Ura e Vashës në Mat, monument kulture mes natyrës, qetësisë dhe freskisë

Ura e Vashës ndodhet mbi lumin Mat mes Klosit dhe fshatit Guri i Bardhë, 200 metra linear nga rruga e Arbërit


Ura e Vashës ndodhet mbi lumin Mat mes Klosit dhe fshatit Guri i Bardhë, 200 metra linear nga rruga e Arbërit.

Ajo u ndërtua në fillim të shekullit të 18-të si vepër bamirësie nga familja Skura. Ura është ndërtuar me gurë e llaç gëlqeror dhe ka hark në krahun e djathtë dhe një dritare shkarkuese. Gjithashtu, ura ka qemer të dyfishtë. Këmbët e urës janë vendosur mbi dy brigje shkëmbore.

Gjatësia e urës është 11 metra, lartësia e saj nga sipërfaqja e ujit është 7 metra, gjerësia 2.8 metra dhe largësia mes dy këmbëve është 7 metra. Sipërfaqja e urës është shtruar me kalldrëm me gurë lumi, llaç gëlqereje dhe rasa guri.

Ura vizitohet nga shumë turistë shqiptarë e të huaj dhe është një nga pasuritë e trashëguara të kësaj treve. E ndodhur pranë Rrugës së Arbrit, kjo urë bart vlera të mëdha historike në një peizazh të mrekullueshëm natyror. Ura e Vashës është një ndër urat më të vjetra të këtij stili të ndërtuar në Shqipëri. Pikërisht në afërsi të Urës së Vashës, është ndërtuar ura më e madhe të Rrugës së Arbrit që lidh dy shpatet e malit.

Rruga e Arbrit ka gjithsej 6 ura, por ajo më e madhja e më e rëndësishmja është Ura e Vashës e cila kalon mbi lumin Mat dhe bashkon fshatin Fshat me Planin e Bardhë, në Bashkinë e Klosit, si për të thënë se historia përsëritet. Një urë që jeton ndër shekuj për të dëshmuar rëndësinë e lidhjes së kësaj treve me qytetërimin dhe sot një urë një ndër më të mëdhatë në vend që do nxit zhvillimin e zonës.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Rama: Protesta ka shqetësime reale të qytetarëve që duhen dëgjuar

Kryeministri Edi Rama në edicionin e tretë të Javës së Administratës Publike, me fokus Shërbimin Publik për një Shqipëri Europiane…

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama në FII Europe 2026: Shqipëria po merr rol strategjik në sigurinë energjetike të Evropës

Shqipëria po merr rol strategjik në sigurinë energjetike të Evropës, deklaroi kryeministri Edi Rama në samitin ”Future Investment Initiative Europe…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama: Protesta ka shqetësime reale të qytetarëve që duhen dëgjuar

Kryeministri Edi Rama në edicionin e tretë të Javës së Administratës Publike, me fokus Shërbimin Publik për një Shqipëri Europiane…