Ambasadorja zvicerane vizitë në AIDSSH: Brezat e ardhshëm të kenë qasje në informacion

Kreu i Zyrës së Komisionit Europian në Tiranë, Giulia Re dhe ambasadorja zvicerane, Ruth Huber, zhvilluan sot një takim në ambientet e Autoritetit të Dosjeve


Kreu i Zyrës së Komisionit Europian në Tiranë, Giulia Re dhe ambasadorja zvicerane, Ruth Huber, zhvilluan sot një takim në ambientet e Autoritetit të Dosjeve ku u njohën nga afër me proceset e punës si dhe projektet që po zhvillon institucioni.

Vizita nisi në 3 sallat me dokumente të arkivit të AIDSSH ku u njohën me mënyrën e ruajtjes së dokumenteve, tipologjinë e dosjeve, të individëve, grupeve dhe Objekteve të Rëndësisë së Veçantë, etj.

Të pranishmit u njohën edhe me punën e bërë në arkivën digjitale, procesit që po merr jetë me ndërtimin të fototekës dhe mediatekës, si dhe vizituan bibliotekën “Musine Kokalari”.

Kryetarja e Autoritetit, dr. Gentiana Sula tha në fjalën e saj se: “Nuk ka histori dhe ngjarje të patrajtueshme ndaj e shoh më shumë interes që të dalim mbi historinë individuale dhe krijojmë një platformë që jetë e hapur, të ketë vend për mësues që bëjnë projekte të bukura, edhe për nxënës që bëjnë projekte të bukura, për studentët e fakulteteve, që do të jenë nesër mësuesit e ardhshëm”.

Ndërsa ambasadorja zvicerane, Ruth Huber tha në fjalën e saj se ishte tepër e rëndësishme që të njihej me këto dosje dhe historitë e tyre si dhe me mënyrën si i jepet informacioni familjeve të tyre, por edhe punën që po bëhet, platformën, si dhe bërjen e disponueshme të këtyre informacioneve për më tej, për kërkuesit, studentët, duke vendosur, krijuar një kurrikulë mbi historinë, që më pas brezat e rinj, brezat e ardhshëm të mund të kenë qasje në këtë informacion.

Për kreun e Zyrës së Komisionit Europian në Tiranë, Giulia Re, me rëndësi është që gjeneratat e reja të njohin historinë e të shkuarës në mënyrë që të kuptojnë të tashmen dhe të bëjnë të mundur që e kaluara të mos përsëritet.

Autoriteti është tashmë një institucion ku zhvillohen aktivitete që kanë në qendër zbërthimin e dokumenteve dhe diskutimin mbi fatit të viktimave të së shkuarës. Platforma me burime të hapura arsimore 1944-1991 –“Mësojmë nga e kaluara” si dhe Klubi i librit me të njëjtën tematikë, synojnë informimin e mësuesve të arsimit parauniversitar me ngjarje të shkuarës 1944-1991 më qëllim përcjelljen e tyre në brezat e rinj.

Miratohet reforma zgjedhore, voton diaspora

Kuvendi i Shqipërisë miratoi mbrëmjen e sotme me 106 vota pro draftin e i dakordësuar PS-PD për ndryshimet në Kodin…

Global 360

CNN zbulon prapaskenën e tërheqjes së Biden

Vendimi përfundimtar i Presidentit Joe Biden për t’u larguar nga gara u mor në 48 orët e fundit

Diplovista

Rakipi: Bisedimet Kosovë-Serbi të përqendrohen tek njohja, jo më në çështje teknike

Kryetari i Institutit për Studime Ndërkombëtare Albert Rakipi thotë se ka ardhur koha për një qasje tjetër në dialogun mes…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Lamtumirë mjeshtër!

Tani më shumë se kurrë ka zënë vendin e tij në panteonin e letrave botërore.

Profil

Një emër i njohur i elitës intelektuale dhe politike të çerekshekullit të fundit

75-vjetori I lindjes -- Rrugëtimi i Z. Koçi Tahiri nga galeritë e Bulqizës në sallën e legjislativit shqiptar (2017-2021)

Masmedia

Miratohet reforma zgjedhore, voton diaspora

Kuvendi i Shqipërisë miratoi mbrëmjen e sotme me 106 vota pro draftin e i dakordësuar PS-PD për ndryshimet në Kodin…