Bienalja e Venecias, Gonxhja: Pavijoni shqiptar, interes në rrethet artistike

Shqipëria prezantohet në edicionin e 60-të të Bienales Ndërkombëtare të Artit në Venecia, me veprat e realizuara nga Iva Lulashi.


Shqipëria prezantohet në edicionin e 60-të të Bienales Ndërkombëtare të Artit në Venecia, e hapur deri në 24 nëntor, me veprat e realizuara mjeshtërisht nga artistja Iva Lulashi.

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, ndau në rrjete sociale momente nga kjo ekspozitë ku prezantohen vepra artistike nga artistë të ndryshëm nga mbarë bota.

“Arti dhe dashuria të pandara në veprat e realizuara mjeshtërisht nga artistja Iva Lulashi, e cila përfaqëson Shqipërinë në edicionin e 60-të të Bienales Ndërkombëtare të Artit në Venecia, e hapur deri në 24 nëntor”, shkroi Gonxhja.

Sipas tij, përmes “Love as a Glass of Water”, me kurator Antonio Grullo, Iva na fton të bëhemi pjesë e një udhëtimi emocionues, duke kapur çdo nuancë të dashurisë dhe çdo impuls të fshehur të instinktit, si gjuhë universale, forca primare që lidh njeriun me botën.

“Pavijoni shqiptar ka ngjallur shumë interes tek galeritë e rrethet artistike më në zë, duke marrë shumë vlerësime pozitive! Së bashku të mbështesim Ivën në rrugën e saj drejt një suksesi të shkëlqyer në skenën ndërkombëtare të artit”, tha Gonxhja.

Makrotema e këtij edicioni të Bienales së Venecias, 20 Prill – 24 Nëntor, është “Të huaj kudo” dhe vjen nën drejtimin artistik të kuratorit brazilian Adriano Pedrosa.

Iva Lulashi e lindur në Shqipëri, është shkolluar në Venecia, në këtë qytet që bën bashkë të rinj dhe artistë nga e gjithë bota, ku ndërthuren kultura. Edhe piktura e Lulashit është një shtresëzim i shkollës shqiptare me rrugëtimin e saj artistik në Venecia.

Shqipëria🇦🇱 në Bienalen e Venecias! 😍

🖌️❤️‍🔥Arti dhe dashuria të pandara në veprat e realizuara mjeshtërisht nga artistja Iva Lulashi, e cila përfaqëson Shqipërinë në edicionin e 60-të të Bienales Ndërkombëtare të Artit në Venecia! 👩🏻‍🎨🎨✨

Përmes 🩵"Love as a Glass of Water", me kurator Antonio Grulli, Iva na fton të bëhemi pjesë e një udhëtimi emocionues, duke kapur çdo nuancë të dashurisë dhe çdo impuls të fshehur të instinktit, si gjuhë universale, forca primare që lidh njeriun me botën! ♾️🏹❣️

Pavioni shqiptar ka ngjallur shumë interes tek galeritë e rrethet artistike më në zë, duke marrë shumë vlerësime pozitive! Së bashku të mbështesim Ivën në rrugën e saj drejt një suksesi të shkëlqyer në skenën ndërkombëtare të artit. 👏🏻🎨✨❤️

#BienaleVenecia2024 #IvaLulashi #ArtiShqiptar #TëHuajKudo #LoveAsAGlassOfWater #MEKI #EkonomiKulturëInovacion 🇦🇱

Posted by Blendi Gonxhja on Monday, June 17, 2024

Kostumet tradicionale popullore malazeze

Pjesët kryesore të kostumeve të grave janë: këpucët, pantallonat e gjera, rripi, këmisha e mëndafshtë me kopsa, jeleku etj.

Global 360

Osmani takon delegacionin e kongresistëve amerikanë në konferencën e Munihut

Në Konferencën e Sigurisë në Munih merr pjesë ‘ajka’ e diplomatëve botërorë

Diplovista

Rama për “La Razón”: Trump mund të jetë një bekim për Evropën, mund ta zgjojë dhe ta bëjë fuqi të madhe

“Trump mund të jetë një bekim për Evropën pasi mund ta zgjojë dhe ta bëjë një fuqi të madhe”, tha…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Shkrimtarët…

Shkrimtarët duhet ta kapërcejnë sa më parë harkun kulturor lokal, për ta bërë letërsinë e tyre emancipuese, universale

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Kostumet tradicionale popullore malazeze

Pjesët kryesore të kostumeve të grave janë: këpucët, pantallonat e gjera, rripi, këmisha e mëndafshtë me kopsa, jeleku etj.