Treguesi i besimit në ekonomi ra me 0,8 pikë në janar, ende mbi mesataren afatgjatë

Treguesi i Ndjesisë Ekonomike (TNE) ra me 0,8 pikë në janar. Pavarësisht ngadalësimit, niveli i tij aktual qëndron rreth 6 pikë mbi mesataren afatgjatë.


Treguesi i Ndjesisë Ekonomike (TNE) ra me 0,8 pikë në janar. Pavarësisht ngadalësimit, niveli i tij aktual qëndron rreth 6 pikë mbi mesataren afatgjatë.

Sipas raportit të Bankës së Shqipërisë, në rënien e TNE-së ndikoi dobësimi i besimit në të gjithë sektorët, me përjashtim të sektorit të shërbimeve.

Ky i fundit dha një kontribut pozitiv në treguesin e agreguar të ekonomisë për muajin janar.

Treguesi i Besimit të Industrisë (TBI) vijoi prirjen ngadalësuese që nga tremujori i tretë i vitit të kaluar, duke shënuar rënie me 4,7 pikë përqindje në muajin janar. Pavarësisht këtij zhvillimi, niveli i tij vijon të qëndrojë 2 pikë përqindje mbi mesataren historike.

Rënia e TBI-së në janar u përcaktua nga vlerësimet më pesimiste për kontratat porositëse të bizneseve, veçanërisht ato nga eksportet.

Situata e prodhimit industrial aktual vlerësohet pothuaj e pandryshuar kundrejt një muaji më parë. Bizneset vlerësojnë në rënie të lehtë gjendjen e inventarëve, pasi kishin raportuar për rritje të tyre dy tremujorët e mëparshëm.

Pritjet për çmimet në të ardhmen kanë shënuar rënie të lehtë krahasuar me muajin e kaluar.

Treguesi i besimit në ndërtim (TBN) u ul me 4,1 pikë përqindje në janar. Megjithatë niveli i tij vijon të qëndrojë ndjeshëm mbi mesataren historike. Rënia e TBN-së u përcaktua nga rishikimi për poshtë i vlerësimeve të bizneseve për aktivitetin aktual ndërtues. Nga ana tjetër, vlerësimet e bizneseve për kontratat porositëse shënuan rritje të lehtë këtë muaj. Pritjet për punësimin dhe për çmimet në të ardhmen u rritën.

Treguesi i besimit në shërbime (tBSh) u rrit me 4,4 pikë përqindje në janar. Ky tregues qëndron 13 pikë përqindje mbi nivelin e mesatares historike. Në rritjen e TBSH-së kontribuuan vlerësimet më pozitive të bizneseve për ecurinë aktuale të aktivitetit të tyre dhe për nivelin aktual të kërkesës. Po ashtu, pritjet për nivelin e punësimit në të ardhmen janë rritur.

Treguesi i besimit në tregti (TBT) u ul me 2,9 pikë përqindje në muajin janar. Niveli i TBT-së është rreth 4,1 pikë mbi mesataren historike. Në rënien e TBT-së ndikoi vlerësimi më pesimist për ecurinë aktuale të biznesit. Nga ana tjetër, pritjet për nivelin e punësimit në të ardhmen kanë vijuar të rriten edhe këtë muaj. Pritjet për çmimet në të ardhmen janë rishikuar me rritje.

Treguesi i besimit konsumator (TBK) ra me 3 pikë përqindje në muajin janar, duke e çuar nivelin e këtij treguesi nën mesataren historike, për herë të parë nga muaji qershor 2024. Rënia e TBK-së këtë muaj ka reflektuar zhvillime më të dobëta në të gjithë komponentët përbërës të tij.

Kështu, pritjet për situatën e përgjithshme të ekonomisë, pritjet për gjendjen e tyre financiare në të ardhmen dhe për blerjet në shuma të mëdha janë rishikuar për poshtë. Pritjet e konsumatorëve për çmimet në të ardhmen janë rritur në janar.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Gonxhja: 2 korriku 1990 themel i rrugëtimit europian të Shqipërisë

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja mori pjesë sot në ceremoninë përkujtimore të 2 korrikut 1990.

Global 360

Ibrahimaj: Mbështetje ekosistemeve të startup-eve me mbi 10 milionë euro vetëm në 3 vitet e fundit

Ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj, mori pjesë në edicionin e 7-të të “Startup City…

Diplovista

Hasani për ”Kathimerini”: Të thellojmë bashkëpunimin bazuar në interesat strategjike

Tri javë pas rizgjedhjes së Edi Ramës, ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani vizitoi Athinën, ku u takua edhe…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Koçi Tahiri, veprimtar i respektuar i elitës intelektuale dhe i politikës shqiptare

"Pishtari i Demokracisë" dhe ish-deputet (2017-2021) ka veprimtari të gjerë aktive 35-vjeçare, me karakter krahinor dhe kombëtar.

Masmedia

Gonxhja: 2 korriku 1990 themel i rrugëtimit europian të Shqipërisë

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja mori pjesë sot në ceremoninë përkujtimore të 2 korrikut 1990.