ITB Berlin News: Bukuritë rurale të Shqipërisë

Kumbaro: Shqipëria ofron potenciale të mëdha për turistët që kërkojnë aventura natyrore


ITB Berlin News, media zyrtare e Panairit të Berlinit i ka kushtuar një artikull ofertës së turizmit rural në Shqipëri, si një destinacion i pasur me potenciale të mëdha për vizitorët në kërkim të aventurave natyrore.

Gjatë këtij panairi, u organizua paneli me temë “Quo Vadis, rural destinations?” me pjesëmarrjen e ministres së Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro, e cila prezantoi modelin e Shqipërisë në zhvillimin e turizmit të qëndrueshëm në zonat e mbrojtura dhe diversitetin e ofertës turistike shqiptare nën sloganin e prezantuar nga Agjencia Kombëtare e Turizmit, “Albania All Senses”.


Artikulli i plotë

Bukuritë rurale të Shqipërisë; Një vend ku natyra ka shumë për të ofruar

Përtej bregdetit magjepsës dhe pasurisë së thesareve historike e arkeologjike, Shqipëria ka një numër të madh zonash të mbrojtura natyrore që e bëjnë atë një destinacion ideal të turizmit rural.

Në fjalën e saj në panelin e ITB Berlin me temë “Quo Vadis, rural destinations?” ministrja e Turizmit dhe Mjedisit të Shqipërisë Mirela Kumbaro tërhoqi vëmendjen me faktin se një e treta e territorit të Shqipërisë përbëhet nga male, lumenj dhe pyje. Shqipëria priti 10.1 milionë vizitorë vitin e kaluar dhe i nisi dy muajt e parë të 2024-ës me 55% më shumë turistë të huaj se e njëjta periudhë e vitit 2023.

Megjithatë, kur Kumbaro i pyeti pjesëmarrësit në panelin e diskutimit nëse e kishin vizituar Shqipërinë, pak duar u ngritën lart. “Kjo do të thotë se Shqipëria është një destinacion për t’u zbuluar”, konfirmoi ajo. Duke nënvizuar qasjen e veçantë të Shqipërisë si një destinacion i turizmit rural, zonja Kumbaro përmendi jo vetëm territorin e pasur me hapësira natyrore dhe zona të mbrojtura, por theksoi gjithashtu shembuj të tillë si lumi Vjosa, lumi i fundit i egër në Europë që u shpall Park Kombëtar.

Me një përqindje të konsiderueshme të Zonave të Mbrojtura në territorin e saj, Shqipëria ofron potenciale të mëdha për turistët që kërkojnë aventura natyrore si hiking dhe rafting në lumë. Por siç vuri në dukje zonja Kumbaro, turizmi urban dhe ai rural nuk po konkurrojnë me njëri-tjetrin.

“Ne nuk po e ndajmë turizmin shqiptar në qytete dhe zona rurale. Ata duhet të bashkëjetojnë”, tha ajo.

Kombinimi i llojeve të ndryshme të atraksioneve dhe lëvizja midis qyteteve, bregdetit dhe zonave natyrore nuk është e vështirë në një vend ku asgjë nuk është shumë larg.

“Nuk keni nevojë të udhëtoni me orë e ora nga njëri destinacion në tjetrin”, pohoi ministrja.

“Ju mund të arrini nga maja e një mali të mbuluar me borë në një nga plazhet më të bukura të Shqipërisë vetëm për gjysmë ore”.

Duke theksuar se sa e rëndësishme është mbrojtja e zonave natyrore për Shqipërinë dhe se si mund të zhvillohet atje turizëm, ministrja Kumbaro vuri në dukje faktin se ministria e saj mbulon të dy fushat, mjedisin dhe turizmin.

“Është si një instrument për kontrollin dhe vendosjen e eikulibrave”, pohoi ajo, për t’u siguruar që zhvillimi të jetë i qëndrueshëm. Vendosja e ekuilibrit të duhur mes një prej sektorëve më të rëndësishëm të ekonomisë shqiptare dhe mjedisit është “një kusht absolut për një vend të vogël si Shqipëria”, u shpreh ajo, duke vënë në dukje se së bashku me energjinë 100% të rinovueshme, vendi është një shembull i praktikave të qëndrueshme.

Për të zhvilluar ofertën e saj të turizmit rural, Shqipëria është orientuar nga Italia, tha Kumbaro, “jo për të kopjuar ndonjë prej modeleve të saj, por për t’u frymëzuar prej praktikave më të mira”.

Duke përmbledhur diversitetin që ky vend ofron, zonja Kumbaro krahasoi ofertat e larmishme turistike të Shqipërisë, përfshirë këtu mundësitë e mëdha të turizmit rural duke e krahasuar me një tryezë plot me pjata të shijshme ku është e vështirë të zgjedhësh. “Gjithçka për të cilën keni nevojë, e gjeni këtu në Shqipëri”, u shpreh ajo.

Agjencia Kombëtare e Turizmit të Shqipërisë prezantoi sloganin e saj “Albania All Senses”, shpjegoi Zonja Kumbaro, pasi ndoqi me kujdes komentet në mediat sociale nga vizitorët e Shqipërisë vitin e shkuar.

“Të gjithë po flasin për një eksperiencë të re dhe ndjesitë”, tha ajo, dhe kështu një destinacion i tillë zgjodhi një slogan që i fton vizitorët ta përjetojnë vendin me të gjithë shqisat e tyre.

Kumbaro identifikoi në mënyrë të veçantë sensin e të shijuarit duke përmendur pijen kombëtare, rakinë, çajin shqiptar të malit dhe mungesën e plotë në Shqipëri të asaj që ajo e quajti “ushqim për turistët”: “Ne kemi vetëm ushqim të vërtetë vendas shqiptar”.

Shqipëria nënshkroi marrëveshjen për të qenë Vendi Zyrtar i Nderit për ITB Berlin në vitin 2025

Duke u përgatitur për edicionin e vitit të ardhshëm, Shqipëria nënshkroi një marrëveshje me ITB Berlin për të qenë Vendi Zyrtar i Nderit për ITB Berlin 2025 më 6 mars.

Marrëveshja u nënshkrua mes Ministres së Turizmit dhe Mjedisit të Shqipërisë, Mirela Kumbaro dhe Drejtorit të Përgjithshëm të Messe Berlin, Dr Mario Tobias.

Buxheti 2025, Veliaj: Nisim ndërtimin e pesë shkollave të reja

Numri i shkollave të reja të ndërtuara në 10 vitet e fundit do të jetë mbi 50.

Global 360

”Politico”: Meloni personi më i fuqishëm në Evropë në 2025

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka fituar titullin e personit më të fuqishëm në Evropë të dhënë nga gazeta ”Politico” në…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Buxheti 2025, Veliaj: Nisim ndërtimin e pesë shkollave të reja

Numri i shkollave të reja të ndërtuara në 10 vitet e fundit do të jetë mbi 50.