Vengu: Dyfishim i buxhetit të mbrojtjes, do të prodhojmë dronë luftarakë e mjete të blinduara

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu ka deklaruar në një intervistë televizive se, Shqipëria, me shtimin e buxhetit për Mbrojtjen, si pjesë e një marrëveshjeje të dakordësuar me Aleancën e NATO-s, do të shkojë drejt prodhimit të dronëve luftarakë.


Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu ka deklaruar në një intervistë televizive se, Shqipëria, me shtimin e buxhetit për Mbrojtjen, si pjesë e një marrëveshjeje të dakordësuar me Aleancën e NATO-s, do të shkojë drejt prodhimit të dronëve luftarakë.

Ai tha se vendi ynë është në negociata me vende si Izraeli, Turqia dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.

Vengu nënvizoi se janë hapur nëntë negociata ku vetëm dy prej tyre janë përfunduar.

“Ne duam që të sigurojmë që shpenzimet në blerje armatimi t’i shpenzojmë që ai të prodhohet në vendin tonë dhe këto të kthen në investim për vlerë të shtuar në vendin tonë. Do prodhojmë mjete të blinduara, për rijetëzimin e industrisë ushtarake, kemi nëntë negociata në proces, dy janë përfunduar me sukses sa i përket mjeteve ushtarake. Dhe kemi një negociatë të përmbyllur për uniformat. Kemi negociata në proces për municionet të kalibrit të vogël dhe të mesëm. Po ashtu jemi në negociata me prodhimin e dronëve luftarakë në Shqipëri. Kemi negociata me vende si Izraeli, Turqia dhe nga Emiratet e Bashkuara Arabe”, tha ai.

Ministri tha se do të ketë një dyfishim të buxhetit të mbrojtjes.

Teksa komentoi edhe samitin e NATO-s në Hagë, ai tha se presidenti i SHBA, Donald Trump rikonfirmoi nenin 5 të NATO-s, i cili thotë se kur një vend i NATO-s sulmohet, atëherë futen në luftë edhe vendet e tjera.

“Trump rikonfirmoi në samit Nenin 5 dhe gatishmërinë e lidershipit amerikan sa i përket angazhimeve që burojnë nga ky nen. Është evidente në të gjithë deklaratën e samitit dhe kemi edhe një nen tjetër neni 3 që është detyrimi i aleatëve që të krijojnë kapacitete vetëmbrojtëse, ky ka qenë argumenti i palës amerikane për rritjen e buxhetit të mbrojtjes dhe sigurisë me 5%. Pati një vendimmarrje unanime nga të gjitha aleatët. Ne kemi sot 2,01 të GDP të dedikuar për mbrojtjen dhe ajo që kërkohet nga deklarata e samitit është rënë dakord që në 10 vite të rritet në 3,5% të PPB. 3,5 në 10 vite është rritje e buxhetit 0,15% vit më vit pra po shkojmë drejt një dyfishimi i buxhetit aktual dedikuar për mbrojtjen”, tha ai.

Teksa u ndal te situata e zjarreve në vend, ministri Vengu u shpreh se, në shumicën e rasteve kanë arritur që të shuajnë zjarret dhe se ato janë të qëllimshme.

Ai tha se do të ketë edhe avion që do të vihen në dispozicion të emergjencave civile, për të bërë të mundur përballimin e situatës nga zjarret në vend.

“Vitet e fundit kemi pasur një rritje të buxheti për kapacitet operacionale, kemi katër helikopterë që bëjnë ndërhyrje nga ajri, brigadat e emergjencave civile që janë në dispozicion dhe forcat e armatosura. Ne po investojmë që bashkitë të fuqizohen me mjete dhe me pajisje. Në dy javët e fundit kemi 50 zjarre në ditë, ku shumica dërrmuese janë të qëllimshme. Ne mesatarisht rezulton që shumica shuhen dhe ku ka kërcënim të banesave, ndërhyjmë. Deri tani kemi arritur t’i mbijetojmë me kujdes, patjetër që ka të bëjë dhe ndërgjegjësimi i qytetarëve. Jemi duke bërë një blerje për luftimin e zjarreve. Do kemi një avion ku do të përdoren për emergjencat civile apo situatave të kësaj natyre”, u shpreh ministri Vengu.

Vengu foli edhe lidhur me investimin në Portin e Durrësit.

“Investimi për Portin e Durrësit fillon këtë vit. Janë duke u finalizuar procedurat dhe është investim që i shërben edhe qëndrueshmërisë ushtarake”, tha ai.

Ministri tha se kanë nisur tashmë edhe përgatitjet për samitin e NATO-s që do të mbahet në Shqipëri në vitin 2027.

Vengu theksoi se, ende nuk është përcaktuar qyteti se ku do të zhvillohet samiti.

“Përgatitjet kanë nisur prej kohësh, ekipi shqiptar ka qenë i përfshirë edhe në organizimin e samitit në Hagë dhe ky vendim reflekton edhe një besim sa i përket rolit që ka Shqipëria në rajon dhe është një grup i ndërtuar nga shumë institucione dhe është një përfshirje gjithështetërore dhe jemi duke vlerësuar vendin dhe infrastrukturën e nevojshme dhe masat që duhet që të merren. Nuk është përcaktuar vendi ende. Por tradita është që bëhen në kryeqytete”, tha ai.

Burimi ATSH

Kushi: Integrimi evropian duhet të ndihet në jetën e çdo qytetari

Integrimi evropian i Shqipërisë nuk është vetëm një proces institucional, por një rrugëtim që duhet të përkthehet në përmirësime konkrete…

Global 360

Kurti pret Hamzën, diskutojnë rrugët për ndryshimin e aktgjykimit të Speciales

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur sot në takim kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza për një…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kazakistani votoi për Kurultain: një arkitekturë e re politike merr mandatin e saj të parë

Zgjedhjet e 23 gushtit për Kurultain përbëjnë një moment themelor në institucionalizimin e rendit të ri kushtetues të Kazakistanit.

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Kushi: Integrimi evropian duhet të ndihet në jetën e çdo qytetari

Integrimi evropian i Shqipërisë nuk është vetëm një proces institucional, por një rrugëtim që duhet të përkthehet në përmirësime konkrete…