Vengu me komandantin e FSK: Shqipëria krah Kosovës për garantimin e stabilitetit në rajon

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu priti sot në një takim zyrtar komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), gjenerallejtënant Bashkim Jashari.


Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu priti sot në një takim zyrtar komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), gjenerallejtënant Bashkim Jashari.

I pranishëm në këtë takim ishte edhe shefi i Shtabit të përgjithshëm te FA gjenerallejtënant Arbe Kingji.

Gjatë këtij takimi u diskutua mbi bashkëpunimin strategjik dhe vëllazëror ndërmjet dy vendeve tona në fushën e Mbrojtjes, i cili konsiderohet një faktor stabiliteti për rajonin dhe një orientim i qartë drejt integrimit euroatlantik.

Vengu vlerësoi nivelin e lartë të bashkëpunimit me Kosovën dhe konfirmoi përkushtimin e Ministrisë së Mbrojtjes për të mbështetur anëtarësimin e Kosovës në nisma rajonale dhe ndërkombëtare, përfshirë Kartën e Adriatikut (US-A5).

Ndër të tjera, në këtë takim u diskutua rreth situatës së brishtë të sigurisë në rajon, ku u dënuan sulmet terroriste dhe kriminale në veri të Kosovës, si dhe tensionet në Bosnje Hercegovinë.

Vengu theksoi se, Shqipëria do të mbetet gjithmonë krah Kosovës për të garantuar siguri dhe stabilitet të qëndrueshëm në rajon.

Po ashtu, ministri Vengu theksoi qëndrimin e Shqipërisë se misioni i NATO, KFOR, është garanti për sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës.

Vengu dhe gjenerallejtënant Jashari theksuan prioritetet e përbashkëta për forcimin e FSK si një forcë moderne dhe territoriale përmes pesë shtyllave kryesore: kapitali njerëzor, modernizimi dhe zhvillimi i kapaciteteve, industria ushtarake dhe inovacioni, qëndrueshmëria kombëtare (përfshirë mbrojtjen kibernetike dhe civile) dhe infrastruktura kritike.

Bashkëpunimi ndërmjet dy vendeve në fushën e Mbrojtjes është konkretizuar me pjesëmarrjen aktive në stërvitjen ndërkombëtare Defender Europe 2025, ku Shqipëria dhe Kosova luajnë një rol kyç.

Një tjetër fushë me rëndësi strategjike është ajo e arsimit ushtarak. Akademia e Forcave të Armatosura shqiptare vijon të ofrojë bursa dhe kurse për studentët dhe oficerët nga Kosova, ndërkohë që po shqyrtohen edhe kuota të veçanta në universitete publike për specialitete të rëndësishme për mbrojtjen.

U diskutua gjithashtu për mundësinë e tërheqjes së burimeve njerëzore nga diaspora dhe individët me shtetësi të dyfishtë si dhe nxitjen e kthimit të profesionistëve me aftësi të larta në Shqipëri dhe Kosovë përmes stimujve konkretë.

Plani i bashkëpunimit dypalësh për vitin 2025 përfshin 64 aktivitete konkrete: takime, trajnime, shkëmbim informacioni dhe stërvitje, të cilat janë tashmë në proces zbatimi.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Rama: Negociatat me BE-në do t’i përmbyllim sipas kalendarit të përcaktuar

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se Shqipëria po punon intensivisht për të përmbyllur negociatat e anëtarësimit me Bashkimin Evropian brenda…

Global 360

Kurti: Serbia duhet ta ndryshojë qasjen ndaj Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vlerësuar si historik rezultatin e arritur nga shqiptarët në zgjedhjet parlamentare në Serbi

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama: Negociatat me BE-në do t’i përmbyllim sipas kalendarit të përcaktuar

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se Shqipëria po punon intensivisht për të përmbyllur negociatat e anëtarësimit me Bashkimin Evropian brenda…