“Nga bohemizmi, te përjetësia”

Qendra për Hapje dhe Dialog (COD) sjell në Tiranë një nga ekspozitat më të rëndësishme të çelura ndonjëherë në kryeqytet


Nga Amir Gross Kabiri
President i Fondacionit MTA

Koleksionimi i veprave te artit ne vetvete nuk ka kuptim nëse reduktohet ne nje perzgjedhje të rastësishme te pikturave dhe skulpturave të bukura dhe të këndshme që të kenaqin syrin, sepse atëhere humbet perberesi i tij më i rëndesishëm: Rrefimi per një kohë dhe hapësire të caktuar. Koleksionimi kërkon zbulimin e fjalorëve të ndryshëm te artit mbi te njëjten temë, identifikimin e cilesive te reja stilistike në epokat historike dhe tashmë te analizuara të artit dhe zbulimin – të fshehur nën mantelin e kohës – të historive te reja personale dhe sociale.

Një shembull domethënës i kesaj mund të jete një nga koleksionistët më të mëdhenj franceze, Ambroise Vollardit, që mundi të dallojë dhe te njohë cilësine ne punët e një piktori të ri, i cili atehere ishte edhe jo edhe aq i njohur, fovistit Louis Valtat, si dhe, duke u mbështetur në ndjeshmërine dhe nuhatjen e tij te holle, i bleu vepra të shumta nga viti 1904 e deri ne 1911, të cilat më vonë u vlerësuan pamase.

Në perputhje me këte shembull, ne kohët moderne, jemi deshmitare të rritjes së rëndësisë qe iu kushtohet pikturave të ketij artisti dhe me kenaqesi mund te theksojmë se koleksioni i Fondacionit MTA permban shtatë piktura të Valtatit.

Krijimi i nje koleksioni cilësor kerkon kohë, konsideratë dhe mirëkuptim, një vizion te qartë të koleksionistit dhe ndjeshmëri si dhe aftësi për të krijuar një mesazh kuptimplotë rreth frymës së një epoke të veçante permes artit.

Me fjalë te tjera, specifika e çdo koleksioni arti fshihet në veçantine me të cilën koleksionisti lidh dhe kombinon fragmentet e gjetura e te perzgjedhura ne një mozaik te ri. Nga një proces i tillë u krijua pikerisht koleksioni i Fondacionit MTA, një pjesë te te cilit me kenaqësi te jashtëzakonshme të ekspozohet në godinën e Keshillit te Ministrave, te “Qendra për Hapjen dhe Dialogun” (COD) në Tiranë.


Ekspozita “Nga bohemizmi te perjetesia” synon te prezantoje para publikut kryeveprat nga Fondacioni MTA, të cilat pasqyrojne stilet kryesore artistike në Evropë si dhe në kontinentin amerikan që nga fillimi i shekullit të njëzetë deri në vitet 1960-të. Parë në një prizem më të ngushtë, ato jane nje lloj perfaqesimi i frymës boheme dhe revolucionare te periudhes që mbizoteronte në Paris, më sakte e shtrire mes dy pjesëve të qytetit, nga Montmartre e deri në Montparnasse, ne prag te dy lufterave botërore me te gjitha pasojat që u shkaktuan tyre.

Potenciali i pamate dhe i paimitueshëm i krijimtarisë artistike që u shfaq gjatë kalimit nga akademizmi në bohemizem dhe krijoi modernizmin, si dhe ndryshimet qe solli Revolucioni i Dytë Industrial, pati jehonë në artet pamore në mbare botën.

Ne kete drejtim, sipas prirjes time, do të veçoja “NGA BOHEMIZMI TE PERJETESIA”, veprat e artit, te cilat, ne diversitetin e tyre stilistik, nderojne duke i bere nje homazh me se te besueshëm kohës dhe historise se shpalosur e te rrefyer nga ekspozita e hapur në Tiranë.

Piktura e Jean Metzingerit (1883-1956), “Gruaja e ulur (1905-1906), eshte nje pershkrim delikat, por i shkelqyer i fushes artistike se “Belle Époque” Ky piktor francez i jashtezakonshem, i cili provoi dorën e tij ne te gjitha drejitimet krijuse te modernizmit, e krijoi kete pikture pas ekspozites skandaloze foviste, duke aplikuar mënyra te reja pikture, prandaj kjo veper permban një galeri te pazakonte koloristike. Nje nga artistet kryesore te epokes se tij, Kees van Dongeni (1877-1968) pikturoi “Avenue Bois de Boulogne” (Shetitorja e Pyllit te Bolonjes) (rreth vitit 1916) gjate Luftes së Pare Botérore. Ne pikture, ai portretzoi te rene Marcelle Leoni, nje nga modelet me te famshme pariziane te asaj periudhe. Van Dongeni ishte shndërruar tashme ne nje piktor qe pershkruante modele me sy te medheni, por né veprén qe i perket fondacionit MTA, ai pikturoi edhe mjedisin parizian te ruges se famshme dhe sot e dime saktesisht madie edhe vendin se ku e ka pikturuar. Marcelle Leoni, terheqese, ishte modelja e preferuar e Van Dongenit, prandaj ai e ka paragitur ate dy here. Portreti i dyte gjendet ne Muzeun “Hermitage” te Shën Pjeterburgut.

Edhe pse periudha nè fillim te shekullit te 20-te mund te tingelloj ndonjehere si perralle dhe argétuese permes artit, e verteta qendron se nuk ishte gjithmone ashtu.

Artiste te shumte shkuan në lufte.

Polaku Simon Mondzian (1888-1979), i cili e zhvilloi karrierën e tij në Paris, ishte vullnetar ne detashmentin polak te legjionit te Huaj Francez. Pérvoja e Luftes se Madhe e shtyu ate te krijonte pikturën Uria (1915), ne te cilen ai pershkruan vuajtjet njerëzore dhe tmerret e luftes permes urisë dhe raskapitjes së trupit te njeriut. Kjo pikture me emocione te jashtezakonshme eshte ekspozuar në muze te rëndesishëm ne të gjithe Evropen.

Dy viet para vdekjes se tij, Amedeo Modigliani (1884-1920) pikturoi Annie Bjarnen (1919), vajzën e re suedeze, te cilën e kishte takuar në vendin e famshëm e te frekuentuar në Montparnasse, ne kafenene “La Rotonde”. Para se te pikturonte portretin ne banesën e tij, jo shumë larg vendit ku rastisi te takoheshin, ai pati bere nje skice të vogël, e cila tani gjendet në Koleksionin Mbreteror danez ne Kopenhage, ndërsa portreti i vertete me vaj në pëlhure i përket koleksionit te Fondacionit MTA dhe eshtë shfaqur ne njëzet ekspozita ne te gjitha kontinentet.

Nje kilian me vendbanim ne Paris, Manuel Ortiz de Zárate (1886-1946), pikturoi “Natyrën e qete me lullë” (rreth vitit 1919), nje shembull i jashtëzakonshem i kubizmit sintetik dhe që eshte dhe mbetet ende, piktura e tij më e vlerësuar.  Autori i nje prej portreteve me interesante kubiste te Pablo Picassos, anëtar i grupit te piktures nga Montparnasse, gjithashtu edhe një mik i madh i Jean Cocteaut, Amedeo Modigliani, Max Jacobit, Marie Vassilieffit, André Salmonit dhe Léonard Foujitas, ai ishte nje piktor, i cili ne dy veprat e tij te artit po fiton gjithnje e me shume rëndesi ne historine e Fondacionit MTA.

 

Nje tjeter pikture që të sjell ndermend kartolinat e vjetra dhe qe tregon kabarenë “Moulin Rouge”(1926) eshte pikturuar nga belgu Léon de Smet (1881-1966), i cili jetoi në Londer ne vitet 1920-të dhe pikturoi kete kabare të famshme si kujtim ne një nga udhëtimet e tij nëper Paris. Eshte interesante se në ato dite, një nga fotografët me te rendesishem ne historine e Frances, Eugène Atget, e fotografoi pikerisht këtë lokal te famshëm parizian, dhe fotoja tashme ndodhet ne muzeun “MoMA” të Nju-Jorkut.

Megjithese grate ishin nje gje e ralle ne artet pamore gjate gjysmes se pare te shekullit të 20-te, Fondacioni MTA permban ne gjirin e vet veprat e disa prej autorëve me te rendesishem te epokes. Gjermania Gabriele Münter (1877-1962), nje nga artistet e para te arsimuara ne Evrope, e cila ishtegjithashtu profesoresha e pare femer ne “Bauhaus”, nje nga themeluesit e ekspresionizmit german si dhe njé nga fotografet me te njohura te kohes së saj,  pershkroi tryezen e festës se Pashkëve dhe atmosferen e qete té mëngjesit te nje shtepie ne pikturen “Natyre e qete me vezët e Pashkëve” (1921). Ngjyra e veçante dhe espresionizmi mund te dallohen ne çajnikun dhe gotat, te cilat me shume gjasa i janë bëre dhurate nga bashkejetuesi i saj prej kohesh, piktori Wassily Kandinsky.

 

 

Suzanne Valadon (1865-1938) pozoi si e modele në rinine e saj për Berthe Morisotin, Pierre-Auguste Renoirin dhe Henri de Toulouse-Lautrecun, derisa u bë edhe vetë një piktore e famshme. Ajo njihet si gruaja e paré e pranuar në “Société Nationale des Beaux-Arts”, piktorja e parë feministe në historinë e artit dhe nëna e piktorit Maurice Utrill.

Piktura e saj ne koleksionin e Fondacionit MTA, “Nudo në një peizazh” (1923), është një shembull i jashtëzakonshëm i fovizmit, i cili tregon potencialin e saj ne pikturë per te zoteruar njesoj mire formën dhe ngjyrën.

Njé tjetër piktore e jashtëzakonshme që e ka pasuruar koleksionin me punën e saj eshtë “Baronesha e penelit” e famshme që i shtyu duke i çuar edhe më tej kufijtë në pikturë, Tamara de Lempicka (1898-1980).

Më saktesisht, me pikturën “Kompozim abstrakt në të kuqe dhe blu II” (rreth 1953) në abstraksion gjeometrik, ajo krijoi një vepër magjike, e cila nxit imagjinatën e vëzhguesit me normat e saj estetike dhe perbërjen e figurave.

Do të veçoja gjithashtu pikturën “Kompozimi” (1939) nga Boris Kleinti (1903-1996), një piktor dhe psikolog gjerman, i cili kontribuoi në zhvillimin e psikoterapisë “Gestalt’ (Të tërës me tipare më domethënëse se pjesët e saj pärbërëse) dhe ishte një nga teoricienët më te rëndesishem të abstraksionit gjeometrik.

Kjo pikturë, në te cilën ai mundi të gjente dhe të zbatonte me sukses harmonine në larminë e formave artistike, u krijua pas njohjes së autorit me veprën e Wassily Kandinskyt.

 

Me bindjen dhe besimin se kryeveprat e ekspozuara te koleksionit te Fondacionit MTA do t’i ofrojnë jo vetëm audiences shqiptare, por edhe asaj rajonale një këndvështrim tjetër mbi krijimtarine artistike të një epoke, deshiroj te falenderoj organizatorët e ekspozitës “Nga Bohemizmi te Perjetësia: Shkëlqimi i Artit Modern 1900-1970” – Ambasadoren e Shtetit të Izraelit në Republikën e Shqipërisë, zj. Galit Peleg, Kryeministrin e Shqipërisë, zotin Edi Rama dhe Qendrën për Hapje dhe Dialog (COD).

Lexo më shumë nga

Zgjatet afati i qëndrimit të shtetasve ukrainas në Shqipëri deri në 4 vjet

Qeveria shqiptare ka vendosur të zgjasë me një vit afatin e qëndrimit të shtetasve të Ukrainës në Shqipëri.

Global 360

Presidentja Osmani kërcënohet me jetë, thotë këshilltari i saj

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është kërcënuar me jetë gjatë kësaj jave, tha këshilltari i saj për media, Bekim Kupina.

Diplovista

Rama për televizionin austriak ORF: Anëtarësimi në BE një mundësi historike

Kryeministri Edi Rama, në një intervistë me Christian Wehrschutz, gazetari i njohur televizionit austriak, ORF.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

“The Telegraph”: Liderët evropianë dhe amerikanë, e shohin Ramën si forcë stabilizuese në rajon

Gazeta britanike i kushton një profil kryeministrit Edi Rama

Masmedia

Zgjatet afati i qëndrimit të shtetasve ukrainas në Shqipëri deri në 4 vjet

Qeveria shqiptare ka vendosur të zgjasë me një vit afatin e qëndrimit të shtetasve të Ukrainës në Shqipëri.