Marrëveshje bashkëpunimi mes Kuvendit dhe Fakultetit të Ekonomisë

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla dhe dekani Dhori Kule, nënshkruan Marrëveshjen e Bashkëpunimit mes Kuvendit dhe Fakultetit të Ekonomisë.


Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla u takua sot me pedagogë e studentë të Fakultetit të Ekonomisë të Universitetit të Tiranës.

Në takim ishin të pranishëm edhe kryetari i Komisionit të Ekonomisë, Eduard Shalsi, zëvendëskryetarja e këtij Komisioni, Blerina Gjylameti dhe sekretarja Enslemvera Zake.

Në vijim të këtij takimi, Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla dhe dekani Dhori Kule, nënshkruan Marrëveshjen e Bashkëpunimit mes Kuvendit dhe Fakultetit të Ekonomisë.

Në fjalën e saj në këtë takim, Kryetarja Nikolla nënvizoi se, “Marrëveshja e Bashkëpunimit mes Kuvendit dhe Fakultetit të Ekonomisë, në vijim të Marrëveshjes që kemi nëshkruar para disa vitesh me Universitetin e Tiranës, është në interes të dyanshëm. Kuvendi do të tërheqë mendimin e kualifikuar shkencor ekonomik në ligjbërje e kontroll parlamentar, ndërsa Fakulteti do të ketë më shumë akses në programet për fuqizimin e ekonomisë e mirëqenies.

Nikolla gjithashtu, vlerësoi rolin dhe kontributin e Fakultetit të Ekonomisë në përgatitjen e ekonomistëve dhe zhvillimin e mendimit shkencor ekonomik.

“Vendi dhe qeverisja kanë nevojë për mendimin ekonomik, sidomos në ndihmë të rritjes së produktivitetit të ekonomisë, sidomos nxitjen e zhvillimit të sektorëve të prodhimit “made in Albania”, tha Nikolla.

Kryetari i Komisionit të Ekonomisë, Eduard Shalsi, nënvizoi se, rritja e eficiencës së punës së Kuvendit dhe përmirësimi i cilësisë së ligjeve kanë nevojë edhe për mendimin e kualifikuar shkencor ekonomik dhe Kuvendi po e tërheq dhe po e shfrytëzon këtë mendim në procesin e ligjbërjes.

(Marrë nga ATSH)

Gonxhja: Nisin kërkimet arkeologjike me ekipin shqiptaro-zviceran në Lin të Pogradecit

Mbetjet e drurit të shtëpive të zbuluara në ujë datojnë rreth viteve 6000 deri në 5800 para Krishtit.

Global 360

CNN zbulon prapaskenën e tërheqjes së Biden

Vendimi përfundimtar i Presidentit Joe Biden për t’u larguar nga gara u mor në 48 orët e fundit

Diplovista

Rakipi: Bisedimet Kosovë-Serbi të përqendrohen tek njohja, jo më në çështje teknike

Kryetari i Institutit për Studime Ndërkombëtare Albert Rakipi thotë se ka ardhur koha për një qasje tjetër në dialogun mes…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Lamtumirë mjeshtër!

Tani më shumë se kurrë ka zënë vendin e tij në panteonin e letrave botërore.

Profil

Një emër i njohur i elitës intelektuale dhe politike të çerekshekullit të fundit

75-vjetori I lindjes -- Rrugëtimi i Z. Koçi Tahiri nga galeritë e Bulqizës në sallën e legjislativit shqiptar (2017-2021)

Masmedia

Gonxhja: Nisin kërkimet arkeologjike me ekipin shqiptaro-zviceran në Lin të Pogradecit

Mbetjet e drurit të shtëpive të zbuluara në ujë datojnë rreth viteve 6000 deri në 5800 para Krishtit.