
Tag: Banka e Shqiperise
Fondi i Ndërhyrjes së Jashtëzakonshme ka arritur në 8,2 miliardë lekë, ose rreth 85 milionë euro, pas derdhjes së kontributeve vjetore të bankave tregtare për vitin 2026.
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko priti sot në një takim zyrtar ambasadorin e parë të Indisë në Shqipëri, Ravindra Prasad Jaiswal.
Zëvendësguvernatorja e Dytë e Bankës së Shqipërisë, Natasha Ahmetaj, deklaroi sot se misioni kryesor i mikrofinancës duhet të mbetet ofrimi i një alternative të përballueshme dhe të përgjegjshme financiare për shtresat më në nevojë, duke ruajtur balancën mes objektivave tregtarë dhe përgjegjësisë sociale.
Në Bankën e Shqipërisë u nënshkrua sot partneriteti i ri ndërmjet shtetit, sistemit bankar dhe sipërmarrjes shqiptare për Programin Kombëtar të Financimit të Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme (NVM) “Dyfisho Sipërmarrjen Tënde”
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, theksoi rëndësinë në rritje të sigurisë kibernetike gjatë fjalës së mbajtur në samitin e Sigurisë Kibernetike Izrael–Shqipëri, duke e cilësuar atë një komponent kritik për stabilitetin financiar dhe sigurinë kombëtare.
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko vlerësoi sot rolin e auditimit të brendshëm si “shtyllë themelore e stabilitetit, integritetit dhe besueshmërisë financiare”.
Banka e Shqipërisë ka hartuar ndryshime në ligjin “Për bankat”, që synojnë të sjellin një kuadër më të qartë dhe më të unifikuar rregullator për sektorin financiar, duke lehtësuar funksionimin e bankave dhe institucioneve të pagesave dhe duke rritur sigurinë dhe qartësinë për qytetarët dhe bizneset në përdorimin e shërbimeve financiare dhe pagesave elektronike.
Ekonomia shqiptare vijoi trendin pozitiv të rritjes gjatë vitit 2025, ndërsa sektori bankar u paraqit i qëndrueshëm, me nivele të larta kapitalizimi dhe me rënie të mëtejshme të kredive me probleme.
Banka e Shqipërisë çeli në Gjirokastër ekspozitën lëvizëse “Paraja rrëfen: 100 vjet jetë dhe ngjarje, Banka e Shqipërisë”, një ekspozitë historike, e cila i paraqet vizitorëve historinë e bankës qendrore dhe të monedhës shqiptare.
Transaksionet në monedhën europiane kanë shënuar rritje gjatë muajit mars në Shqipëri, si në numër ashtu edhe në vlerë.








