Kos: Me Shqipërinë hapim të gjithë grup-kapitujt këtë vit

Komisionerja për Zgjerimin, Marta Kos: Ekziston një konsensus i qartë për zgjerimin


Në Shkup të Maqedonisë së Veriut po zhvillohet sot samiti mes liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe përfaqësuesve të lartë të Bashkimit Evropian, në kuadër të Samitit të dedikuar Planit të Rritjes së Bashkimit Evropian për këtë rajon.

Komisionerja për Zgjerimin, Marta Kos se tha se ekziston një konsensus i qartë për zgjerimin, gjë që nuk ka qenë e njëjtë në të kaluarën, por “dritarja e mundësisë nuk do të jetë e hapur përgjithmonë”.

Kos përgëzoi Shqipërinë për hapjen e grupkapitujve dhe theksoi se nëse punohet me këtë ritëm do të mund t’i hapim të gjithë grupkapitujt këtë vit.

“Për herë të parë në historinë e Evropës, nëse e bëjmë siç duhet procesin e zgjerimit mund të arrijmë bashkimin e Evropës tonë dhe një Evropë nuk mund të jetë e bashkuar pa Ballkanin Perëndimor. Dua të jem shumë e qartë: Sot ekziston një konsensus i qartë në favor të zgjerimit- kjo nuk ka qenë kështu në të kaluarën, por dritarja e kësaj mundësie nuk mund të jetë aty përgjithmonë. Jemi dëshmitarë të një progresi të dukshëm.

“Shqipëria, i dashur kryeministër Edi Rama, ka hapur tre grup-kapitujt gjatë gjashtë muajve të fundit. Faleminderit për kontributin tuaj në suksesin e procesit të zgjerimit. Nëse vazhdojmë me të njëjtin përkushtim, do të mund t’i hapim të gjithë grup-kapitujt këtë vit. Dhe mezi pres që të festojmë së bashku hapjen e grup-kapitullit të fundit në vjeshtë”, tha Kos.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Rama udhëton drejt SHBA-së, do të marrë pjesë në Asamblenë e OKB-së

Kryeministri Edi Rama pritet të udhëtojë drejt SHBA më 20 shtator.

Global 360

Kosova me Qeveri të re, Kurti zgjidhet kryeministër për herë të katërt

Kuvendi i Kosovës e ka votuar Qeverinë e re të udhëhequr nga Albin Kurti i Lëvizjes Vetëvendosje

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kazakistani votoi për Kurultain: një arkitekturë e re politike merr mandatin e saj të parë

Zgjedhjet e 23 gushtit për Kurultain përbëjnë një moment themelor në institucionalizimin e rendit të ri kushtetues të Kazakistanit.

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama udhëton drejt SHBA-së, do të marrë pjesë në Asamblenë e OKB-së

Kryeministri Edi Rama pritet të udhëtojë drejt SHBA më 20 shtator.