Prezenca e OSBE-së dhe Universiteti i Tiranës mbështesin kërkimin shkencor për krimin, të drejtën penale e reformën në drejtësi

Fakulteti i Drejtësisë i Universitetit të Tiranës, në bashkëpunim me Prezencën e OSBE-së dhe Universitetin e Pavias organizuan konferencën shkencore ndërkombëtare “Krimi, shoqëria, e drejta penale dhe reforma në drejtësi”


Fakulteti i Drejtësisë i Universitetit të Tiranës, në bashkëpunim me Prezencën e OSBE-së dhe Universitetin e Pavias organizuan konferencën shkencore ndërkombëtare “Krimi, shoqëria, e drejta penale dhe reforma në drejtësi”, më 10 qershor 2024.

Rreth 60 pjesëmarrësit diskutuan gjerësisht për prirjet aktuale të krimit dhe përgjigjen e drejtësisë penale ndaj krimit, përmes parandalimit, kundërvënies, ndërgjegjësimit dhe rehabilitimit të autorëve.

Pjesëmarrësit përfshinin studentë të Masterit në Kriminologji që kanë bërë kërkime shkencore, studentë të tjerë të këtij programi, staf akademik të fakulteteve të Drejtësisë dhe të Shkencave Sociale, studiues të njohur, gjykatës, prokurorë dhe kandidatë të doktoraturës.

“Konferenca ka si qëllimin e saj kryesor përfshirjen e kërkuesve të rinj për të qenë pjesë e aktiviteteve shkencore cilësore. Ngritja e Qendrës Kërkimore të Kriminologjisë do të rrisë trajnimin e kërkuesve të rinj dhe do të ketë mundësi për të përfituar fonde në projekte studimi”, tha rektori i Universitetit të Tiranës, Artan Hoxha.

Dekania e Fakultetit të Drejtësisë, Dorina Hoxha, tha se përparësi e veprimtarive shkencore të qendrës do të jetë studimi i shkaqeve dhe i parandalimit të kriminalitetit, në të gjitha dimensionet e tij.

“Programi Master në Kriminologji ka potencialin për të sjellë risi në Shqipëri, duke u larguar nga qasja klasike ndaj krimit, mbështetur te hetimi e ndëshkimi dhe duke i zhvendosur fokusin dhe përpjekjet te një qasje më gjithëpërfshirëse. Shpresojmë se një numër gjithnjë e më i madh profesionistësh të zbatimit të ligjit në Shqipëri do të përmirësojnë aftësitë e tyre dhe do të përdorin të dhënat empirike për ta trajtuar krimin me efikasitet n një perspektivë moderne e shkencore”, tha Mauro Puzzo, drejtues i Departamentit të Prezencës së OSBE-së për Shtetin e së Drejtës dhe të Drejtat e Njeriut.

Në konferencë, folën edhe drejtori i Çështjeve Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit në ambasadën amerikane në Shqipëri, John Kastning si edhe akademikë të Universitetit të Pavias dhe të Institutit të Kriminologjisë të Universitetit të Kembrixhit.

Konferenca u organizua si pjesë e projektit të Prezencës së OSBE-së “Ngritja e një Programi Master në Kriminologji”, i cili mbështetet financiarisht nga Byroja e Shteteve të Bashkuara për Çështje Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit dhe zbatohet në bashkëpunim të ngushtë me Fakultetin e Drejtësisë të Universitetit të Tiranës dhe me mbështetjen e Fakultetit të Shkencave Sociale, Ministrisë së Drejtësisë dhe Ministrisë së Brendshme.

Masteri në Kriminologji, i pari i këtij lloji në Shqipëri, është një program shumëdisiplinor, i orientuar drejt kërkimit.

Ai ofron një kurrikul gjithëpërfshirëse e të integruar, që mundëson karrierën në fusha të ndryshme të sistemit të drejtësisë. Programi u mundëson studentëve të eksplorojnë ndërlidhjet mes krimit, drejtësisë dhe shoqërisë, në kontekst krahasues, si edhe promovimin e drejtësisë restauruese për viktimat dhe përgjigjet me në qendër viktimat. Përmes programit master, Prezenca synon të përmirësojë kapacitetet kërkuese të profesionistëve, akademikëve dhe politikëbërësve në Shqipëri në identifikimin e shkaqeve rrënjësore të krimit.

Një nga arritjet e projektit është ngritja e Qendrës Kërkimore të Kriminologjisë, në Fakultetin e Drejtësisë. Nëpërmjet Qendrës, kërkimi shkencor do t’i nënshtrohet kontrollit të cilësisë dhe përputhshmërisë me kornizën ligjore, për të ofruar analiza të sakta mbi shkaqet rrënjësore, modelet, nxitësit e krimit dhe parandalimin e krimit.

Kërkimi në kriminologji qëndron në qendër të teorisë së kriminologjisë, ndikon në zhvillimin e politikave sociale, publike dhe të sigurisë, si edhe informon praktikën e drejtësisë penale.

(ATSH)

Lexo më shumë nga

Miratohet reforma zgjedhore, voton diaspora

Kuvendi i Shqipërisë miratoi mbrëmjen e sotme me 106 vota pro draftin e i dakordësuar PS-PD për ndryshimet në Kodin…

Global 360

CNN zbulon prapaskenën e tërheqjes së Biden

Vendimi përfundimtar i Presidentit Joe Biden për t’u larguar nga gara u mor në 48 orët e fundit

Diplovista

Rakipi: Bisedimet Kosovë-Serbi të përqendrohen tek njohja, jo më në çështje teknike

Kryetari i Institutit për Studime Ndërkombëtare Albert Rakipi thotë se ka ardhur koha për një qasje tjetër në dialogun mes…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Lamtumirë mjeshtër!

Tani më shumë se kurrë ka zënë vendin e tij në panteonin e letrave botërore.

Profil

Një emër i njohur i elitës intelektuale dhe politike të çerekshekullit të fundit

75-vjetori I lindjes -- Rrugëtimi i Z. Koçi Tahiri nga galeritë e Bulqizës në sallën e legjislativit shqiptar (2017-2021)

Masmedia

Miratohet reforma zgjedhore, voton diaspora

Kuvendi i Shqipërisë miratoi mbrëmjen e sotme me 106 vota pro draftin e i dakordësuar PS-PD për ndryshimet në Kodin…