Mete: Plan për rritjen e kreditimit, mbështetje për nevojat e ekonomisë

Ministri i Financave, Ervin Mete, deklaroi se Shqipëria ndodhet në një pozicion të favorshëm për të rritur ambicien e zgjerimit të aksesit në financë


Ministri i Financave, Ervin Mete, deklaroi sot se Shqipëria ndodhet në një pozicion të favorshëm për të rritur ambicien e zgjerimit të aksesit në financë dhe për të forcuar rolin e sektorit bankar në zhvillimin e sektorit privat në vend.

Gjatë fjalës së mbajtur në 25-vjetorin e Shoqatës Shqiptare të Bankave, Mete u shpreh se kërkohet tanimë një angazhim më i madh i sektorit bankar për sa i përket kreditimit dhe mbështetjes së ekonomisë, ndërsa tha se për këtë Ministria e Financave po diskuton për një plan të përbashkët me Bankën e Shqipërisë.

“Janë 4 drejtime të cilat kërkojnë avancimin e përpjekjeve tona të përbashkëta dhe një përfshirje më të gjerë të sektorit bankar. Së pari, ky sektor duhet të jetë edhe më aktiv sa i përket kreditimit dhe mbështetjes së mëtejshme të zhvillimit të ekonomisë. Së dyti, i duhet kushtuar vëmendje e posaçme alokimit sa më eficient të fondeve drejt sektorëve më produktivë të ekonomisë. Së treti, paralelisht me rritjen e kreditimit dhe përmirësimin e alokimit të fondeve, duhet bërë më shumë, në drejtim të rritjes së përfshirjes financiare të popullsisë. Dhe së fundi, por jo më pak i rëndësishëm, inovacioni, digjitalizimi dhe modernizimi i mëtejshëm i shërbimeve, kur jetojmë në Botën e Fintech dhe inteligjencës artificiale, duhet të mbetet një prioritet i sektorit bankar,” u shpreh ministri i Financave, Ervin Mete.

Ministri theksoi se sistemi bankar në Shqipëri ka bërë progres të konsiderueshëm gjatë viteve të fundit. Shprehje e këtij konsolidimi ka qenë edhe përballimi i suksesshëm i goditjeve të njëpasnjëshme të viteve të fundit, me tërmetin, pandeminë dhe së fundmi efektet e zhvillimeve gjeopolitike dhe situatat inflacioniste.

Ministri Mete tha gjithashtu se Plani i Rritjes, i miratuar nga Këshilli Europian dhe që pritet tashmë të nisë zbatimin përmes një plani ambicioz reformash, do të shërbejë si një shtysë për përshpejtimin e procesit të integrimit, duke sjellë për vendet e rajonit disa nga përfitimet e anëtarësimit përpara hyrjes në BE, siç është edhe rasti i anëtarësimit të mundshëm të Shqipërisë në Zonën Unike të Pagesave në Euro, me përfitime të konsiderueshme dhe ulje të kostove të transaksioneve bankare.

(Marrë nga ATSH)

Lexo më shumë nga

Miratohet reforma zgjedhore, voton diaspora

Kuvendi i Shqipërisë miratoi mbrëmjen e sotme me 106 vota pro draftin e i dakordësuar PS-PD për ndryshimet në Kodin…

Global 360

CNN zbulon prapaskenën e tërheqjes së Biden

Vendimi përfundimtar i Presidentit Joe Biden për t’u larguar nga gara u mor në 48 orët e fundit

Diplovista

Rakipi: Bisedimet Kosovë-Serbi të përqendrohen tek njohja, jo më në çështje teknike

Kryetari i Institutit për Studime Ndërkombëtare Albert Rakipi thotë se ka ardhur koha për një qasje tjetër në dialogun mes…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Lamtumirë mjeshtër!

Tani më shumë se kurrë ka zënë vendin e tij në panteonin e letrave botërore.

Profil

Një emër i njohur i elitës intelektuale dhe politike të çerekshekullit të fundit

75-vjetori I lindjes -- Rrugëtimi i Z. Koçi Tahiri nga galeritë e Bulqizës në sallën e legjislativit shqiptar (2017-2021)

Masmedia

Miratohet reforma zgjedhore, voton diaspora

Kuvendi i Shqipërisë miratoi mbrëmjen e sotme me 106 vota pro draftin e i dakordësuar PS-PD për ndryshimet në Kodin…