Rama për “BBC World”: Bukë e kripë dhe zemër për afganët!

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, dha një intervistë për BCC World News me gazetarin Ben Boulos.


Kryeministri Edi Rama në një intervistë për BCC World News me gazetarin Ben Boulos tha se asnjë shtet i pasur, perëndimor nuk ka ofruar mbështetje për Shqipërinë në akomodimin dhe mbajtjen e qytetarëve afganë. Rama tha se po mbështetemi vetëm tek solidariteti dhe ndihma e shqiptarëve.

“Ne për momentin po mbështetemii vetëm tek bashkëpunimi me njerëzit që kanë zemër të pasur. Nga vendet e pasura jo. Është numër i konsiderueshëm i shqiptarëve që jetojnë kudo në botë dhe SHBA që kanë ndihmuar. Bukë e kripë e zemër, është thelbi i solidaritetit. Nuk do të zhdukemi nga faqja e tokës sepse refugjatë që po i ikin vdekjes po na trokasin në derë. Kemi pritur gjysëm milioni kosovarë dhe kemi qenë më të varfër. Jemi pasuruar më tej moralisht, në shpirt dhe mësuam se në këtë jetë kujtesa është shumë e rëndësishme”- tha kryeministri Rama.

Rama ka komentuar edhe momentin e pritjes së tyre duke thënë se dukeshin sikur kishin dalë nga një tunel ferri.

“ Ne i ftuam për t’i mbajtur përkohësisht. Ndoshta do të jenë në gjendje më pas të shkojnë në SHBA. Situata është e ndërlikuar. Me kaq shumë njerëz që aplikojnë për vizë amerikane do të duhet më gjatë se ishte thënë. Jemi të gatshëm t’i mirëpresin të qëndrojnë në Shqipëri nëse duan të vendosen këtu.

Ne kemi qenë në këtë pozitë jo shumë kohë më parë. 30 vite më parë ishim ne afganët që përpiqeshim të largoheshim nga ferri për të mbërritur në Europë. Ka qenë mjaft e ngjashme sa i takon ankthit përballë të panjohurës. Kjo nderon historinë dhe traditën tonë. Po bëjmë diçka që unë besoj që ua detyrojmë edhe fëmijëve tanë, që të rriten me besimin që në jetë ka një kohë të japësh dhe një kohë të marrësh. Ne nuk jemi vend i pasur por besoj se kemi mjaftueshëm për të ndarë me këta njerëz. Ne nuk jemi vetëm. Ka shumë organizata që kujdesen për ta”, u shpreh Rama.

Ai përdori një shprehje shqiptare “bukë e kripë e zemër”, duke theksuar se këto nuk do iu mungojnë afganëve në Shqipëri, ndërsa strehimin e tyre në vendin tonë e paralelizoi me situatën e shqiptarëve që u larguan drejt Europës 30 vite më parë.

“Ne për momentin po mbështetemi vetëm te bashkëpunimi me njerëzit që kanë zemër të pasur. Është një numër i konsiderueshëm njerëzish që e kanë zemrën të pastër. Kemi një thënie në Shqipëri “bukë, kripë dhe zemër”. Nuk do ju mungojnë këto të treja. Për pjesën tjetër do ia dalim. Ne mirëpritëm gjysmë milionë gjatë kohës së spastrimit etnik në Kosovë. Atëherë ishim edhe më të varfër. U pasuruam edhe më shumë në shpirt dhe mësuam se në këtë jetë kujtesa është shumë e rëndësishme.

Jemi aty t’u themi se mund ta ndjejnë vetëm në shtëpi. Bëmë atë që do donim që të tjerët të bënin për ne. Është një moment përmbushës për ne. Shumica e shqiptarëve po tregojnë se jemi të jashtëzakonshëm”, theksoi ai.

Miratohet reforma zgjedhore, voton diaspora

Kuvendi i Shqipërisë miratoi mbrëmjen e sotme me 106 vota pro draftin e i dakordësuar PS-PD për ndryshimet në Kodin…

Global 360

CNN zbulon prapaskenën e tërheqjes së Biden

Vendimi përfundimtar i Presidentit Joe Biden për t’u larguar nga gara u mor në 48 orët e fundit

Diplovista

Rakipi: Bisedimet Kosovë-Serbi të përqendrohen tek njohja, jo më në çështje teknike

Kryetari i Institutit për Studime Ndërkombëtare Albert Rakipi thotë se ka ardhur koha për një qasje tjetër në dialogun mes…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Lamtumirë mjeshtër!

Tani më shumë se kurrë ka zënë vendin e tij në panteonin e letrave botërore.

Profil

Një emër i njohur i elitës intelektuale dhe politike të çerekshekullit të fundit

75-vjetori I lindjes -- Rrugëtimi i Z. Koçi Tahiri nga galeritë e Bulqizës në sallën e legjislativit shqiptar (2017-2021)

Masmedia

Miratohet reforma zgjedhore, voton diaspora

Kuvendi i Shqipërisë miratoi mbrëmjen e sotme me 106 vota pro draftin e i dakordësuar PS-PD për ndryshimet në Kodin…