Nga Dash Frashëri, botuesi i TiranaDiplomat.com

Me rastin e Ditës Botërore të Librit (23 prillit), Libraria e mirënjohur “Albas”, ajo fizike dhe online, ofroi për lexuesit mbi 60 tituj librash me 50% zbritje, për të rritur e fëmijë të botuar nga Albas në një maratonë jo vetë leximesh, ku miqtë patën kënaqësinë, duke lexuar një paragraf nga libri tyre i preferuar, por edhe me një ceremoni të bukur festive e shoqëruar me një koktejl dhe që zgjati deri në mesnatë.

“Ky është rasti të festoni këtë ditë të shënuar të instrumentit më të fuqishëm të shpërndarjes dhe ruajtjes së njohurive, duke bërë shpenzime të vlefshme dhe ekonomike. Ju presim!”, ishte mesazhi i publikuar në faqen zyrtare të Shtëpisë Botuese “Albas”, e cila ka krijuar një rrjet të rëndësishëm ndërkombëtar librarish, në Tiranë (Shqipëri), Prishtinë (Kosovë), Tetovë (Maqedonia e Veriut) dhe Preshevë (komuna me shumicë shqiptare në Serbi).

Më poshtë do të njiheni me titujt të ndryshëm, për të rritur e fëmijë të botuar nga Albas, që sot në Ditën e Librit do të mund t’i gjeni me plotë 50% zbritje në librarinë Albas me vendnodhje në Tiranë si dhe mund t’i porosisni online. Kjo mundësi zgjat vetëm sot, deri në mesnatë. Ndërkohë përveç blerjeve ju mund të bëheni pjesë e një maratone leximesh, duke lexuar një paragraf nga libri juaj i preferuar.

Titujt i gjeni duke klikuar këtu

Këta janë librat më të përzgjedhur e më të shitur, ndaj është e rastit t’i bëni tuajit.

Lexo më shumë nga

Kumbaro: Lezha model pozitiv në menaxhimin e plazheve, sfidë rritja e flukseve dhe shtimi i hapësirave publike

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro vijoi sot inspektimet në bashkitë bregdetare, duke u ndalur në bashkinë e Shëngjinit.

Global 360

Negociatorët e SHBA-së dhe BE-së diskutojnë tarifat tregtare

Negociatorët tregtarë të SHBA-së dhe BE-së kane nisur sot në Paris – negociatat për një zgjidhje të mosmarrëveshjes së tensionuar…

Diplovista

Hasani për ”Kathimerini”: Të thellojmë bashkëpunimin bazuar në interesat strategjike

Tri javë pas rizgjedhjes së Edi Ramës, ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani vizitoi Athinën, ku u takua edhe…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Koçi Tahiri, veprimtar i respektuar i elitës intelektuale dhe i politikës shqiptare

"Pishtari i Demokracisë" dhe ish-deputet (2017-2021) ka veprimtari të gjerë aktive 35-vjeçare, me karakter krahinor dhe kombëtar.

Masmedia

Kumbaro: Lezha model pozitiv në menaxhimin e plazheve, sfidë rritja e flukseve dhe shtimi i hapësirave publike

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro vijoi sot inspektimet në bashkitë bregdetare, duke u ndalur në bashkinë e Shëngjinit.