
“Bread & Heart Festival”, Rama: Shqipëria, portë për të gjithë arkitektët ndërkombëtarë
“Bread & Heart” Festival bashkoi sot në Tiranë mbi 150 arkitektë të mirënjohur ndërkombëtarë nga Europa, Azia, Amerika Veriore e Jugore, të cilët punojnë në Shqipëri, së bashku me partnerët e tyre lokalë dhe të ftuarit.

“Bread & Heart” Festival bashkoi sot në Tiranë mbi 150 arkitektë të mirënjohur ndërkombëtarë nga Europa, Azia, Amerika Veriore e Jugore, të cilët punojnë në Shqipëri, së bashku me partnerët e tyre lokalë dhe të ftuarit.
Duke folur në këtë event, Rama u ndal te zhvillimet arkitekturore që kanë përfshirë kryeqytetin, ndërsa u shpreh se “Tirana sot nuk është më vetëm një skenë por është katalizator, nuk është më një vendndodhje, por një bashkëpunëtor”.
Rama nënvizoi se “Shqipëria është kthyer si një portë shprese, jo si slogan, por një përvojë e jetuar për të gjithë arkitektët ndërkombëtarë, të cilët vijnë në numra, që vetëm pak vite më parë nuk do t’i kishim imagjinuar”.
“Projektet që lindin në Shqipëri nuk janë mediokritete lokale apo klishe globale, janë të gjalla dhe izoluese me vlerë sepse vijnë nga shkrirja e asaj që është thellë e rrënjosur, në një botë fiksuar me ikona, me autorship, me pronësi. Ajo çfarë shpaloset qetësisht këtu, duket thuajse supersive, diçka që krijohet si e përbashkët, por si asgjë tjetër më parë dhe këtë kërkon festivali. Dhe çfarë është më e rëndësishme guxon të ndërtojë midis asaj që është vërtet e përbashkët, jo me kujtesën apo diçka tjetër, por si një akt krijimi, shenjë e bukur e kësaj fryme shihet tek të ftuarit e ushtrisë së arkitekturës”, tha Rama.
Sipas tij, “arkitektura mund të jetë shembulli më i qartë i kësaj dhe këta të ftuar kanë vlerë pikërisht sepse sjellin diçka, jo teknike, por emocionale, intuitive, kulturore”.
“Sjellin histori, kontradikta, pikëpyetje, sjellin atë lloj ujdie që hapësirat profesionale shpesh e harrojnë dhe duke e bërë këtë, ata plotësojnë tablonë sepse ky festival nuk ka të bëjë me arkitekturën si profesion, ka të bëjë me arkitekturën si aktin më të afërt njerëzor, më të afërmin drejt hyjnores. Të krijosh hapësira ku e vërteta mund të rritet dhe të mbrojë veten, ku nevoja jonë e lashtë për të përkitur, për të lidhur, për të lenë një shenjë të bëhet diçka që ndajmë të gjithë. Nëse ajo që është vërtetë e përbashkët nuk nis me instrumente e me siguri, por me kurajën për t’i lënë të tjerët të hyjnë dhe kurajën për të ndryshuar në këtë festival që nis sot, është pikërisht gjëja e duhur në vendin e duhur”, shtoi ai.
Rama tha se në një botë krizash që shumëfishohen, natyrore dhe të bëra nga njeriu, ku vetë ideja ne është e rrethuar, ku dialogu zhytet në zhurmë dhe politika drejtohet nga frika, ku suksesi matet nga lartësia dhe jo nga afërsia dhe ambicia personale harron shpesh përgjegjësinë për të tërën.
Kësisoj, vijoi ai, “ky takim nuk është vetëm kremtim arkitekture, por një lloj arkitekture në vetvete, një konstrukt njerëzor, ndërtuar mbi rrënojat e brishta të asaj çfarë kemi trashëguar, mbi ëndrrat që ne shpresojmë ende që të realizohen, një ftesë për të kujtuar dhe për të krijuar”.
“Për të kujtuar çfarë do të thotë të kemi diçka të përbashkët qoftë në traumë a aspiratë e për të krijuar atë çka mungon ende e çfarë është më urgjente të kujtojmë ta ndajmë atë. Ashtu si ndërtuesit e lashtë ndërtuan tempuj jo vetëm për të strehuar perënditë, por për të mbajtur komunitete dhe për të pritur miqtë e largët apo si ata që mbi rrënojat e luftërave nuk ndërtuan vetëm shtëpi por edhe shpresa”, tha Rama.
Duke vijuar më tej kryeministri nënvizoi se “kështu kërkohet dhe nga ne, të ndërtohen jo monumente guri, por hapësira kuptimi, jo struktura betoni, por shtylla mirëkuptimi”.
“Prandaj është shumë kuptimplotë që një prej arkitektëve tanë thelbësor nga Europa, Shtetet e Bashkuara, Kina, Korea e Jugu kanë vendosur të vijnë këtu në Shqipëri, jo si yje vetmitarë që hedhin dritë mbi një tokë të huaj, por si pjesëmarrës në një eksperiment të përbashkët, që ndërtohet, jo vetëm ne një vend, por bashkë me vendin. Duke mbartur hijeshinë e traditës së tyre me idetë që vijnë nga formësimi i qyteteve të tyre, materialet e ndryshme gjithashtu dhe barrat e krizave, krizat në shtëpi, në vendet e tyre, krizat në një botë që po tkurret ora -orës, krizat që janë të bëra”, tha Rama.
Por, vijoi ai, “këtu në Shqipëri ndodh diçka mjaft e veçantë, ata jo vetëm priten, por mikëpriten dhe integrohen”.
“Integrohen nga një vend dhe njerëz, pejzazhi i të cilit është po kaq i larmishëm sa e shkuara dhe ku modelet njerëzore të jenë të vështira për t’u gjurmuar. Ndoshta për shkak të kësaj paparashikueshmërie, për shkak se nuk ka thjeshë rutinë, nuk ka parashikueshmëri e shkuara është tragjike dhe e ardhmja guximtare. Përvoja mbetet poroze. Mjaft e hapur për t’u ndarë dhe ky takim i asaj çfarë sjellin e gjejnë diçka që është as e lindur dhe as e sjellë, por diçka midis një sinteze, një bisedë, jo vetëm në beton, drita, por në mish e gjak, jo një kolazh stilesh, por një komunitet qëllimesh, narrativa, vizione e dobësi”, tha Kryeministri.
Ajo çfarë vjen këtu, sipas Ramës, “nuk është vetëm ndërtim, por është një autorësi e përbashkët e vendit, një autorësi e përbashkët, ku e veçuara shtrihet në të përbashkët dhe ku çdo “unë”, çdo “ne” shndërrohet me një gjurmë e lidhur me një gjurmë tjetër e tjetër si gjurmë që formojnë një rrugë”.
“E ndoshta kjo është pjesa më e çmuar, që duke ndërtuar këtu arkitektët, jo vetëm lënë një shenjë a kontribut, por çojnë diçka përpara. Na ndihmojnë të shohim, jo vetëm një shteg, por shumë shtigje, ndonjëherë të drejta, ndonjëherë zik zak-e, duke ndërtuar një gjeometri përkatësie. Ka një energji të mirëfilltë në atë çfarë mund të gjenerojnë arkitektët, një energji që rrjedh, vërshon tek ne që na transformon e që formëson vetë vendin me një energji që vjen nga ambicia shqiptare dhe nga ambicia për një përgjigje të përbashkët për të mirën, jo vetëm të Shqipërisë, por të çdo vendi pjesëmarrës të kontinentit tonë edhe pse jo të botës sonë të përbashkët, një energji e marrë nga energjia e kohës sonë, e transformuar në vullnetin kolektiv për t’iu përgjigjur, jo vetëm për shkak të kërshërisë profesionale, por për hijet, impulsin njerëzor të kuptuar”, tha kryeministri Rama.
Burimi ATSH