Rama: Modernizimi i administratës publike thelbësor, përmirësim me pjesëmarrjen e vetë trupës

Kryeministri Edi Rama tha sot se modernizimi i administratës publike është thelbësor.


Kryeministri Edi Rama tha sot se modernizimi i administratës publike është thelbësor.

Në fjalën e tij gjatë prezantimit të Planit të Motivimit të Administratës Publike, pjesë e sfidës së Shqipërisë 2030 për anëtarësimin në BE dhe rritjes cilësore të aftësive të shtetit në shërbim të qytetarëve, Kryeministri Rama tha se”nëse ka një vlerë të posaçme sot ky takim pas fillimit të procesit që udhëhiqet nga Adea për energjizimin e administratës publike dhe modernizmin e administratës publike është fakti që sikundër ju e patë dhe sikundër shpresoj ta shohin edhe koleget tuaj që nuk janë këtu të pranishëm, nisma ka një element thelbësor në të gjithë mënyrën se si është projektuar, që është pjesëmarrja e vetë juve në përmirësimin e të gjithë atyre elementëve që përbëjnë jetën e përditshme në punë dhe sa më shumë të përmirësohen patjetër aq më shumë secili mund të pres nga vetja dhe të gjithë së bashku mund të presim nga puna jonë”.

“Në dukje janë gjëra të vogla që njeriu thotë pse nuk janë bërë përpara, por ja që jo vetëm ka gjithmonë vend e arsye për t’u përmirësuar, nga ana tjetër pikërisht sepse nuk është ndjekur më parë një praktikë e tillë, ato që shefave që marrin vendimin u duken të vogla, se shefat nuk i numëron njeri tek dera në orën 8 e kanë të vështirë ta kuptojnë se sa e rëndësishme është që ai numërimi i orës 8 të mos kthehet siç është kthyer shumë vite shumë shpesh në një akt formal të gjoja disiplinës”, theksoi Rama.

Kryeministri Rama u shpreh se “dikur kam bërë debat me një koleg, unë isha ministër, ai e kishte fiksim t’i kapte punonjësit tek dera në orën 8 e 1 minutë sepse eksperienca ime ishte ndryshe dhe sepse jo vetëm në ministri e më pas në bashkinë e Tiranës gjëja kryesore sipas meje ishte të ndjerit e punonjësve, e stafit të ministrisë e pastaj të bashkisë si pjesë e punës së përbashkët të një misioni të përbashkët e një arsyeje të përbashkët se të gjithë kalojmë çdo ditë në të njëjtën çati e jo si pjesë e një rutine me një disipline formale që ta heq qejfin e ditës së punës kur të numërojnë tek dera e të tregojnë orën a thua se në 8:01 do niset raketa për në hënë”.

Më tej, Rama tha se “fleksibiliteti në orarin e punës është normal, por sot është i mundur edhe për një arsye tjetër. Pavarësisht asaj që thashë tek ora 8: 00, ka qenë e pamundur ta mendoje fleksibilitetin për shkak të një numri të madh punonjësish të angazhuar në shërbime të drejtpërdrejta për qytetarët”.

“Sot nuk e kemi këtë problem, pasi masivisht shërbimet jepen online, nuk kemi më sportele përveç atyre që janë të pamundur të mbyllen kur të marrësh pasaportën duhet të vësh shenjat e gishtërinjve apo kur do martohesh, nuk është bërë akoma një skemë martese online, do vijë me siguri. Por 95 % e proceseve sot janë online”, nënvizoi Rama duke shtuar se sot nuk ka më adresa fizike që të rrish në radhë e të presësh.

“Kjo bën që përmbajtja e punës pas dyerve te mbyllura tanimë të sporteleve mund te jetë një përmbajtje që mund të administrohet me fleksibilitet”, shtoi ai.

“Duke menduar nënat e reja që kanë fëmijë të vegjël që duhet t’i shoqërojnë, t’i çojnë në shkollë është e panevojshme që të jetë kjo ngarkesë ose ato që kanë nevojë të shkëputen të shkojnë në shtëpi për t’u kujdesur për fëmijët, prindërit”, tha Rama.

Kryeministri Rama u shpreh se “nga ana tjetër kjo do kërkojë një fazë kolaudimi në mënyrë sesi të programohet, ka kohë, ka fasha të caktuara kur duhen bërë takime të përbashkëta apo ndërveprim i brendshëm”.

Kryeministri theksoi se mirëqënia shpirtërore, psikologjike e punonjësve sidomos në administratën publike është e dorës së parë.

(Marrë nga ATSH)

Shqiptare Hasani uron Marco Rubio për detyrën e Sekretarit të Shtetit: Mirëpresim të forcojmë më tej lidhjet e forta

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani uroi sot Marco Rubio-n për emërimin Sekretar i Shtetit të Shteteve…

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Shqiptare Hasani uron Marco Rubio për detyrën e Sekretarit të Shtetit: Mirëpresim të forcojmë më tej lidhjet e forta

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani uroi sot Marco Rubio-n për emërimin Sekretar i Shtetit të Shteteve…