Ambasadorja shqiptare në Izrael: Jemi në gatishmëri të plotë, kemi 5 shqiptarë në territor

Në një moment kur tensionet mes Iranit dhe Izraelit janë përshkallëzuar dhe sulmet me raketa kanë rritur shqetësimet, ambasadorja shqiptare në Izrael, Meri Kumbe, ka dhënë një pasqyrë të situatës aktuale për Euronews Albania.


Në një moment kur tensionet mes Iranit dhe Izraelit janë përshkallëzuar dhe sulmet me raketa kanë rritur shqetësimet, ambasadorja shqiptare në Izrael, Meri Kumbe, ka dhënë një pasqyrë të situatës aktuale për Euronews Albania.

Ajo theksoi se që prej orës 3 të mëngjesit të ditës së djeshme, ambasada ka qenë në gatishmëri të plotë dhe ka marrë masa të rrepta sigurie, duke punuar nga shtëpitë dhe qëndruar pranë dhomave të sigurisë.

Kumbe theksoi se shërbimet në Izrael janë të kufizuara, ndërsa shtoi se janë udhëzuar pesë qytetarë shqiptarë që ndodhen në Izrael të qëndrojnë të mbyllur pranë dhomave të sigurisë.

“Që dje në orën 3 të mëngjesit jemi në gatishmëri të plotë. U bënë dy netë. I gjithë stafi i ambasadës jemi mirë. Zyrat nuk janë hapur për shkak të udhëzimeve të brendshme të sigurisë. Kemi punuar nga shtëpitë për të siguruar që jemi pranë dhomavë të sigurisë dhe që jemi në hapësira të mbyllura. Shërbimet në vend janë limituar me përjashtim të shërbimeve të nevojshme si supermarketet, farmacitë, spitalet, zjarrfikëset dhe policia.

Situata është mjaft e vështirë, sidomos mbrëmjen e djeshme. Në territor kemi 5 qytetarë shqiptarë të cilët ndodhen në Izrael kryesisht për punë dhe turizëm. I kemi udhëzuar të mbyllen pranë dhomave të sigurisë. Jemi në kontakt të vazhdueshëm duke pritur dhe sesi do të zhvillohen ngjarjet që të bëhet e mundur dhe organizimi për largimin e qytetarëve nga vendi”, tha Kumbe.

Ambasadorja nënvizoi gjithashtu se Ambasada së bashku me Ministrinë e Punëve të Jashtme në Tiranë kanë qenë në kontakt të vazhdueshëm me shqiptarët në Izrael

“Ne dhe stafi i Ministrisë së Punëve të Jashtme në Tiranë kemi qenë gjithë kohën në lidhje me shqiptarët në Izrael për të asistuar me sa mundemi, kryesisht me udhëzime gjatë kësaj periudhë. Prioritare për ne është që qytetarët ti marrin udhëzimet në kohë reale”, shtoi Meri Kumbe.

E pyetur lidhur me deklaratat e shtetit izraelit nëse do ketë sulme të tjera apo situata është nën kontroll nga ana e Izraelit, ambasadorja shqiptare tha se: “Situata është ende një proces në vazhdim. Kryeministri i vendit ka deklaruar që është një luftë dhe nuk është një sulm momenti”.

Burimi ATSH

Parku “Vala”, hapësirë për fëmijët dhe të rinjtë në Durrës

Kryeministri Edi Rama ka ndarë sot në rrjetet sociale pamje nga parku “Vala”, në lagjen 18 të Durrësit, një hapësirë…

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama për ”Corriere della sera”: Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë

Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë, deklaroi kryeministri Rama për prestigjiozen italiane ”Corriere della sera”.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Parku “Vala”, hapësirë për fëmijët dhe të rinjtë në Durrës

Kryeministri Edi Rama ka ndarë sot në rrjetet sociale pamje nga parku “Vala”, në lagjen 18 të Durrësit, një hapësirë…