Balluku: 20 inxhinierë të rinj praktikë të paguar në Albpetrol, do të vlerësohen për punësim të përhershëm


Zëvendëskryeministrja njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, bëri me dije sot nisjen e fazës së dytë të projektit të ri për rekrutimin e inxhinierëve të rinj në Albpetrol.

Ky projekt synon të integrojë në trupat operative të ndërmarrjes djem dhe vajza të rinj, studentë në fushat e naftës, gazit dhe gjeologjisë.

“Viti 2024 shënoi fillimin e këtij projekti, ku një grup prej 20 djemsh dhe vajzash, të cilët iu bashkuan Albpetrol vetëm një vit më parë, tashmë janë pjesë e përhershme e stafit tonë”, tha Balluku.

Në fazën aktuale u testuan 45 kandidatë të rinj, nga një total prej 95 aplikimesh, të cilët shprehen dëshirën për t’u bërë pjesë e Albpetrol në vitet 2025 dhe 2026, nëpërmjet një viti prove, një praktikë e paguar dhe shumë e suksesshme.

Ministrja theksoi se “nga ky grup, 20 prej tyre do të fillojnë praktikën e paguar në Albpetrol dhe më pas do të vlerësohen për një punësim të përhershëm. Të tjerët, rreth 35 inxhinierë, do të angazhohen në institucione të tjera publike brenda sektorit të Infrastrukturës dhe Energjisë, si specialistë në Drejtorinë e Naftës dhe Gazit apo institute teknike.”

Balluku shtoi se ndër vite, sektori është përballur me mungesë të inxhinierëve të rinj për shkak të emigrimit drejt vendeve të tjera, veçanërisht Kanada, por theksoi ajo, “tani vërejmë një dëshirë të madhe të të rinjve për të punuar pranë Albpetrol dhe në sektorin publik”.

Balluku foli për rritje të numrit të vajzave që zgjedhin këtë fushë teknike, e cila tradicionalisht ka qenë e dominuar nga meshkujt.

“Është shumë inkurajuese që në grupin e testimit ishin shumë vajza, që po kontribuojnë në një sektor specifik dhe të rëndësishëm si ai i naftës dhe gazit”, tha ajo.

Balluku u shpreh se po punohet për reformimin e kuadrit ligjor dhe operativ në naftë dhe gaz, duke përfituar qytetarët shqiptarë.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Ibrahimaj: Nga shtatori “Pasqyra e Çmimeve”, platforma për transparencën dhe krahasimin e çmimeve

Çmimet e produkteve bazë do të jenë më transparente për konsumatorët shqiptarë përmes platformës së re “PriceWatch Albania”, e cila…

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

“El Pais”: Edi Rama, kryeministri i Shqipërisë dhe artisti që ekspozon në Paris dhe Nju-Jork

Kryeministri Edi Rama, në një intervistë për gazetën spanjolle “El Pais”, Rama flet për ekspozitën e tij me skulptura bronzi…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kazakistani votoi për Kurultain: një arkitekturë e re politike merr mandatin e saj të parë

Zgjedhjet e 23 gushtit për Kurultain përbëjnë një moment themelor në institucionalizimin e rendit të ri kushtetues të Kazakistanit.

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Ibrahimaj: Nga shtatori “Pasqyra e Çmimeve”, platforma për transparencën dhe krahasimin e çmimeve

Çmimet e produkteve bazë do të jenë më transparente për konsumatorët shqiptarë përmes platformës së re “PriceWatch Albania”, e cila…