Veliaj: Reforma për sigurimet shoqërore, hap rrugën për pensione më dinjitoze

Kryebashkiaku takim me pensionistë të Njësisë 1: Nga 1 janari 2025 bashkia do të japë abonenë falas për pensionistët


Në një takim me pensionistë të Njësisë 1, drejtuesi Politik i PS për Qarkun e Tiranës, Erion Veliaj tha se reforma për sigurimet shoqërore do të sigurojë pensione më të mira në të ardhmen. I shoqëruar nga drejtuesja Politike e PS për Tiranën, Ogerta Manastirliu dhe deputeti i PS, Eduart Shalsi, ai theksoi se mospagimi i kontributeve shoqërore dëmton këdo që meriton një pension dinjitoz.

“Duke mos paguar sigurimet shoqërore ke dëmtuar babanë tënd kur të dalë në pension. Sepse me sigurimet shoqërore që paguhen sot, paguhen pensionet, pavarësisht se kontributet e secilit ruhen për në të ardhmen. Të mos paguash sigurimet shoqërore sot është njësoj sikur të dhunosh xhepin e nënës, babait, gjyshit, gjyshes, sepse e ke privuar nga një e mirë që i takon atij brezi që ka punuar tërë jetën”, tha ai.

Veliaj shtoi se nga 1 janari bashkia do të japë abonenë falas për pensionistët. “Në 80-vjetorin e Çlirimit duam të kemi një përgjigje për një pension dinjitoz dhe një bonus të mirë për të gjithë pensionistët, diçka që ti thua se: ‘Po! Qeveria ime, bashkia ime, punoi për mua’. Arsyeja pse them edhe bashkia, është sepse ne do të kemi një bonus për pensionistët, që është në formën e abonesë falas për transportin publik. Para 10 vitesh nuk e bënim dot, madje ju kujtoj se asokohe mungonin pusetat në Tiranë. Tani Tirana fillon në Zall Bastar dhe mbaron në Ndroq, por secili e do standardin si te sheshi “Skënderbej”. Por, nga 16 mijë lekë të vjetra në muaj që kushton aboneja e përgjithshme, shumëzojeni me 12 muaj, janë rreth 200 mijë lekë bonus vetëm nga bashkia, janë para të kursyera”, deklaroi ai.

Veliaj nënvizoi nevojën urgjente për reformimin e sistemit të sigurimeve shoqërore dhe përmirësimin e kushteve për pensionistët. “Dua t’ju kujtoj se para 12 vitesh, Saliu nuk kishte dhënë 6 muaj pagesat për personat me aftësi të kufizuara. Ata protestonin te kryeministria, ndërkohë lekët ishin bërë rrush e kumbulla. Ju kujtohen të përndjekurit, vinin te dera e kryeministrisë atëherë, me shishe me benzinë me vete, sepse pavarësisht bindjeve politike, s’ishin paguar as ata edhe pse iu takonte me ligj”, kujtoi ai.

Sipas tij, reforma ka për qëllim të sigurojë që pensionet për të njëjtin grup pensionistësh, të cilët kanë kontribuar njësoj, të jenë sa më të ngjashme. “Kjo reformë po bëhet për të adresuar pikërisht këtë: për t’u siguruar se nuk ka dy standarde për të njëjtin grup pensionistësh, të cilët kanë bërë të njëjtat punë dhe kanë derdhur të njëjtat kontribute shoqërore. Sot e kemi këtë mundësi, por s’e kishim deri dje”, theksoi kryebashkiaku.

Duke folur për ndryshimet e bëra në 2015 në skemën e pensioneve, Veliaj e përshkroi sistemin e asaj kohe si një shtëpi pa dysheme, duke theksuar se tani është vendosur një dysheme e re për pensionet sociale dhe është hequr tavani, duke nxitur pagimin e kontributeve. “Çfarë bëmë në 2015-n? Së pari, nuk kishim dysheme, por kishim tavan. Pra, kishim një shtëpi pa dysheme, por me tavan, që do të thotë se përtej atij 240 mijë lekëshit të famshëm, nuk shkonte njeri më lart. Skema e re vuri dysheme dhe hoqi tavanin. Pra, dyshemeja është pensioni social për ata që mund të mos kenë bërë asnjë ditë punë në të bardhë dhe mund të kenë pasur vështirësi, ose kanë qenë në emigracion, ose kanë qenë sëmurë. Pra, ka një dysheme për të gjithë dhe mbi këtë dysheme nuk ka tavan, që do të thotë se dikush i cili ka fuqi të punojë, 30, 35, 40 vite, i shumëzohen vitet me pagën që ka deklaruar. Disa njerëzve u ka dalë në fakt, pension shumë i mirë, duke hequr tavanin”, sqaroi Veliaj.

Koçiu: Bashkëpunim me Bankën Botërore për investime në disa spitale

Këto investime do të prekin Spitalin Rajonal të Lezhës; Spitalin Bashkiak të Krujës; Spitalin e Kardiokirurgjisë dhe Spitalin e Psikiatrisë…

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Koçiu: Bashkëpunim me Bankën Botërore për investime në disa spitale

Këto investime do të prekin Spitalin Rajonal të Lezhës; Spitalin Bashkiak të Krujës; Spitalin e Kardiokirurgjisë dhe Spitalin e Psikiatrisë…