Veliaj në konferencën e Straife: Sot në Shqipëri bëhet më lehtë biznes

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ftoi kompanitë ndërkombëtare që të zhvillojnë bizneset e tyre në Shqipëri.


Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ftoi kompanitë ndërkombëtare që të zhvillojnë bizneset e tyre në Shqipëri.

I pranishëm në konferencën e Straife, me tematikë “Trendet e Reja në Bashkimin Europian”, ku merrnin pjesë drejtues të industrisë dhe ekspertë ndërkombëtarë, Veliaj theksoi se sot është më e lehtë për të bërë biznes në Tiranë dhe Shqipëri.

“Sot është më e lehtë për të bërë biznes sepse ka një klimë shumë herë më pozitive. Dikur një vend që prodhonte konflikte, sot është prodhuesi më i madh i stabilitetit në rajon. Ky stabilitet është shumë mirë për të bërë biznes, shumë mirë për turizëm, shumë mirë për sigurinë e atyre që na vizitojnë dhe që operojnë në industrinë e mikpritjes”, tha Veliaj.

Sipas tij, Tirana sot prodhon 25-30 milionë euro në ditë ekonomi për Shqipërinë, ndërsa theksoi se pritet edhe një bum me turistë.

“Kjo do të thotë se mbarëvajtja e qytetit, çdo ditë, është një kontribut kryesor në ekonominë e vendit. Një ditë të mos funksionojë siç duhet qyteti, sikur një ditë të ndërpriten shërbimet, siç e pamë kur patëm sulmet kibernetike nga Irani, sigurisht që çon në të ardhura të munguara dhe në biznes të pakonkretizuar. Ndaj, edhe për ne është kyç që të fokusohemi në ekonominë e vendit. Sot, për ne, në këtë mandat të 3-të, jetike është bërë ekonomia. Shqipëria vjet pati një bum turistik prej 10 milionë turistësh, këtë vit presim 14-15 milionë. Për një qytet si Tirana, që vizitohet nga rreth 1 milion turistë në muaj, kjo çon në dyfishim artificial të popullsisë, që do të thotë dyfishim i mbeturinave, i amortizimit të infrastrukturës, i nevojës së furnizimit me ujë dhe me energji elektrike, të makinave me qira që shtohen në trafik, etj.”, deklaroi Veliaj.

Kreu i bashkisë tha se qyteti ka marrë një vendim për t’u fokusuar në punët e së ardhmes.

“Fokusi ynë është të fillojmë që në klasë të parë me programimin për fëmijët, për të vazhduar pastaj në adoleshencë me qendrën TUMO, te Piramida e Tiranës. Po bashkëpunojmë me dy agjenci si “Plug&Play” dhe “Ecole 42”, për t’u siguruar që e drejta për arsim digjital të quhet një e drejtë themelore e çdo njeriu, ose çdo fëmije të lindur në Tiranë”, u shpreh ai.

Në konferencën me tematikë “Trendet e Reja në Bashkimin Europian: Sfidat dhe Veprimet për Politikat Publike dhe Kompanitë e Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor”, u diskutua rreth impaktit potencial të tyre mbi Shqipërinë si një vend me statusin kandidat për të aderuar në BE dhe efektet e tyre mbi zhvillimin e biznesit në vendet e Ballkanit Perëndimor.

Lexo më shumë nga

Gonxhja: Nisin kërkimet arkeologjike me ekipin shqiptaro-zviceran në Lin të Pogradecit

Mbetjet e drurit të shtëpive të zbuluara në ujë datojnë rreth viteve 6000 deri në 5800 para Krishtit.

Global 360

CNN zbulon prapaskenën e tërheqjes së Biden

Vendimi përfundimtar i Presidentit Joe Biden për t’u larguar nga gara u mor në 48 orët e fundit

Diplovista

Rakipi: Bisedimet Kosovë-Serbi të përqendrohen tek njohja, jo më në çështje teknike

Kryetari i Institutit për Studime Ndërkombëtare Albert Rakipi thotë se ka ardhur koha për një qasje tjetër në dialogun mes…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Lamtumirë mjeshtër!

Tani më shumë se kurrë ka zënë vendin e tij në panteonin e letrave botërore.

Profil

Një emër i njohur i elitës intelektuale dhe politike të çerekshekullit të fundit

75-vjetori I lindjes -- Rrugëtimi i Z. Koçi Tahiri nga galeritë e Bulqizës në sallën e legjislativit shqiptar (2017-2021)

Masmedia

Gonxhja: Nisin kërkimet arkeologjike me ekipin shqiptaro-zviceran në Lin të Pogradecit

Mbetjet e drurit të shtëpive të zbuluara në ujë datojnë rreth viteve 6000 deri në 5800 para Krishtit.