Ndërhyrje e shpejtë e Policisë Kufitare në Vlorë dhe Dhërmi, shpëtohen 8 shtetas në det

Policia Kufitare në Vlorë ka reaguar me shpejtësi në dy raste të ndara në Vlorë dhe Dhërmi, duke u ardhur në ndihmë tetë shtetasve që kishin mbetur në det për shkak të defekteve në mjetet e tyre lundruese.


Policia Kufitare në Vlorë ka reaguar me shpejtësi në dy raste të ndara në Vlorë dhe Dhërmi, duke u ardhur në ndihmë tetë shtetasve që kishin mbetur në det për shkak të defekteve në mjetet e tyre lundruese.

Në rastin e parë, pas një njoftimi të marrë nga Stacioni i Policisë Kufitare Triport, se një gomone me katër shtetas në bord kishte pësuar defekt rreth një milje larg zonës së Shën Janit, u organizua menjëherë operacioni i ndërhyrjes. Mjeti lundrues i Policisë Kufitare u nis drejt vendndodhjes së raportuar dhe arriti të shoqërojë gomonen e dëmtuar dhe personat në bord deri në stacionin bregdetar.

Të gjithë shtetasit ndodheshin në gjendje të mirë shëndetësore dhe nuk kishin nevojë për ndërhyrje mjekësore.

Rasti i dytë ndodhi në zonën e Porto Palermos në Dhërmi, ku katër shtetas që po lundronin me kanoe kishin mbetur të bllokuar në det dhe kishin kërkuar ndihmë. Pas njoftimit të marrë nga SPK Dhërmi, Policia Kufitare u vu menjëherë në lëvizje dhe arriti të lokalizojë dhe të shoqërojë në breg të katër shtetasit, të cilët po ashtu ndodheshin në gjendje të mirë shëndetësore.

Policia Kufitare Vlorë siguron se strukturat e saj mbeten të angazhuara për të reaguar ndaj çdo situate emergjente, duke vënë në qendër të veprimit jetën dhe sigurinë e qytetarëve.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Rama: Agroturizëm “Huqi”, rritje ndër vite duke zgjeruar aktivitetin dhe shërbimet

Kryeministri Edi Rama publikoi sot pamje nga agroturizmi “Huqi”, i vendosur në fshatin Radë të Durrësit, duke e cilësuar atë…

Global 360

GJED: Marrëveshja Shqipëri-Itali për migrantët e ligjshme. Meloni: Ecim përpara

Protokolli Itali-Shqipëri “është i pajtueshëm” me rregullat e BE-së mbi riatdhesimin dhe azilin, me kusht që “të drejtat e emigrantëve…

Diplovista

Rama për “Il Giornale”: Shumë vende evropiane e kanë kërkuar, por marrëveshja për migrantët vlen vetëm për Italinë

Të hysh në studion e Edi Ramës është një goditje e papritur. Pasi i nënshtrosh.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

“Shqipëria në BE, projekt më i madh se amaneti i Skënderbeut dhe Ismail Qemalit”

Fjala e plotë e Kryeministrit Edi Rama në Samitin e Diasporës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama: Agroturizëm “Huqi”, rritje ndër vite duke zgjeruar aktivitetin dhe shërbimet

Kryeministri Edi Rama publikoi sot pamje nga agroturizmi “Huqi”, i vendosur në fshatin Radë të Durrësit, duke e cilësuar atë…