pas fitores së betejës me vdekjen, Lame shkroi: “Thelbi i besimit qëndron tek dy gjëra, tek dhimbja dhe tek tërheqja. Dhimbja, vuajtja fizike, e bën njeriun të kuptojë kotësitë e shumicës së botës materiale. Dhe tërheqja, shkëputja nga bota, e bën të fitojë atë distancë të domosdoshme që duhet për t’u ngritur mbi tollovitë e zallamahitë e ditës. Unë i kalova të dyja, ndaj më lejoni t’u them ç’kuptova në fund.

Mos u zini kot. Ka për të gjithë. Duajeni më shumë njëri-tjetrin. Nëpër ditët kur isha hequr mënjanë botës dhe orët i kaloja veç mes dhembjesh fizike që nuk mbaronin e nuk mbaronin, kuptova pikërisht këtë gjë. Shpikim e sajojmë mes nesh kaq shumë keqdashje, zili, smirë, urrejtje, hile, që e bëjnë m’kot edhe më të dhimbshme botën tonë, që edhe pa to është plot dhimbje. Dhe që në fakt është plot njerëz të mirë e qëllim mirë, njerëz të vojtur e të ndershëm, njerëz të mësuar me mundimin dhe vuajtjen dhe që i kalojnë ato pa shume filozofi, thjesht i kalojnë.

Bota mbështet mbi hapësirën dhe kohën. Atëhere në doni ta bëni një gjë, bëjeni, pasi kur të doni, ndoshta s’do mundeni dot më. Nëse doni ta hapni një portë, hapeni. Është gjithmonë bukur.

Kot mundohemi për vete. Në rastin më të mirë të mundshëm, prapë ato të shkreta 2 metra dhé do marrim në fund. E vetmja mënyrë për të marrë diçka më shumë, është të japim. S’ka rëndësi çfarë, panem, amor, vitam.”, pat shkruar Lame 9 vite më parë, kur ai besoi se kishte rilindur, dhe ishte kthyer nga ajo udhë që askush nuk kthehet.
Kësaj here, Artan Lame iku pa lamtumirë. Thjeshtë u largua, ndoshta befas, pa mundur të marrë me vete, këto fjalë që i shkroi nëntë vite më parë dhe që i lexojmë dhe i pranojmë sot, ndërsa ai u nis në udhën pa kthim.

Tani iku duke lënë pas një emër që e skaliti me një përkushtim dhe devocion, me aq zell dhe zjarr përfshirjeje pasiononte, ku edhe u dogj, që t’i përkasë përjetësisë.

Lexo më shumë nga

Celibashi: Sulme kibernetike të sofistikuara ndaj KQZ, i referuam për hetim

Kryekomisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi bëri sot me dije se platformat e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve janë gjendur nën…

Global 360

Presidentja Osmani kërcënohet me jetë, thotë këshilltari i saj

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është kërcënuar me jetë gjatë kësaj jave, tha këshilltari i saj për media, Bekim Kupina.

Diplovista

Rama për televizionin austriak ORF: Anëtarësimi në BE një mundësi historike

Kryeministri Edi Rama, në një intervistë me Christian Wehrschutz, gazetari i njohur televizionit austriak, ORF.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

“The Telegraph”: Liderët evropianë dhe amerikanë, e shohin Ramën si forcë stabilizuese në rajon

Gazeta britanike i kushton një profil kryeministrit Edi Rama

Masmedia

Celibashi: Sulme kibernetike të sofistikuara ndaj KQZ, i referuam për hetim

Kryekomisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi bëri sot me dije se platformat e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve janë gjendur nën…