Gonxhja: Së shpejti studim për zonën e ish-Kombinatit në Tiranë, të kthehet në qendër ekonomike

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja tha sot se në ish-Kombinat në Tiranë do të ketë shumë shpejt një studim për të parë mundësinë se si mund të shërohet kjo zonë nga degradimi”.


Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja tha sot se në ish-Kombinat në Tiranë do të ketë shumë shpejt një studim për të parë mundësinë se si mund të shërohet kjo zonë nga degradimi”.

Në një prononcim për mediet, pas nënshkrimit të marrëveshjes së bashkëpunimit me IFC që mbështet zhvillimin e Parqeve Eko-Industriale në Shqipëri, Gonxhja tha se “zonat si ajo e ish-kombinatit dhe e ish-njësive të prodhimit janë sot në gjendje shpesh të braktisur dhe të degraduar. Këto zona duhet të shikohen me urgjencë për t’u kthyer në qendra që të mund të përfshihen në ekonomi dhe industri rekreative apo në ekonominë e gjelbër”.

“Shumë shpejt do të ndërhymë për të zhvilluar zonat që duhet të përfshijnë gjithçka nga rekreacioni, tek zonat sociale, sportive, ekonomike, tregje të cilat do të ofronin mundësi për të rinjtë, për moshat e ndryshme dhe për të gjeneruar ekonomi, jetë sociale, kulturë, art”, tha Gonxhja.

Ne, tha Gonxhja, kemi një rol kryesor për të luajtur jo vetëm për ekonominë, por edhe për detyrimet që kemi për dekarbonizimin dhe ekonominë e gjelbër dhe për shërimin mjedisor të disa prej zonave si Kombinati që e vuajnë të shkuarën e këtyre industrive, të cilat nuk mund të mbeten sot mes qendrave urbane në gjendjen që janë.

“Ky projekt do të ndihmojë shumë për konceptimin e planeve, për shembull parkun e Metalurgjikut për zonën industriale, ku do të punojnë atje me zhvilluesit që aktualisht janë më të gjithë zhvilluesit si dhe për parqe të tjera ekzistuese me zhvillues publik e privat siç është edhe parku Xhafzotaj, si parku TEDA Tiranë me zhvillues bashkinë e Tiranës, që të gjitha parametrat dhe stabndardet e këtyre parqeve ekologjike të jenë sa më eko”, tha Gonxhja.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Rama në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti në Vlorë

Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë në homazhet e zhvilluara për gazetarin Enrik Mehmeti, në teatrin “Petro Marko” në Vlorë.

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama për ”Corriere della sera”: Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë

Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë, deklaroi kryeministri Rama për prestigjiozen italiane ”Corriere della sera”.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti në Vlorë

Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë në homazhet e zhvilluara për gazetarin Enrik Mehmeti, në teatrin “Petro Marko” në Vlorë.