Diskutime mbi zbatimin për Shqipërinë të marrëveshjeve për lëvizjen e lirë brenda rajonit

Instituti për Bashkëpunim dhe Zhvillim (CDI), në bashkëpunim me Ambasadën Gjermane në Shqipëri dhe ‘GIZ Shqipëri’, organizoi tryezën e rrumbullakët “Nxitësit e mobilitetit rajonal në Ballkanin Perëndimor: Lëvizja e lirë e njerëzve”.


Lëvizja e lirë e qytetarëve në rajon është një nga shtyllat kryesore të Bashkimit Evropian dhe një nga përfitimet më konkrete që qytetarët e Ballkanit Perëndimor presin nga procesi i integrimit. Për të përshpejtuar këtë proces, vendet e rajonit kanë firmosur një sërë marrëveshjesh për mobilitet në kuadër të CEFTA-s (Marrëveshja e Tregtisë së Lirë në Evropën Qendrore) dhe CRM (Tregu i Përbashkët Rajonal).

Zbatimi i këtyre marrëveshjeve është kthyer tashmë në një test për vullnetin dhe aftësinë e vendeve të Ballkanit për të vepruar si një treg i vetëm dhe për të ofruar rezultate të prekshme për qytetarët e tyre.

Në këtë kuadër, Instituti për Bashkëpunim dhe Zhvillim (CDI), në bashkëpunim me Ambasadën Gjermane në Shqipëri dhe ‘GIZ Shqipëri’, organizoi tryezën e rrumbullakët “Nxitësit e mobilitetit rajonal në Ballkanin Perëndimor: Lëvizja e lirë e njerëzve”.

Ky aktivitet çeli një seri takimesh rajonale që do të zhvillohen nga 21 deri më 29 maj në kryeqytetet e rajonit, me fokus progresin, sfidat dhe hapat e ardhshëm për zbatimin e marrëveshjeve të CRM dhe CEFTA-s për mobilitetin e njerëzve.

Diskutimet u përqendruan në tetë marrëveshje dhe një rekomandim të dakordësuar nga vendet anëtare të CEFTA-s në tetor 2024. Deri më tani, vetëm tre prej tyre janë ratifikuar nga të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor.

“Bashkëpunimi rajonal është gur themeli për zhvillimin ekonomik dhe rrugën drejt BE-së,” u shpreh Thilo Schroeter, Zv/Ambasador i Gjermanisë në Shqipëri, duke theksuar rëndësinë e angazhimit të qeverisë dhe parlamentit në miratimin e marrëveshjeve dhe rolin e shoqërisë civile në monitorimin dhe lobim në favor të implementimit.

Antonela Dhimolea nga Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme theksoi se, Procesi i Berlinit ofron kornizën politike dhe ligjore për thellimin e bashkëpunimit rajonal dhe është një mjet konkret për përgatitjen e vendeve të rajonit për anëtarësim në BE.

Fjoralba Caka, eksperte pranë CDI, ndau gjetjet e studimit për Shqipërinë i cili krahas progresit ne nivelin e bashkëpunimit politik, nxjerr në pah sfidat gjate zbatimit, në koordinimin ndërinstitucional, mbi transparencën e kufizuar dhe mungesën të kapaciteteve teknike te mjaftueshme për zbatim të qëndrueshëm.

Olivera Ceni-Bardiqi nga CEFTA, prezantoi një analizë të detajuar mbi situatën e ratifikimit të 11 marrëveshjeve të nënshkruara në Berlin në 2024 dhe në Prishtinë në 2025. Znj. Ceni-Bardiqi nënvizoi progresin a pabarabartë të harmonizimit ndërmjet vendeve si një nga sfidat aktuale.

Nga ana e saj, Alketa Vejseli nga Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit (MEKI), nënvizoi volumin e rëndësishëm të punës për CEFTA dhe CRM, dhe nevojën për forcim të kapaciteteve në administratën publike, në një moment ku Shqipëria është e angazhuar për përmbylljen e negociatave me BE-në deri në vitin 2027.

Përfaqësues të GIZ Shqipëri ndanë përvojën në mbështetjen për institucionet shqiptare për përafrimin e legjislacionit me standardet e BE-së në fushën e lëvizjes së lirë të mallrave dhe shërbimeve. Projekti SANECA solli shembuj praktikë nga puna a bërë në kuadër të njohjes nga BE të kualifikimeve dhe diplomave të lëshuara nga institucionet shqiptare, dhe ndërsjelltas.

Tryeza e rrumbullakët u mbyll me fjalën e Mia Marzouk, Zëvendës Ambasadore e Britanisë së Madhe në Shqipëri, e cila u shpreh se diskutimet e sotme do të kenë vendin e tyre në përgatitjen e Samitit të radhës të Procesit të Berlinit që do të mbahet në Mbretërinë e Bashkuar në muajin tetor.

Seria rajonale e aktiviteteve do të kontribuojë në pasurimin e debatit mbi integrimin e rajonit në tregun unik evropian dhe do të kulmojë në edicionin e 11-të të Tirana Connectivity Forum, që do të zhvillohet më 16-17 shtator 2025.

Burimi ATSH

Balla në Strasburg në takimin e SAPC: Shqipëria e vendosur për anëtarësim në BE brenda dekadës

Në takimin e 19-të të Komitetit Parlamentar të Stabilizim- Asociimit, ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla në…

Global 360

Osmani pas samitit në Tiranë: BE-ja t’i japë Kosovës statusin e vendit kandidat

Komentet e Osmanit në një postim në rrjetet sociale vijnë në mbyllje të punimeve të Samitit të Procesit të Bashkëpunimit…

Diplovista

Hasani për ”Kathimerini”: Të thellojmë bashkëpunimin bazuar në interesat strategjike

Tri javë pas rizgjedhjes së Edi Ramës, ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani vizitoi Athinën, ku u takua edhe…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Koçi Tahiri, veprimtar i respektuar i elitës intelektuale dhe i politikës shqiptare

"Pishtari i Demokracisë" dhe ish-deputet (2017-2021) ka veprimtari të gjerë aktive 35-vjeçare, me karakter krahinor dhe kombëtar.

Masmedia

Balla në Strasburg në takimin e SAPC: Shqipëria e vendosur për anëtarësim në BE brenda dekadës

Në takimin e 19-të të Komitetit Parlamentar të Stabilizim- Asociimit, ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla në…