Begaj pret nxënës nga komuna Tuz e Malit të Zi: Me anëtarësimin në BE, kufijtë mbeten vetëm në hartë

Një grup nxënësish nga shkolla fillore “Mahmut Lekić” e Komunës Tuz e Malit të Zi vizituan sot Institucionin e Presidentit të Republikës.


Një grup nxënësish nga shkolla fillore “Mahmut Lekić” e Komunës Tuz e Malit të Zi vizituan sot Institucionin e Presidentit të Republikës.

Gjatë kësaj vizite, nxënësit u njohën me ambientet e Institucionit të Presidentit, ku zhvillohen takime të rëndësishme kombëtare e ndërkombëtare, funksionin, vendimmarrjet, si dhe aktivitetet kryesore.

Ndërkohë që Presidenti i Republikës, Bajram Begaj i uroi mirëseardhjen miqve të vegjël nga Tuzi, nxënësit e përshëndetën me një këngë me çifteli dhe me interpretimin e një poezie patriotike.

Duke theksuar rëndësinë e intensifikimit të vizitave të ndërsjella mes shqiptarëve të Shqipërisë dhe atyre të Malit të Zi, Presidenti Begaj u shpreh se “me anëtarësimin tonë të përbashkët në Bashkimin Evropian, kufijtë do të mbeten vetëm në hartë”.

Kreu i Shtetit propozoi hapjen e dyerve të institucioneve për fëmijët nga të gjitha trevat dhe zhvillimin e vizitave të tyre në familjet shqiptare, por edhe mësimin e historisë në institucionet përkatëse.

Gjatë bashkëbisedimit me ta, Presidenti Begaj u fokusua te leximi, marrja e dijeve përmes shkollës dhe përkushtimi që duhet të ketë secili fëmijë, pasi, siç u shpreh ai “ëndrrat janë të bukura kur punohet për t’i realizuar”.

Kreu i Shtetit përgëzoi drejtorin e shkollës, Luigj Dedvukaj, dhe mësuesen Hana Canaj për pasionin dhe dashurinë në ushtrimin e profesionit dedikuar mësimit të gjuhës shqipe.

Presidenti Begaj këshilloi ndjekjen e modelit arbëresh për ruajtjen dhe pasurimin e gjuhës shqipe, ndërsa theksoi rëndësinë e shfrytëzimit të teknologjisë në dobi të gjuhës amtare.

Gjithashtu, Presidenti i Republikës shprehu besimin se vetëm nëpërmjet bashkëpunimit midis institucioneve arsimore të Shqipërisë dhe atyre Malit të Zi do të realizohen projekte që rrisin cilësinë në mësimdhënie, bazuar në shkëmbimin e përvojave më të mira në këtë fushë.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Reforma në drejtësi, Rama: Nuk ka kthim pas, sot sistemi po e lufton korrupsionin

Kryeministri Edi Rama theksoi sot se “korrupsioni vazhdon të jetë një hije e rrezikshme përgjatë rrugës sonë, por ndryshimi historik…

Global 360

Putin: Rusia nuk po përgatitet për asnjë lloj përballjeje ushtarake me Evropën

Rusia nuk po përgatitet për asnjë lloj konflikti ushtarak me Evropën, deklaroi sot presidenti rus Vladimir Putin, gjatë një konference…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Pas vetingut, sfida është konsolidimi i institucioneve të drejtësisë

"Drejtësia shqiptare ndodhet pikërisht në këtë pikë të rrugës"

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Reforma në drejtësi, Rama: Nuk ka kthim pas, sot sistemi po e lufton korrupsionin

Kryeministri Edi Rama theksoi sot se “korrupsioni vazhdon të jetë një hije e rrezikshme përgjatë rrugës sonë, por ndryshimi historik…