Vlora sot pasdite, Rama: Doli në dritë Lungomarja me heqjen e barrikadave absurde

Aksioni për lirimin e Lungomares është pjesë e përpjekjeve të qeverisë për rivitalizimin e hapësirave publike dhe forcimin e rendit urban në zonat turistike.


Prej gati një jave, qyteti i Vlorës është përfshirë në një aksion për prishjen e ndërtimeve pa leje, me qëllim çlirimin e hapësirave publike dhe përmirësimin e infrastrukturës urbane.

Kryeministri Edi Rama publikoi sot foto të Lungomares, prej së cilës tashmë janë hequr barrikadat që pengonin lëvizjen dhe shfrytëzimin e hapësirës publike.

“Vlora sot pasdite. Ja se si doli në dritë Lungomarja, thjesht duke hequr barrikadat absurde dhe frymën e shëmtimit kioskëzues, ndërkohë që të gjithë kanë hapësirën e tyre, edhe qytetarët, vizitorët, turistët, edhe njësitë e shërbimit, të çliruara nga “rraqet” e tepërta dhe të tërhequra qytetarisht në zonën e tyre”, u shpreh kryeministri Rama.

Aksioni për lirimin e Lungomares është pjesë e përpjekjeve të qeverisë për rivitalizimin e hapësirave publike dhe forcimin e rendit urban në zonat turistike.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Komiteti Parlamentar i Stabilizim-Asociimit BE-Shqipëri takim më 21 shtator në Tiranë

Komiteti Parlamentar i Stabilizim-Asociimit (KPSA) BE-Shqipëri do të zhvillojë më 21 dhe 22 shtator në Tiranë takimin e tij të…

Global 360

Kurti pret Hamzën, diskutojnë rrugët për ndryshimin e aktgjykimit të Speciales

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur sot në takim kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza për një…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Pas vetingut, sfida është konsolidimi i institucioneve të drejtësisë

"Drejtësia shqiptare ndodhet pikërisht në këtë pikë të rrugës"

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Komiteti Parlamentar i Stabilizim-Asociimit BE-Shqipëri takim më 21 shtator në Tiranë

Komiteti Parlamentar i Stabilizim-Asociimit (KPSA) BE-Shqipëri do të zhvillojë më 21 dhe 22 shtator në Tiranë takimin e tij të…