Tirana qendër festimesh për Ditën e Verës, Veliaj zbulon aktivitetet që do të mbahen sot në kryeqytet

Bashkia e Tiranës ka organizuar një pafundësi aktivitetesh në disa vende të ndryshme në kryeqytet


Tirana është kthyer në një qendër festimesh për Ditën e Verës. Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka zbuluar disa nga aktivitetet që do të mbahen sot në kryeqytet, gjatë një interviste televizive në “Aldo Morning Show”.

Veliaj u shpreh se Bashkia e Tiranës ka organizuar një pafundësi aktivitetesh në disa vende të ndryshme në kryeqytet. Ai përmendi Pazarin e Ri, që sot do të mirëpresë karnavalet. Ndërkohë që në orët e vona të mbrëmjes në këtë zonë të Tiranës do të mbahet edhe një koncert me emra të mirënjohur të muzikës shqiptare.

“Sot ka një pafundësi aktivitetesh dhe në një pafundësi vendosh. Në sheshin “Skënderbej” kanë filluar të mbërrijnë makinat e para të një super lëvizje që quhet Retro dhe koleksionon makinat e vjetra. Kemi disa qendra aktivitetesh. Pazari i Ri do të jetë një qendër e madhe. Karnavalet do të zhvillohen te Pazari i Ri. Kemi nga Shkodra, nga Korça, kemi shumë grupe karnavalesh që janë në Tiranë. Pastaj do të kemi koncerte në Pazarin e Ri deri në darkë. Aksi kryesor do të jetë sheshi “Skënderbej”, “Dëshmorët e Kombit” dhe “Nënë Tereza”, le të themi këto tre hapësira të mëdha. Do të ketë disa xhepa ku do të ketë aktivitete. Te piramida, te parku “Rinia”, te “Reja”. Ka shumë grupe muzikore, ka shumë grupe folk”, deklaroi Veliaj.

Kryebashkiaku theksoi se kjo duhet të jetë një ditë dedikuar fëmijëve. “Kjo duhet të jetë një ditë e dedikuar fëmijëve. Ndoshta dhe shumë prej punëve që ne bëjmë. Nëse nuk i bëjmë këto beteja për fëmijët, atëherë historia nuk do të na falë. Mund të jemi popullor për momentin por duhet të marrim vendime të vështira ndonjëherë, jo popullore për momentin, që në afatgjatë të themi që bëmë diçka për fëmijët dhe e lamë këtë qytet shumë më të mirë”, u shpreh ai.

“Bolonja”… Universiteti i parë në botë!

Universiteti i Bolonës është themeluar në vitin 1088, ai i Parisit, në 1160.

Global 360

Kurti pas takimit me Spiropalin: Diskutuam mbi bashkëpunimin e gjerë dhe të fuqishëm

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është takuar me kryeparlamentaren e Shqipërisë Elisa Spiropali

Diplovista

Rakipi: Bisedimet Kosovë-Serbi të përqendrohen tek njohja, jo më në çështje teknike

Kryetari i Institutit për Studime Ndërkombëtare Albert Rakipi thotë se ka ardhur koha për një qasje tjetër në dialogun mes…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

“Bolonja”… Universiteti i parë në botë!

Universiteti i Bolonës është themeluar në vitin 1088, ai i Parisit, në 1160.